Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

‘Ramë, paç shëndet se burg i gjatë të pret!’

‘Ramë, paç shëndet se burg i gjatë të pret!’

Nga Agim Xhafka - 09/08/2022

Siç kanë ardhur ditët, opozita kot proteston me, ‘Ramë ik!’. Kurrsesi nuk duhet artikuluar kjo. Se ja e dëgjoi Edvini dhe iku me gjithë mend. E ç’fitoi populli nga kjo? Që një keqbërës do largohet pa i hyrë gjemb në këmbë? Që pasi bëri aq dëme, sa dhe një pushtues nuk i bën, na tha bye-bye e iku si zotni?

Jo, opozita të urojë nga mëngjesi në darkë: ‘Edvin, o bir, paç shëndet e jetë të gjatë!’ Madje të jetosh dhe 2-3 jetë nga që dëmet që i solle atdheut i ke gjigante.

-Borxhin nga 60% e çove 100%.

-Çdo vit dëmi i administratës tënde rreth 1 miliard euro.

-Qindra milionë për inceneratorët që asnjë sy nuk i kap.

-Pensionet siç i gjete i le. Lëmosha.

-Shëndetësia na premtove falas, po na doli më e shtrenjta në glob.

-1 milion shqiptarë e braktisën atdheun.

-Të kap malli për një pëllitje lope e një blegërime dele në fshat. Se qumështi bio këto vite është veç në ëndrra.

-E çove 23 milionë euro një kilometër autostradë.

-Në 9 vite pasurove veç 5-6 persona, ushqyer këta nga buxheti i shtetit.

-Akoma nuk kemi një helikopter për zjarre e një qen për emergjenca. Po kemi çartera që të mbajnë në ajër 8 ditë të 7 ditëve të javës.

Kjo qeveri e damkosur dhe nga administrata amerikane do mbahet mend për vjedhje, grabitje dhe zhvatje.

Ndaj opozitë mos kërko largimin e Ramës. Por mijëra e mijëra njerëz në kor të urojnë papushim: ‘Ramë, paç shëndet e shëndet se burg i gjatë të pret!’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

berati10/08/2022 10:08

kjo do ishte me e drejta qe do ti behej popullit shqipetar
te gjithe ne burg
opo te viheshin ne vendin tone qofte edhe per nje jave
si do ta perballonin jeten keta horra

Direkt n riedukim09/08/2022 19:25

Nuk i fut njeri në burg politikanët drejues zë këtyre 30 viteve demokraci sepse kanë vjedhur aq shumë sa korruptojnë gjithë sistemin.

Pensionisti pa pension09/08/2022 19:12

Te lumte ajo dore or gazetar kjo shprehje iu takon opozites te perdori ne protesta kunder ketije tirrani

Pensionisti pa pension09/08/2022 19:07

Te lumte ajo dore or gazetar kjo shprehje iu takon opozites te perdori ne protesta kunder ketije tirrani

Shto koment

Denonco