Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Çfarë prodhoi protesta e 20 Shkurtit për opozitën?

Amnistia fiskale, arsyet përse ndërmerret, kush përfiton e kush humbet?

Amnistia fiskale, arsyet përse ndërmerret, kush përfiton e kush humbet?

Nga Irena Beqiraj - 05/07/2022

Amnistia ose falja ka dy komponentë, atë financiar dhe atë penal.  Deri tani janë bërë amnisti financiare, ku janë falur pjesërisht ose plotësisht detyrimet fiskale apo gjobat edhe kamatëvonesat.

Por, pa amnisti penale, pra vetëm me amnisti financiare, një individi apo biznesi mund t’i falen detyrimet financiare karshi shtetit, por sërish sipas ligjeve në fuqi; mund të ndiqet penalisht për evazion fiskal apo për kontrabandë apo pasuri të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Asnjëherë nuk kemi pasur amnisti penale, edhe pse u kërkua nga PD në 2011.

Kjo, për shkak të mosdakortësisë politike edhe rrjedhimisht mungesës së votave në parlament.

Kësaj herë do të kemi amnisti financiare edhe penale.

Amnistia padyshim ka anë pozitive edhe anë negative.

Maksimizimi i anëve pozitive edhe minimizimi i anëve negative varet nga momenti kur ndërmerret.

Kur shoqëria është në kushtet e rivendosjes së rregullave të reja, sidomos fiskale është e domosdoshme të falet çfarë ka ndodhur në të kaluarën.

"Kohë të marra jetova, edhe vet nuk mungova të bëja marrëzira siç m’i kërkonte koha", thotë Gëte!

Edhe pikërisht kur ka ndryshime kohësh apo regjimesh ekonomike edhe fiskale amnistia është e nevojshme.

A jemi në kushte të ndryshimit të qenësishëm rregullave?

Jo!

Amnistia përveçse duhet të jetë e nevojshme duhet të jetë e dobishme, duke realizuar njëkohësisht injektimin e parave të nevojshme në ekonomi, por edhe pa nxitur evazionin fiskal në të ardhmen.

Në këndvështrimin tim, injektimi i parave në ekonomi vlen vetëm për sektorin publik dhe aspak për atë privat.

Fakti që raporti i rritjes së depozitave edhe kreditimit të sektorit privat është në favor të depozitave, depozitat janë rritur 4 herë më shumë sesa kredia, tregon që sektori privat nuk është në gjendje të thithë kapitalet e disponueshme, por jo se ato mungojnë.

Më shumë se të shtojmë paratë në depozita, kemi nevojë të rrisim aftësitë edhe mundësinë e biznesit për t'i thithur ato.

Ndryshe qëndron puna me sektorin publik.

Me pagesat e kripura të PPP-ve apo me borxhin e lartë, ky sektor ka nevojë për më shumë para në arkë edhe amnistia është një mënyrë për ta mbushur atë, por në dëm të mbledhjes së ardhshme të së ardhurave.

Them në dëm për dy arsye: E para, sepse amnistitë e shpeshta qoftë edhe ato të pjesshme (që prej 2013-ës bëhen 4), të cilat bëhen pa konsensus politik, shkatërrojnë moralin e pagesës së taksave, rrisin padrejtësinë në trajtimin fiskal, ulin neutralitetin e sistemit tatimor, duke rritur evazionin edhe duke sjellë dëme të parikuperueshme në afat të gjatë në mbledhjen e të ardhurave edhe në buxhetin e shtetit.

Kush fiton nga amnistia fiskale?

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur kundër nismës së amnistisë fiskale me arsyetimin se kjo do të nxisë futjen në qarkullim të parave të pista, edhe parave që mbahen në offshore. Thuajse të gjitha PPP tona janë përfituar nga kompani të regjistruara në vendet offshore, edhe kapitali i tyre mbahet kryesisht nga shqiptarë.

Fondi e di që shkaqet më kryesore që paracaktojnë se sa para rezidentët e një vendi të caktuar grumbullojnë në parajsat fiskale lidhen me papajtueshmërinë e lartë tatimore, moralin e ulët në pagesën e taksave dhe padyshim lidhet pazgjidhshmërisht me stabilitetin financiar të vendit, kushte që plotësohen katërcipërisht edhe nga vendi ynë.

P.sh. tri vendet evropiane me pasuri më të mëdha të mbajtura në parajsat fiskale në raport me PPB-në janë Qipro me 50%, Malta me 48%, Greqia me 34% të PBB-së.

Megjithëse i është veshur petku “i përfitimit të emigrantit të thjeshtë” i cili punon në ndërtim edhe në të zezë, të cilët mund të përfitojnë diçka nga legalizimi i parave të tyre, “pjesën e luanit” do ta përfitojnë ata, të cilët janë marrë me punë të jashtëligjshme, edhe kontrolluesit shqiptarë të koncesioneve, si SICPA e GFI, apo ai i Laboratorëve apo i Inceneratorëve. 

Por, pavarësisht përfituesve të mëdhenj apo të vegjël, kjo amnisti do të kishte një vlerë nëse do pasohej me rregulla të qarta për vazhdimësinë në qëndrimet me paranë e pisët, e cila me sa duket po qarkullon në ekonomi, por edhe me përfituesit e koncensioneve të regjistruar në offshore, duke u dhënë fund "kohëve të marra"!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptaro-Amerikani05/07/2022 09:48

Kjo VKM që propozon dhe po guxon që të bëjë narko-satrapi kriminel i sulltanatit të Surrelit, diktatori më i zi sorosiano-putinist Edver Kristaq Rama, nuk është amnisti fiskale. Kjo është një tentativë dhe një operacion kriminal mafioz vetëm për larjen dhe pastrimin e parave të pista korruptive dheatyre të vjedhura me koncensione kriminale, PPP mafioze dhe tendera hajdutësh që nga viti 2014 nga narko-banda SOROSIANO-kriminalo-mafioze "RILINDJA"!!!
Me anë të këtij operacioni kriminal dhe mafioz kryebanditi i Shqipërisë dhe banditët i bandës së tij kriminale në qeveri, do të krijojnë organizatën e "Çunave të Londrës" në Shqipëri, do t'ia besojnë atyre të gjitha miliardat e tyre të vjedhurave, të cilët "me këtë ligj" do të amnistohen dhe t'i depozitojnë ato me emrat e tyre, për t'i investuar pastaj nëpër pronat e mbetura shtetërore, që do t'u japë vetë kryebanditi kriminel, si investitorë strategjik. Pra sipas këtij ligji të Amnistisë Fiskale të parave të krimit, banditët e "Rilindjes" fshehin përfundimisht të gjitha miliardat e vjedhura nga buxheti i shtetit. Pra, të vetmit përfitues të këtij operacioni kriminalo-sorosiano-mafioz, janë e gjithë banda kriminale "Rilindja", një organizatë mafioze totalisht e strukturuar kriminale!!! Pas këtij opracioni kriminalo-mafioz, satrapi i Surrelit do të shpallet Mbreti i Shipërisë, dhe Shqipëria do të jetë i vetmi shtet në botë narko-kriminalo-mafioz me regjim diktatorial, i mbështetur totalisht nga SHBA, NATO, OKB, OSBE, KiE, PE dhe BE!!

Shto koment

Denonco