Përse non-grata angleze ndryshon gjithçka, ose gabimi fatal i Edi Ramës

Përse non-grata angleze ndryshon gjithçka, ose gabimi fatal i Edi Ramës

Nga Akil Kraja - 09/08/2022

Shpallja non-grata e Sali Berishës nga Mbretëria e Bashkuar tanimë përben një lajm që tejkalon kontekstin shqiptar. Ndërkohë që qëllimi i Edi Ramës dhe i rrjetit Soros ishte goditja e individit në një kontekst lufte politike lokale, nga ky moment e tutje pasojat e ardhshme janë te dimensionit evropian. Tanimë kemi të bëjmë me një çështje të të drejtës ndërkombëtare. Dhe është pikërisht ky moment, një auto-gol në fakt, që do të përcaktojë fundin e Edi Ramës. As ShBA-të e as Mbretëria e Bashkuar nuk do të pranojnë të rrezikojnë reputacionin e tyre ndërkombëtar, diplomatik e demokratik për hir të tij.

Te shpjegohemi. Fillimisht ne sensin ligjor, e më pas në atë politik.

Themeli i çdo sistemi gjyqësor kombëtar nënkupton që ligji zbatohet vetëm në atë territor mbi të cilin ka juridiksion. Nëse për shembull në Angli t’i japësh makinës në krahun e djathte dënohesh me gjobë, ne Shqipëri kjo është tërësisht e ligjshme. Thënë kjo, e drejta penale ndërkombëtare parashikon se mund te ketë raste që një ligj i huaj të mund të zbatohet dhe mbi rezidentë të një shteti tjetër. Mund të ndodhë që dhe pse banon në Shqipëri, të dënohesh përse i ke dhëne makinës ne krahun e gabuar sipas ligjit Anglez. Por parimisht, që kjo të realizohet, kërkohet një miratim nga shteti amë.

Si shembull, Parlamenti i Kosovës u detyrua të votonte një ligj special për ti dhëne fuqi ligjore një Gjykate Penale në Hagë (Hollandë) për të gjykuar shtetas të Republikës së Kosovës për krime të kryera po në Kosovë. Pa këtë të drejtë, Hashim Thaçi nuk do të gjykohej në Hagë por në Prishtine.

E drejta penale ndërkombëtare ka lindur kryesisht si pasojë e bindjes se shtetet me demokraci të brishtë e sisteme gjyqësore të dobëta, nuk janë dot ne gjendje të ofrojnë drejtësi cilësore, në veçanti për krime kundra njerëzimit dhe të drejtave të njeriut. Nën kërcënimin e ndërprerjes së ndihmave humanitare, këto shtete janë detyruar të dorëzojnë një gradë sovraniteti ligjor duke pranuar që shtetasit e tyre të gjykohen jashtë territorit të tyre. Se fundmi, dhe pse ngadalë, kjo e drejtë po zgjerohet dhe me çështje qe prekin korrupsionin e abuzimin me resurset kombëtare.

Strategjia e "non-grata" është pasqyrë e kësaj filozofie pozitiviste e të drejtës ndërkombëtare e cila synon lartësimin e standardeve të llogaridhënies dhe mirë-qeverisjes në çdo vend të globit. Pas këtij instrumenti fillestar dhe simbolik, në një logjikë përshkallëzimi të mjeteve në dispozicion, vinë sanksionet financiare që mund te shkojnë deri në sekuestrime të pronave dhe aseteve të individëve te cilët dhe pse mund te mos kenë shkelur asnjë ligj në vendin pritës, akuzohen se kanë shkelur ligjet në vendin e tyre të origjinës. Shkalla e fundit në serinë e instrumenteve potencialë është gjykimi penal ndërkombëtar i cili mund të çojë deri në burgim çdo shtetas pavarësisht vendbanimit të tij.

