Një popull në riedukim

Një popull në riedukim

Nga Elona Caslli - 03/07/2022

Procesi i riedukimit përfshin nxënien e duhur të disa sjelljeve të cilat një individ nuk i ka nxënë si duhet herën e parë dhe për këtë arsye shoqëria e fut në një institucion riedukimi ku ai do të mësojë të sillet siç duhet.

Institucioni i Riedukimit i Edi Ramës synon unifikimin e pyetjeve të çdo gazetari. Me unifikimin e pyetjeve nënkuptohet procesi që gazetari duhet ta pyesë kryeministrin veçse për sukseset imagjinare të këtij të fundit dhe kurrsesi për skandalet apo për standardet e dyfishta në gjykim dhe në sjellje që ka kryeministri shqiptar.

Me gjuhën e një mësuesi kujdestar në kohë të qoftëlargut, që nxirrte me një këmbë në mes të klasës nxënësin e pabindur, kryeministri përmes kërcënimit të riedukimit orvatet dëshpërimisht të bëjë të njëjtën gjë.

Çdo gazetar që shtron pyetje të sikletshme për kryeministrin, rri me një këmbë përballë opinionit publik. Për ta përforcuar këtë proces kryeministri me gjuhën e një sekretari partie në kohë të qoftëlargut, llogarit edhe periudhën e riedukimit dhe përmend edhe një rast paraprak të gazetares që shkoi në riedukim nën filozofinë komuniste- Filanen e bëmë shembull.

Në të vërtetë ç'pyetje bëri gazetari që u dërgua në riedukim nga kryeministri?! Ai kërkoi të dinte si zbatohej Kodi i Etikës i miratuar nga vetë kryeministri në kushtet kur një ministre ishte e martuar me një biznesmen apo investitor strategjik për sa kohë ky kod i ndalon ministres të takohet me biznesmenë  nëse nuk shoqërohet nga dy punonjës të administratës.

Kodi Etik i miratuar nga kryeministri është një tallje e mirëfilltë dhe pyetja e gazetarit thjesht nënvizoi talljen në fjalë. Për këtë fakt gazetari u dërgua në riedukim për 3 muaj.

Procesi i riedukimit nuk përfshin vetëm gazetarët. Në proces riedukimi është një popull i tërë. Rrjeti i patronazhistève të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë nuk është gjë tjetër veçse një proces riedukimi. Ngjarja e ndodhur në Elbasan nuk ishte gjë tjetër veçse një proces riedukimi.

Nën sloganin " Voto siç duhet, flit siç duhet, sillu siç duhet,  ose do shkosh në riedukim" qeveria e narkoshtetit ia del në çdo rast që skandalet e saj t'i përkthejë në mbështetje të diktuar popullore.

Post Scriptum- Gazetari që u çua në riedukim nuk përfaqëson vetëm veten. Përfaqëson realitetin tragjik të çdo shqiptari të shtypur, të nëpërkëmbur, të kërcënuar me heqje lirie nëse realitetin nuk e sheh me sytë e Partisë- Shtet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Azemi05/07/2022 17:42

Mendoj se media per te cilen keta gazetare punojne duhet te hedhin ne gjygj qeverine Shqiptare, per te gjitha rastet kur perfaqesues te qeverise Shqiptare shkelen te drejtat e tyre te fjales se lire sipas ligjeve aktuale te Shqiperise.

Shikoni shembullin e Bechetti qe i morri 100 milion euro demshperblim qeverise Shqiptare. Natyrisht eshte me e veshtire per nje gazetar te thjeshte, se ndryshe nga Bechetti gazetaret trima ne Shqiperi duhet te perballen me nje qeveri qe i shkaterron shtepine dhe pronen me hakmarrje dhe ka polic qe kane gisht ne djegien e njerezve te gjalle. Prandaj them se media per te cilen ata gazetare punojne duhet te tregojne se jane dinjitoz dhe te hedhin ne gjygj qeverine Shqiptare e te mbrojne gazetaret e tyre ne perkatesi me ligjin aktual Shqipetar.

Per mendimin tim nese mediat si Syri nuk veprojne, qeveria Shqiptare qe i merr fjalen e gazetarit sot, neser nis makinerine e saj te shkaterroje pronen e gazetareve ne hakmarrje, pasneser do ti burgose me ligesi, diten tjeter do te detyroje keta gazetare te ndershem te shperngulen dhe shkurt do te shkaterroje te gjithe median e lire (e kane arritur kete me shume media ne Shqiperi).

