Gomonet që vrasin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vranë Shqipërinë

Gomonet që vrasin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vranë Shqipërinë

Nga Kim Mehmeti - 02/08/2022

Duhet përsëritur atë që e kam shkruar dikur: ka raste kur fjalët nuk kanë asnjë kuptim, kur dhembja shkon përtej dhembjes dhe kur duhet t’i dorëzohemi asaj po aq sa edhe familjarët e vajzës që erdhën të pushonin e të çmalleshin me vendlindjen, e ku atdheu ua morri më të shtrenjtën që kishin. 

Dhe përderisa në heshtje e jetojmë dhembjen e atyre që e humbën më të dashurën e vet, do duhet vetvetes t’ia shtrojmë pyetjet që nuk ia kemi shtruar në kohën e duhur. Si për shembull atë se ç’njerëz janë ata që i drejtojnë gomonet vrastare dhe, si u bë Shqipëria vend ku çdokush mund të të vret e thuajse askush nuk të mbron.

Po pra, tragjedia rrëqethëse që ndodhi në Himarë, mund edhe të na ndihmojë t’i gjejmë përgjigjet e duhura, si për shembull atë se drejtuesit e gomoneve që i vrasin fëmijë tanë janë të njëjtë me shumë nga ata që i kemi votuar ne, janë të njëjtë si burrështetasit që e kriminalizuan vendin, të cilëve ua besuam jetën e na dhanë vdekjen, si ata që kërkojnë dënimin e vrasësve tanë, por pasi që vetë e vranë Shqipërinë.

Dhe sot kur e jetojmë këtë dhembje rrëqethëse dhe të paimagjinueshme, tani kur përballemi me këtë tragjedi -  të ta vrasin fëmijën në plazh, aty ku ke shkuar të pushosh e ku ke besuar se je më i mbrojtur se kudo qoftë në tjetër vend -  duhet kërkuar përgjegjësi para së gjithash nga vetvetja. Sepse vetëm kështu do mund të shohim se përtej dhembjes që përjetojmë sot, qëndron mëkati ynë kolektiv i dekadave të fundit, i dekadave gjatë të cilave i përkrahëm ata që përfitojnë edhe nga vdekja edhe nga jeta jonë, ata që na vijnë për ngushëllime me buqete lulesh atëherë kur na i vrasin fëmijët.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptaro-Amerikani03/08/2022 09:03

Krimi, shpopullimi, korrupsioni, kanabizimi , narko-trafiku, humano-trafiku, hajdutllëku, grabitja e pronave shtetërore dhe private, maskarallëku, imoraliteti, pisllëku, qelbësirëllëku dhe të gjitha poshtërsitë dhe makabritetet që po i bëhen prej 9 vitesh Shqipërisë dhe shqiptarëve, kanë vetëm një dhe vetëm një regjizor, një skenarist, një kompozitor dhe një autor: Kriminelin ordiner putinist narko-fashisto-nastisto-komunisto-sorosian Edvin Kristaq Rama!!
Fatkeqësisht për kombin shqiptar, i mbështetur, i përkrahur, i mbrojtur dhe i sponzorizuar fuqishëm nga qeveria më e korruptuar dhe më kriminale sorosiano-amerikane e SHBA!!!

Shto koment

Denonco