Që të kthehemi tek rasti që na intereson, arsyeja thelbësore prapa non-gratës ndaj Berishës në terma praktikë është se ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar nuk besojnë se në Shqipëri sistemi i drejtësisë është efikas, i pavarur dhe i drejtë. Kjo është një goditje ndaj sistemit të drejtësisë në vend, ndaj qeverisjes së Edi Ramës dhe mbi të gjitha, ndaj 200 milion eurove që ka kushtuar deri më tani reforma në drejtësi. Duke dashur të godasin kundërshtarin politik, ata që kanë sponsorizuar aktivizimin e këtij instrumenti në Shqipëri, në fakt kanë prodhuar krejt të kundërtën. Ata kanë faktuar që reforma në drejtësi në vendin tonë është një sukses vetëm në letra. Kjo, pasi dhe ata vetë e kanë kërkuar të drejtën nga jashtë vendit. Por lind pyetja, a mund të themi se drejtësia ndërkombëtare është më e besueshme se ajo kombëtare? Sipas Shteteve te Bashkuara te Amerikës, çështja meriton debat.

Maksimumi i arrirë nga kjo filozofi e të drejtës qëndron tek krijimi i një Gjykate Penale Ndërkombëtare ratifikuar nga Shqipëria dhe nga mbi 120 shtete firmëtare të Konventës së Romës që krijon këtë gjykatë. Pavarësisht numrit relativisht të madh të shteteve ratifikuese, Shtetet e Bashkuara janë kundra firmosje së kësaj konvente. ShBA-të mendojnë se një gjykate e përberë nga gjykatës të huaj nuk mund të gjykojë shtetas amerikanë. Përpos arsyeve qe prekin kushtetutshmërinë dhe teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare, një nga arsyet praktike te refuzimit amerikan është dhe mungesa e besimit se gjykatësit e huaj janë realisht të lirë nga influencat malinje të huaja në gjykimin e shtetasve amerikanë, në veçanti ata politik e ushtarak.

Nga ana tjetër, mos-publikimi i asnjë informacioni mbi arsyet përse Berisha është shpallur non-grata nga ekspertët që e kanë vlerësuar atë, është një fakt që shkon në një linjë me të njëjtin argumentim amerikan. Një shtet nuk mund të japë drejtësi për një shtetas të huaj në të njëjtën mënyrë si për shtetasit e tij. Në SHBA dhe në çdo demokraci perëndimore, prezumimi i pafajësisë, barra e provës, ofrimi i një procesi të pa-anshëm e transparent, mundësia për apelim, janë të drejta dhe kritere të pa-negociushme në atë çfarë quhet akses i garantuar në drejtësi. Seli Berishës, po i mohohen secila prej këtyre të drejtave. Ky nuk mund të cilësohet si një standard për drejtësi.

Me përfshirjen e Anglisë situata ndryshon për dy arsye. Së pari sepse non-grata angleze përfshin në të njëjtën dosje dhe një shtetas anglez i cili nuk është dënuar as në Angli e as në Shqipëri. Këtij të fundit i lind e drejta ligjore e arsyeshme që të angazhojë gjykatat angleze mbi dosjen e tij, dhe nëpërmjet kësaj lëvizjeje, të hedhë dritë dhe mbi non-gratën e Sali Berishës. Së dyti, në ndryshim nga SHBA-të, Anglia është firmëtare e Konventës Evropianë së të Drejtave të Njeriut në të cilën është palë dhe Shqipëria. Kjo nënkupton që tani ka mundësi reale që dhe nëse gjykatat angleze apo shqiptare nuk do ta pranonin një padi personale të Sali Berishës, çështja të përfundojë në Gjykatën e Strasburgut. E kjo gjykatë njihet për rëndësinë që i jep të drejtave themelore të njeriut të cilat në rastin e Sali Berishës janë refuzuar njëra pas tjetrës duke i shkaktuar personit të tij, një cenim të dinjitetit personal.