Kjo shtypje graduale ka ndodhur ne histori (p.sh. shikoni historine e gjenocidit ndaj hebrenjve nga hitleri qe filloi me heqjen e te drejtave fillestare te mos hysh ne nje lokal, dhe perfundoi ne vrasje ne mase, ose me fresket shikoni shtypjen sistematike te Shqiptareve ne Serbi, Greqi e Maqedoni, ose edhe me e afert shikoni se si mizori Enver ju vrau, vari edhe preu gjuhen e poeteve, besimtareve dhe njerezve te dlire, ndersa ky hipokrit me shoke nuk ndalej se qeshuri me “veprat” e tij te marra qe edhe si femije kurioz e i lexonim e kuptonim se sa mendje thata ishin). Por populli i frikesuar per 50 vjet i kendoi kenge Enverit, prandaj eshte e rendesishme te ngrihesh heret se sa vone, ose te pakten me mire vone se sa kurre.

Prandaj duhet qe organizatat e medias (e kam fjalen per media si Syri) te hedhe ne gjygj qeverine Shqiptare (jo Ramen, se ky i fundit po vepron ne emer te qeverise Shqiptare). Duhet qe Syri apo media te tjera te pavarura te veproje sips ligjeve aktuale ne Shqiperi dhe te mos lejoj qe te shkelen te drejtat e gazetareve te tyre nga qeveria Shqiptare e vendit. Mendoj se e kane detyrim moral ndaj gazetareve te tyre trima e te ndershem qe po ngrejne zerin ne nje kohe qe populli eshte i mpire nga patronazhistet e infektuar me semundjen e dembelit dhe te komunizmit.

Mendoj se nese mediat e pavarura si Syri e bejne kete do te shikoni se aleatet ne perendim duke perfshire edhe Amerikanet qe ju kujtoni se e “mbrojne” Ramen, do te shikoni se edhe ata e vleresojne fjalen e lire se e dine se fjala e lire vetem mire i ben, edhe kur kjo fjale e lire eshte ne kundershtim me mendimin e tyre si politikan (p.sh. Shikoni reagimin e zonjes Kim nga peticioni i njerezve te thjeshte Shqipetar ne Shqiperi e ne bote).

Prandaj mos e lejoni Ramen te marre supergjiro, sot e dergon nje gazetar te lire ne edukim, neser i shkaterron shtepine, pasneser e ben te shperngulet, diten tjeter ju ben moral e ju tregon se si ju duhet te cmoralizoheni (p.sh. dilni edhe ju nudo se kryeminstri dhe gruaja tin doli, drogohuni edhe ju se kryeminstri dhe shoqet e tij u droguan, vishni rrobat e kombit dhe puthni edhe ju bashke me grate e motrat tuaja kembet e njerezve te felliqur seksual te huaj se ministri Gjiknuri e gruaja e tij i puthen, vidhni edhe ju se kryeminstri eshte ish hajdut dhe polici ne rruge ju vjedh me presion gjobe, perqafoni edhe ju vrasesit e femijeve tuaj se Kryeminsitri e parlamenti juaj i perqafoi vrasesit dhe mohoi gjenocidin e vellezerve tuaj).

Prandaj per mendimin tim rdhe nje here e them se duhet qe mediat e pavarura (si Syri) te mbrojne gazetaret e tyre trima dhe te ndershem e te thjeshte nepermjet ligjeve aktuale edhe te hedhin ne gjygj qeverine Shqiptare, sepse keta gazetare po rrezikojne te zgjojne popullinne nje kohe kur i per mendimin tim shumica e popullit Shqiptar (pensionistet) jane te mpire (p.sh. ende shume njerez qe akuzojne opoziten qe per me shume se 10 vjet nuk eshte ne fuqi per mjerimin qe jane zhytur, nderkohe qe djali i vrasesit te poeteve dhe vete “riedukuesi” i gazetareve te lire na prezantohet si nje njeri i paqes dhe mendje ndritur).

E keni per detyre te mbroni gazetaret tuaj qe rrezikojne kaq shume, nese e quani veten media e pavarur.

