Rama takon Thaçin në burg dhe jo Berishën në parlament

Rama takon Thaçin në burg dhe jo Berishën në parlament

Nga Agim Xhafka - 04/07/2022

Po jetojmë në vitet e absurdit. Kur një njeri na është bërë edhe shiu, edhe hëna, edhe dielli, edhe vapa.

Hedhim sytë çdo mëngjes te fb i Ramës. Atje mësojmë; do hapet një baypass në datën x, do shtohen taksa për y profesion, do rriten çmimet e energjisë mbi 700-800 kw, do e blejmë karburantin sa e cakton ky, gjykata do kenë ato qytete që do kryeministri, plazhet ua jep burrave të ministreve dhe miqve e shokëve, Tiranën e bën pa makina kur ia do mideja, opozitën e ka vënë te cepi i ringut dhe bashkë me ambasadorët e grushton sa të dojë e si të dojë.

Aq ditë të zeza kanë mbërritur sa gjysma e popullit u largua nga murtajë qeverisja. Bizneset duan të punësojnë pensionistë, por dhe ata ikën te fëmijët, te nipërit e mbesat.Shqipëria po shpopullohet, kryeministri bën xhiro nëpër glob me taksinë “Air Albania”.

Kaq kompetenca ka sa askush në drejtësi, në parlament, në polici nuk nxjerr zë. As zë të mekur. E për karshillëk niset drejt burgut të Hagës. Takon Thaçin, i thur lavde e i ngre më lart trimërinë. Më pas kthehet në Tiranë e nga foltorja e parlamentit deklaron se nuk e njeh dhe nuk bashkëpunon me Sali Berishën.

Takon, qesh, mburr të burgosurin Thaçi, (mirë bën se ai deri sa të shprehet gjykata quhet i pafajshëm), ndërsa opozita mënjanohet se e drejton një non gratë që po kërkon prova e po pret fakte që askush nuk po ia sjell.

Atdheu po rënkon. Shqiptari para dhjetë vjetësh merrte të ardhura sa 30% e të ardhurave të evropianëve. Sot si atëhere, asnjë lek më shumë. Qeveri që xhiron në vend, që nuk ecën. S’ka si të ndodhë ndryshe. Kur maxhoranca nuk njeh opozitën, e përbuz, e largon, e denigron.

Ndodh pastaj si me dritat në shtëpi kur nga rrjeti na vjen veç një fazë. Llampa rri zbehtë se aq fuqi i transmetohet. Dhe njëri-tjetrin e shohim si hije, si filmat e hershëm bardh e zi dhe pa zë..

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA04/07/2022 20:36

HEU, RAMA TAKON THAÇIN NË BURG AH, JO BERISHEN NË PARLAMENT! EU,
DRAMA
FLAKËRON THAÇIN NË MURG ËËËH, JO BERISHËN MU NË TRALAREND!!
PO, PO, KY
FARË RAMA, SY ZAGARE DRAMA! DRAMA MË TRAGJIKE; HEEEJ,RAMA MË
PRAGJIKE!
TAKON TË MJERIN NË BURG, FLAKËRON TË NDJERIN NË MURG; DUKE NJOHTUAR AUUUH,
KUKE NOTUAR; SE AI VETËM, QË NA MBETËM; VAZHDON LOJËN NËN PLOJËN TË TREGTISË QË
DEGTISË, PËR TË SHITUR, SHKITUR, BASHKË MË VËLLAUN, DRASHKË ME SHKAUN,
TË TERË
KOSOVËN AHIII, HORRPROVËN; DUKE IA FALUR, PA U NDALUR, PËRMES BALLKANIT
TË HAPUR,
TËRË STRSË KALLKANIT TËKAPUR, QË TERË TROJET TONA, GJERË HOJET TEVONA,
PELLAZGO
ILIRO MBARË SHQIPTRINË, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHTIPKA VËRRINË, AHIII O MU,
VUÇIQIT
HEEEJ TRU HIQIT, ZËDHENËSIT KRYEKRIMINELIT MILLOSHEVIÇIT E PUTINIT HORRE
TRILLOSHEKRIÇIT,
PORSI HUTINIT, PËR TË IA SJELLUR, SHTJELLUR, TERË TROJET SHQIPTARISË GJËR
SHQIPERI E KOSOVË
SHTIPEGRI DHE HORRPROVË; MORE MBARË SHQIPTARINË, PËR TA FUTUR, PËR TA
MRUTUR, MU FERRIN
NËN TERRIN E DANTE ALIGERIT, PËR TA ÇFARROSUR O, ZHVARROSUR, VARROSUR,
PËRSERI TËRSENGRI,
QË KURRË MË, MOS T'I NDIEHEJ, AS MOS TË I NGRIHEJ; AS NDERI AS ZËRI, AS NAMA
AS FAMA MORE HEEEJ,
SHKRIP SHKRIPE SHKRIPKA VËRRRIA; AUUUH MOREEE, SHQIP SHQIPE SHQIPTARIA?!
NGA MANI USA

Shto koment

Denonco