Duke vlerësuar maksimalisht dëshirën e mirë të strategjisë anti-korrupsion të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve perëndimore të Shqipërisë si Britania e Madhe, rasti Berisha përbën një specifikë që vendos në “stres-test” të gjithë sistemin. Është ndër të rrallat herë që dikush kërkon me ngulm ballafaqim në drejtësi. Vangjush Dako nuk e bëri, e as Tom Dushi. As shumica e politikanëve nga lindja, Afrika apo nga Amerika latine objekt shpalljeje non-grata. Sali Berisha e bëri sepse ai kërkon drejtësi. Dhe sikur Sali Berisha do të ishte fajtor për një shkelje specifike, nëse nuk behet transparenca e kërkuar, nëse nuk ofrohet drejtësia e synuar, i gjithë integriteti i skemës do të dobësohej në mënyrë të pariparueshme duke ulur efektivitetin moral të saj në nivel ndërkombëtar. Drejtësi jepet nga vendimi, por dhe nga procesi sesi arrihet tek ajo, dhe mënyra sesi po trajtohet rasti në fjalë nuk i shërben kauzës së rritjes së llogaridhënies publike e mirë-qeverisjes. Nuk duhet të harrojmë që është pikërisht mbi forcën morale për të luftuar korrupsionin që bazohet epërsia e Shteteve të Bashkuara dhe e perëndimit që mbarë shqiptarët aspirojnë. Ne kërkojmë të njëjtat standarde ekonomike dhe administrative, jetese e ligjore, si ato që bota perëndimore u garanton çdo shtetasi të tyre. Shqiptarët kërkojnë me ngulm të jenë perëndimor dhe euro-atlantik e këtu nuk ka koment.

Kjo është dhe arsyeja përse në rastin në fjalë, sponsorizuesit e non-gratës janë tanimë para dilemës nëse duhet të vazhdojnë të ndjekin qorrasakun që po i fut çdo ditë e më shumë Edi Rama dhe institutet që ka nga pas, apo duhet të publikojnë dosjen në fjalë duke u ballafaquar pse jo dhe në drejtësi, në mënyrë që epërsia morale e kësaj strategjie të mbetet e pakritikueshme. Abuzimi i këtij instrumenti si një armë politike jo-transparente, është një dëmtim ndaj filozofisë së të drejtës penale ndërkombëtare në botë. Mënyra sesi po përdoret aktualisht cënon ndarjen e pushteteve, rendin ligjor, pavarësinë e sistemit të drejtësisë si dhe vetë parimet demokratike në themel të të drejtës ndërkombëtare moderne.

Ka nevojë për një hap pas, ka nevojë për një përjashtim që konfirmon rregullin, në mënyrë që përcaktimet e ardhshme apo dhe të shkuara non-grata, të mos bëhen objekt dyshimesh se ato janë rezultat lobimi e hetimi jo-profesional. Kjo do të dëmtonte rëndë mbarë sistemin duke sjellur më shumë dëme se përfitime. Nga një epërsi morale do të kalohej në teori komploti. Dhe këtu çështja bëhet politike: çfarë rreziku e çfarë dëmi madhor ka shkaktuar Sali Berisha që të meritojë kaq shumë vëmendje? Përse nuk bëhet transparenca e kërkuar në atë pikë që ShBA-të e Mbretëria e Bashkuar janë të gatshme të humbin në popullaritetin e tyre të jashtëzakonshëm në mbarë trojet shqip-folëse? Përse kjo strategji, e cila është e lavdërueshme në vetvete pasi kërkon të rrisë llogaridhënien e pushtetarëve, në fakt duket se po prodhon më shumë autokraci e instabilitet në mbarë Ballkanin duke i ngjarë gjithmonë e më shumë një gjyqi politik? Arsyeja e vetme duket se ajo është manipuluar nga interesa okulte të cilat kanë e nxjerrë nga kuadri i saj i virtytshëm fillestar duke e tjetërsuar me qëllim për t’i shërbyer një qëllimi krejt tjetër: zgjatja me çdo kush e jetëgjatësisë në pushtet të Edi Ramës. A ja vlen vërtetë?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

