‘Zoti Rama, bëhu njeri’

‘Zoti Rama, bëhu njeri’

Nga Bujar Kapexhiu - 10/08/2022

Atë mot isha regjisor në Estradën e Shtetit. Në zyrë hyn miku im, Shtjefën Palushi, karikaturisti i njohur Tefa, i shoqëruar nga në person trupmadh që u prezantua me emrin Mërgim Mujo.

-Unë,-tha trupmadhi midis të tjerash,-kam ardhur me mikun tuaj Tefë, se dua të dal në një shfaqje të estradës si imitator.

Unë imitoj vegla muzikore, klarinetë, gajde, dajre, daulle, por më bukur imitoj kafshët. Bëj si gjel, si pulë në çastin kur bën vezë, si mace, qen, kalë, gomar kur ngjitet në të përpjetë ngarkuar dhe pjerdh nga sikleti. Bëj si ujk, bëj si...

Këtu e ndërpreu Tefa.

-Ky din me ba si tan kafshët, vetëm si njeri nuk din me ba.

Qeshëm të tre.

Sot që e kujtova këtë takim, në mendjen time u asociua një ide aktuale me kryeministrin tim.

Dhe Rama di të bëjë si student, si piktor, si pedagog, si basketbollist, si prind.

Di të bëjë si kryeministër, por nuk di të bëhet njeri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari10/08/2022 12:59

I nderuar Kapexhiu!!
Je një artist i shkëlqyer dhe një karikaturist brilant! Por, të lutem mos u tall me njerëzit!!
Edvin Rama di të bëjë si student? Si piktor? Si pedagog? Si basketbollist? Si prind? Si bashkëshort?? Je në vete? Çfarë po na thua, i nderuar Bujar??!!! Po ai mjafton që të sillej si prind dhe i kishte përmbushur që të gjitha kriteret. A e lë një prind fëmijën pa bukë, në errësirë, pa veshur, pa punë, pa arsim, pa gjithçka??? A e vjedh një prind fëmijën e vet?? A e përdhunon, a e varfëron, e degdis dhe e dëbon një prind fëmijën e vet??!!!! Mos e quaj pastaj këtë shtazë rrugaçërore dhe gojëhale një mësues apo pedagog!!! Sepse nuk u bën aspak nder mësuesve dhe pedagogëve tanë të nderuar dhe të respektuar!!! Joooo! KURRË!!
Po i kërkon një krijese shtazarake, mizore, imorale, gjakatare dhe antinjerëzore, që di vetëm të bëjë si shtazë e tërbuar, të sillet si shtazë pa shpirt dhe pa ndjenja, që të bëhet njeri dhe të sillet me njerëzit si njeri????!!!!!
Ky trupmadhi shtazarak që na ra për zi ta kemi kryeministër për 12 vite të ikura dëm, nuk krahasohet kurrë me atë trupmadhin që na tregove, i cili ishte njeri që vetëm imitonte kafshët por nuk ishte kafshë!

Shto koment

Denonco