Kush duhet të ikë: Rama - 22 vjet në pushtet, Berisha - 13!

Kush duhet të ikë: Rama - 22 vjet në pushtet, Berisha - 13!

Nga Hysni Gurra - 05/07/2022

Sa herë janë në hall dalin dhe kërkojnë të tërhiqet Berisha nga politika. Bile, herën e fundit nxorën edhe Luljeta Bozon, e cila jo vetëm është nja dy vjet më e madhe se Berisha në moshë, por sapo ka hyrë edhe vetë në politikë.

Megjithatë, duhet parë sa vite kanë patur pushtet ekzekutiv në duar secili nga politikanët kryesorë të Shqipërisë.

Çfarë kanë bërë me pushtetin dhe çfarë u mbahet mend. Pastaj sipas radhës, dakord jam edhe unë, le të ikin. Se në fund, politikani duhet matur nga puna që ka bërë në raport me pushtetin që ka patur në dorë.

Sali Berisha: Presidenti i pare i Shqipërisë në vitet 1992–1997 dhe president i parë i zgjedhur nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike pas rënies së regjimit komunist.

Mungesa e përvojës, kushtet e Shqipërisë në atë kohë kanë bërë që të ketë patur edhe gabime gjatë periudhës së hershme, e ka pranuar edhe vetë, piramidat psh.

Megjithatë, hapi ekonomine, futi Shqipërinë në të gjitha proceset integruese me Evropën. Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013.

Nën qeverisjen e tij u liberalizuan vizat me Evropën, një nga sikletet më të mëdha të shqiptarëve për më shumë se gjysëm shekulli, nga viti ’44-2010. Lidhi kombin duke ndërtuar Rrugën e Kombit.

Bëri rrugën e Bregut, Vlorë - Sarandë. Mijëra kilometra rrugë të tjera të “pa dukshme” që lidhin zonat bujqësore me ato urbane.

Sot, ju shihni plantacione arrorësh, ullishta, agrume…të gjitha këto janë investime të qeverisjes së Berishës.

Po nën qeverisjen e tij Shqipëria u anëtarësua në NATO. Gjithsej, Berisha, ka patur 13 vite pushtet ekzekutiv në dorë, kohëzgjatja flet vetë, punët e lëna pas flasin vetë.

Shtoni këtu mundësitë financiare kanë qenë shumë herë më të pakta se sot.

Fatos Nano: Ka qenë Kryeministër i Shqipërisë nga 22 shkurt 1991 – 4 qershor 1991, jetëshkurtër. Më pas 25 korrik 1997 – 27 shtator 1998 dhe për herë të fundit ka qenë kryeministër 29 shtator 2002 – 1 shtator 2005.

Pra, ka patur pushtet ekzekutiv gjatë karrierës së tij 4 vite e pesë muaj.

Për çfarë do të mbahet mend?

Vendosi në binarë ekonominë pas vitit 1997. Ndërtoi rrugën Rrogozhinë-Qafë Thanë (bashkë me Metën).

E mbylli me hije të forta dyshimi për korrupsion masiv.

Ilir Meta: Kryeministër i vendit gjatë periudhës Nëntor 1999 – Shkurt 2002. Zv.kryeministër dhe Ministër i Jashtëm Korrik 2002 – Korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit Tetor 1998 – Tetor 1999, Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtëme Mars – Tetor 1998.

Shtator 2009-shtator 2010, Ilir Meta ka shërbyer si Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Janar 2010 - shtator 2011 zv.Kryeministër dhe ministër i Ekonomisë& Energjetikës. 2013 – 2017 Kryetar i Parlamentit. 2017 – 2022 President i Republikës. Pra, ka patur pushtet ekzekutiv në duar- 7 vite, nga te cilat 3 si kryeministër, 4 e pak muaj detyra brenda ekzekutivit, 4 vite Kryetari i Pushtetit Legjislativ (Parlament) dhe 5 vite detyrën më të lartë shtetërore, President i Republikës.

Praktikisht 17 vjet pushtet.

Disa nga punët në rrjetin infrastrukturor që i përmenda te Fatosi, më lart, janë meritë edhe e Ilir Metës.

Më shumë do të mbahet mend si krijues i polit të tretë politik në Shqipërinë post komuniste dhe si njeriu që në momente krizash i ka zgjidhur ato me ndërhyrjen ose tërheqjen e tij, kryesisht kriza të krijuara nga PS. Si edhe bashkëpunimi me PD në 2009 për të shmanguar një krizë të gjerë politike në vend e cila mund të stoponte shumë ecurinë pozitive që kishte marrë Shqipëria 2005-2009.

Edi Rama: Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitin 1998 - 2000. Në vitin 2000 – 2011 Kryetar i Bashkisë së Tiranës, praktikisht njeriu i dytë më i pushtetshëm në vend sa i përket menaxhimit të kapitalit politik dhe ekonomik. Pa harruar që qysh nga 2005 mban edhe detyrën e kryetarit të njërës nga partitë më të mëdha në vend. 2013 – dhe në vazhdim Kryeministër i Shqipërisë.

Për çfarë mbahet mend?