im tuzi11/08/2022 16:21

Nuk eshte anglia apo amekirka qe ven ne rrezik rciproritetin e tyre, kur eshte fjeaa per nje vend mikroskopik si i yni! Aty jane ca legene soroiste te teorise famekeqe te botes se hapur ne te dy vendet; te paguar rendshem nga hajduti me parate e shqitareve dhe kaq ! As proçes as hetim e asgje nuk do kete nga ana e tyre, sepse lijget e demokracise nuk lejojne te benhe nshkelje te tilla! Kjo behet thjeshte per denigruar Berishjen... per pushte te gjate hajdutit, sepse vetem Berisha e hedh ne ere doçin, dhe kete ai e din!

Azemi10/08/2022 23:42

Vertet nje shkrim interesant, vertet duket si nje auto-gol per ‘ramen’ dhe per partine komuniste qe ai ka rilindur. Nga ky shkrim dalin edhe per disa arsye te thjeshta se pse eshte auto-gol (‘ose vete-shkrepje ne kembe’) e rames dhe komunisteve ne Shqiperi.

Se pari, nese zoti Berisha eshte ne faj, pikerisht si e thote zoti Kraja, nje shtet i drejte Shqipetar duhet ta kishte denuar ate, e jo ti lutet botes ta beje ate Non-grata (‘te pa deshirueshem). Ne fakt ikerisjt kete e ka bere drejtesia ne Shqiperi kur bete zoti Berisha ishte kryeminister (p.sh. Fatos Nano u burgos ne kohen e Berishes, ramiz alia u burgos ne Shqiperi nuk u be non grata ne Amerike).

Se dyti duke pare fjalimet e ‘rames’ ne kohet e fundit duket se ai eshte i shantazhuar dhe po perdoret si vete-shkaterruse per ti dhene fund njehere e mire komunizmit. Kurbani i rames mund te jene shoket e tij komunist) mos te harrojme ketu se komunistat njihen se e vrasin njeri tjetrin (p.sh. si ‘hoxha’ vrau ‘kapon’ e ‘shehun’). Ky shantazh ndaj rames besoj duket ne fjalimet e ‘rama’ ku ai shpesh ka denuar me fjale komunizmin kur ne fakt me vepra ne tjejten kohe ai ka bere te ditur me simbole se komunizmin e ka ne zemer, kjo duket nga heshtja e tij ndaj varjes makabre se poetit te madh Havzi Nela qe babai i tij ka urdheruar, ose dhe kur rama vesh yllin ne xhakete apo kur thote me krenari se komunistat nuk ishin politikan por ideologe te medhenj, kur fakti eshte se komunistat jane vrases te pabese qe te vrasin pas shpine edhe bejne si viktima, kjo eshte djallezi.

Per komunistet vdekje dashes ky qendrim i rames eshte krenari, por shumica ne Shqiperi nuk jane komunista (perfshij ketu socialiste te ndershem). Megjithate ‘rama me rilindasit komunist’ kane arritur te mpijne popullin te besojne se te vetmit qe sjellin socializm jane komunistat.

Kjo eshte shume shume larg te vertetes dhe aleatet (Amerika e Anglia) te Shqiperise e dine mire kete. Ne fakt komunistet jane hipokritet me te medhenj ne bote, si e thashe edhe me siper jane vrases djallezor, veprojne si organizate terroriste (te vrasin per ideologji) dhe ndihen krenar per vrasjet qe bejne ne popullin e tyre.

Mendoj se Aleatet Amerikane dhe Anglez kane vepruar me non grata per te zgjuar popullin Shqiptar per ti treguar atyre se edhe pse te mpire nga dogma e komunizmit qe nuk eshte shkulur ende nga Shqiperia keta aleate e vleresojne Shqiperine fisnike. Mendoj se e vleresojne per arsye stratefgjike qe inkane rrenjet ne lashtesi por edhe per arsye se Amerikanet dhe Anglezet tani i njohin Shqiptaret fisnike nga afer. I njohin nga afer se i kane pranuar ne vendet e tyre dhe kane pare se jemi njelloj fisnik si kemi qene gjithmone se jemi edukuar nga babe nene daj axh gjysh e gjyshe te jemi fisnik e te mire, as nuk perulemi e as nuk perbuzim, jemi te beses (themelore ne biznes), punojme me djerse. Mendoj se Anglia e Amerika i dine statistikat e mira te Shqiptareve, pavaresisht medias se huaj qe flet keq (kjo duket ne dhenien e llotarive te shumta nga Amerikanet per Shqiptaret).

Mendoj se non grata eshte per te zgjuar popullin Shqipetar sepse populli fatkeqesisht vete e votoi ‘ramen’ qe eshte komunist i lindur e i rritur e bindur (ne kuptimin e plote te te gjitha ketyre fjaleve). E perserit kjo se Shqiptaret kujtojne se komunizmi eshte socializm, qe eshte absolutisht e gabuar, ne fakt komunizmi eshte anti-socialist (anti shoqeror se vret fjalen e lire dhe var njerez per nje rresht poezie qe nuk ju pelqen se i cenon postin)..

E verteta eshte shume shume larg, komunistat jane vrases pa shpirt te interesuat vetem qe kupola e tyre te jete ne fuqi, shembulli per kete eshte ‘hoxha’ dhe ‘rama’ te dy kane qendruar ne fuqi gjate gjithe jetes se tyre, me cdo kusht edhe pse rrenohet apo shitet kombi.

Prandaj me komuniste qe nuk kane lidhje me socializmin e botes se lire, megjithese ndoshta nuk do i pelqente epiteti, socialistet me te vertete ne kuptimin e botes se lire jane zoti Alibeaj dhe Basha. Keta te dy i kane tiparet qe socialistet i duan, prandaj mendoj se Anglia e Amerika dhw shtetet e Europes (bota e lire) i mbeshtetin keta sepse keta jane socialistet e rinj te mirefillte dhe jo komunistet qe veprojne si organizate terroriste ku vrasesit triumfojne. Per te kuptuar kete mos harroni se partia Demokratike ne Amerike ka tiparet a socializmit, partia Republikane eshte konservative si edhe eshte zoti Berisha dhe fisniket qe e rrethojne.

Edhe dicka dua te them, ne Shqiperi ka nje frike ndaj kapitalizmit. Kjo frike eshte ngulur thelle ne mendjen e Shqiptareve nga propaganda marrjemendese e komunizmi ne 80 vitet e fundit (fus ketu edhe komunistat e rilindur e rames). Por ironia eshte se kapitalizmi duhet per te mbajtur socializmin ne fuqi (p.sh. Sorros eshte kapitalist). Ne boten e lire balanca mes socializmit (te mirefillte, jo komunist) dhe kapitalizmit eshte e rendesishme. E thene shkurt pa kapitalizm socializmi nuk mund te shkoje gjate, kjo sepse socializmi i mirefillte shperndan pasurine (nepermjet taksave ligjore) tek me te varferit, nga ana tjeter kapitalizmi zhvillon pasurimin (qe paguan taksa por edhe sjell mireqenie p.sh. Nga zhvillimi teknologjik). Prandaj kapitalizmi dhe socializmi shkojne krah ne krah. Kjo eshte realizuar me sukses ne boten e lire (p.sh. Ne Angli nje njeri me rroge te mire taksohet gati 40% dhe kjo ne nje kohe qe Anglia ka nje qeveri konservative).

Prandaj mendoj se Shqiptaret duhet te shkulin dogmen qe komunizmi ua nguli se kapitalizmi eshte i keq. Duke lexuar keto mendoj se me ‘non graten’ e Berishes Anglia dhe Amerika po i tregojnw popullit Shqiptar qe do socializmin se kjo nuk eshte gje e keqe, por ne te njejten kohe po e detyrojne kry komunistin rama te denoje komunizmin.