Mbahet mend si ministri që i vuri syrin për ta shemb Teatrin Kombëtar si ministër dhe e shembi si kryeministër.

Si kryebashkiaku që shembi më shumë se kushdo kinema e teatro në kryeqytet. Po, mbahet mend si kryebashkiaku që shembi kioskat, mbolli rrepet përgjatë lanës, leu fasadat, fenomene normale të tranzicionit, por nuk duhet harruar që KM i kohës Meta e mbështeti më shumë se kushdo për këtë gjë.

Do mbahet mend se betonizoi Tiranën dhe futi termin “mister 20%” për korrupsion me lejet e ndërtimit në Shqipëri.

Si Kryeministër do të mbahet mend si babai i PPP-ve në vend, shitjes së pasurive shtetërore etj. Për mirë, -bëri bajpasin e Fierit. Por edhe këtë e ka bërë ‘mirë’ sepse fondet kanë qenë të BERZH dhe nuk ka pas shumë mundësi të vjedhë.

Ndërsa gjithë rrugët e tjera i ka bërë me kosto shumëfish më të larta se çdo normë. Po, ka një gjë që Edi Rama e ka bërë më mirë se kushdo. Duhet pranuar. Të gjitha dëmet që i ka sjellë këtij vendi me pushtetin që ka patur në duar këto 22 vjet, ka ditur t’i kurojë estetikisht, dhe t’i shesë si një pikturë të cilën mund ta kishte bërë Mikelanxhelo.

Avash-avash po kuptohet nga të gjithë që kjo pikturë është një “fake” gjigante. Por, nëse ai do kishte arritur të bënte Rrugën e Kombit përshembull, të jeni të sigurtë se do e shiste aq shtrenjtë sa edhe mbledhjet e qeverisë do t’i bënte në tunelin e Kalimashit. Sepse e patë i këndoi vetes me gojën e lebërve në Kardhiq.

Po e ilustroj me një shembull më konkret këtë: para disa kohësh, doli një djalë i ri (Reka) i cili pretendoi se ishte piktor me famë botërore dhe se pikturat e tij po shfaqeshin në një ekspozitë prestigjoze në Moskë. Filluan e ftuan të gjitha mediat e mëdha kombëtare nëpër studio ku i merrnin intervista…zgjati vetëm pak ditë kjo dhe u zbulua se çunaku u kishte bërë lojë dhe nuk ishte fare piktor.

Loja e Ramës sigurisht zgjati pak më shumë se aventura e piktorit çunak.

Për ta mbyllur meqë jemi te Moska, Rama ka hyrë në politikë para Putinit.

Në 11 vjet kryetar Bashkie dhe 9 kryeministër ka ndërtuar “fshatin pomtekin”. “Fshati Potemkin” është një sinonim i rrenës dhe i triumfit të formës mbi përmbajtjen.

Do të mbahet mend edhe si kryeministri që kontrollon më shumë pushtet se çdo paraardhës, madje është edhe më i pushtetshëm se Enver Hoxha, paradoksalisht i përkrahur nga “Perëndimi”.

Gjithashtu do të mbahet mend si njeriu që kriminalizoi institucionin e Parlamentit të Republikës më shumë se kushdo më parë.

Lejoi kanabizimin në përmasa të frikshme të vendit. Praktikisht ka 22 vjet pushtet në duar, përkundër vetëm 13 që ka Sali Berisha.

P. S -  Po të doni mund të përmendim edhe Lulzim Bashën dhe Erion Veliajn, por që ç’t'u përmendësh atyre, modeli më i shëmtuar i të rinjve në politikë, qoftë për nga të qenit të korruptuar, të paaftë, mediokër e servilë të shefave deri në pështirosje.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari06/07/2022 08:49

Hallall DEMOKRATI I BAZES. Vertet lulmuti dhe shpura e tij meritojne vec neveri. Por kjo nuk mjafton per ate te keqe qe u kane bere demokrateve dhe Shqiperise. Koha po vjen te marin ate qe meritojne.

DEMOKRATI I BAZS05/07/2022 09:26

Po Lulmut Brava që ka 17 vjet në pushtet, 8 vjet me Berishën dhe 9 vjet me Ramën, a duhet të pirdhet fare nga politika??
Për çfarë na duhen ne demokratëve, mandatet e deputetëve të Lulmut Bravës, Alibashës, Alibardhit dhe të atyre mutërve dhe kurvave të tjera që rrijnë në mes të dhomës së demokratëve, me mandate miliona lekësh të përfituara nga votat tona???!!
Ata që rrijnë në mes të dhomës dhe nuk ndihen, nuk flasin, nuk pozicionohen qartë, por bëjnë deklarata kurvash as andej dhe as kendej, pasi një dorë e mbajnë tek tepsia e Ramës dhe dorën tjetër e mbajnë tek haleja e Bashës, janë më të këqinj. Këta janë si ata legenat njerëz që presin njëherë nga do të shkojë rrjedha e lumit, që të dalin përfitues sido që të ndodhë!!! Por demokratët nuk janë idiotë! Ne kemi mbajtur shënime për secilin prej tyre dhe vota e primareve të brendshme do t'i vlerësojë lëkurat e tyre.

Shto koment

Denonco