Kjo nuk eshte gje e keqe se ne fund te fundit rama edhe nese arrin te rrije ne fuqi edhe per shume kohe me dinakerine e tij, nje dite do te vdese se asaj nuk ia hedh dot. Kurse populli Shqiptar, Anglez, Amerikan dhe popuj te tjere do jetojne per gjithmone.

Edhe nje gje tjeter qe del nga ky shkrim i zotit Kraja, eshte se zoti Berisha duke u ndeshur per dinjitetin e tij, perballe shtetit Amerikan apo Britanise se Madhe, zoti Berisha eshte ngritur ne te njejten lartesi me keta, njelloj si nje boksier (‘rocky balboa’) qe ngrihet ne te njejtin ‘ring’ po sfidon kampionet ne fuqi. Po them keto me hamendje se nuk jam njeri i informuar por thjesht e shoh nga mediat e lira si Syri se si ngadale ngadale po i kuptojme levizjet e shahut te shteteve te lira si Anglia, Amerika dhe Europa qe jane miredashese per Shqiperine, besoj.

Mendoj se zoti Berisha do ta fitoje ndeshjen e tij (njelloj si ‘rocky balboa’:) e ne fund te ndeshjes mes dy rivaleve fisnik. Se ne fund te fundit duke pranuar dosje zyrtare te pregatitura nga shteti Shqiptar (edhe pse ky shtet tani ka ramen ne krye) Amerika ngelet fisnike e mike e Shqiperise. Por edhe zoti Berisha me qendrimin e tij per te mbrojtur dinjitetin haptas eshte fisnik dhe trim.

Ndoshta e kam gabim se thjesht mendoj keshtu duke lexuar lajmet ne media dhe fjalimet aleateve (p.sh te gjeneraleve Amerikan, te Senatit Amerikan te mbrojtes se Kosoves pa interes nga Anglia ne gjykaten nderkombetare, dhe se fundi Paralajmerimin nga NATO ndaj serbeve qe duan lufte) keto jane miredashese per Shqiperine dhe Kosoven se jemi shtypur pa te drejte nga fqinjet te cileve u kemi dhene vetem miqesi, se si popull jemi trima e te drejte nuk frikesohemi nga askush jemi te barabarte me cdo popull tjeter, ne syte e zotit.

Misha Kenzo09/08/2022 23:15

Nje analize e sakte dhe shteruese.

Balo09/08/2022 22:36

Ore" budalla"!
Vërtetë e beson ti që Sali Berisha të jetë i pastër?
Vërtetë beson ti se Fazlliç do hapë gjyq në Angli për hatër të Sali Berishës?
Vërtetë beson se Rama detyroka qeveritë e Amerikës dhe Anglisë të luajnë lojën e tij?
Edhe sikur kot të ishte "non grata "e Saliut,që nuk është kështu për ne që jetojmë në Shqipëri - madje është shumë e vonuar- po mjafton vullneti i qeverisë të SH.B.A. dhe të gjithë ulin kurrizin,çfarë kujton ti more qyq i paguar...Gjermania u shpreh,Holanda po,
Franca nuk hapi gjyqin,Anglia po ashtu, Italia nuk e ka fare në konsideratë Saliun...të shkon mëndja se BE do bëhet me Saliun përpara Amerikës?
Për ju që i keni shitur b* Saliut duhet kujtuar shprehja e Haxhi Qamilit,që vdiq në litar .." çfarë t'a du Evropën tue past Peqin e Kavajë"?
Shqip hesapi, mos na çani k* më pas duke kërkuar ndjesë,se ju kish konfondusr Saliu!
Hapni sytë se po mashtron...
Nëse nuk i keni borxhe ,ikni prej tij...

Shto koment

Denonco