MANI USA04/07/2022 06:38

HEU, NJË POPULL N'RIEDUKIM! EU, ZIJE HORBULL N'RIFERRKU KRIM!! KJO NGJANË
ME KOHËN, MOHËN E KRYPRIMINELIT MILLOSHEVIÇ PËR KOSOVËN SHQIPTARE QË
KAHDO DHE KUDAO ANËMBANË KOSOVES GJITHË POPULLATA E NGRATA SHKRUA-
NTE E VUANTE PËR KOSOVËN REPUBLIKË TË JENË BARABARTË SI ÇDO GJASHTË
REPUBLIKA RUSO JUGOSLLAVE; A, VETËM KOSOVA ME NUMËR BANORËVE ISHTE E
TRETA, PAS SERBISË E KROACISË! E, NJË AGJITATOR KOMIETETIT QENDEROR NGA
BEOGRATI, Q'KISHTE SHKUAR NË MBLEDHJE TË NJË BASHKËSIE LOKALE, DHE ATJE
NUK E PRESIN AS NUK E PVESIN FARE; AI E SHKATRRON GJËJA TERË ATË ÇERDHE
NACIONALISTE, IRIDENTISTE, QË PO KËRKOJNË TA PRISHIN BASHKIM VËLLAZERIMIN
ME RUSO SERBO JUGOSLLAVINË! TERË ATA, PËR HATA, KOMITETI KOMUNAL I THOTË
QË TË RAPORTOJË DHE TË UA DEKLAROJË, SE PËR KËTE ZBULIM EPOKALË MË KATA-
TROFALË, DIKTATORI MILLOSHEVIÇ DO TA DEKOROJË ME URDHRIN E NDERIT VËLLA-
ZËRIM BASHKIM PRO RUSO SERBO JUGOSLLAVË- GRO PUSO VERBO TUGOSHKAVE!.
TË FALA REFUGJATË LUFTË NGA KOSOVA, MANI USA

DEMOKRATI I BAZES03/07/2022 17:55

GAZETARET LEGENA DHE TE PAGUAR NGA PARATE E VJEDHURA NGA PRONARET E TYRE, PO TE KISHIN PAK DINJITET, DUHEJ TE SOLIDARIZOHESHIN ME KOLEGUN E TYRE TRIM, GUXIMTAR DHE ME DINJITET, DHE DUHEJ TE SIHIN LARGUAR NGA SALLA DHE NUK DUHET T'I SHKOJNE KURRE NE MEJHANET DHE TALLAVATE E SHTYPIT TE SATRAPIT TE SURRELIT, DERI SA AI, T'I KERKOJE NDJESE PUBLIKE ATIJ GAZETARI DINJITOZ!!!
TURP PER SHOQATEN E HOMOSEKSUALE TE MENDER GAZETAREVE SHQIPTARE!!
TUP DHE FAQJA E ZEZE!!

Shqiptaro-Amerikani03/07/2022 17:51

KY NUK ESHTE NJE POPULL PER RIEDUKIM, POR NJE POPULL NE DEGRADIM PSIKO-SOCIALO-MORAL TOTAL! ESHTE VERTETE NJE POPULL PER T'U MESHIRUAR!!!
IMAGJINONI, NJE POPULL QE NE MARS 1991, MENJEHERE PAS DALJES NGA DIKTATURA ME E EGER DHE ME C'NJEREZORE NE BOTE, NJE POPULL QE MEZI DOLI NGA ERRESIRA DHE TMERRI KOMUNIST 45 VJECAR, VOTOI 68% PO PER ATE PARTI-SHTET-KOMUNISTO-TERRORIST QE I KISHTE SHKAKTUAR POPULLIT TE VETE TMERRET DHE DRAMAT ME TE PAIMAGJINUESHME PER NDONJE POPULL TJETER NE EVROPE!! NJE POPULL QE KISHTE 45 VJET QE I KENDONTE ME GJITHE SHPIRT MJERIMIT TE VET, TORTURIMIT TE VET, VARFERISE SE VET DHE SKALLAVERIMIT TE VET!!!
KY POPULL NUK KA NEVOJE PER RIEDUKIM POR PER EDUKIM, PER MJEKIM ME ANE TE NJE TERAPIE TE FUQISHME PSIKIATRIKO-PSIKOLOGJIKO-SOCIALE SHUME E SPECIALIZUAR!!!
O SHQIPTARE!! AI TUNEL QE ATA MJERANE I THURREN ATE KENGE IDIOTE HAJDUTEVE TE VETE, DHE GJATESIA E ASAJ RRUGE SKANDALOZE BRENDA TUNELIT, A E SHIKONI SE SA AFER E KA RREPIREN E DHEUT??
O SHQIPTARE!! A E SHIKONI SE SA AFER ME RRUGEN ESHTE SKARPATA E DHEUT QE NGA MAJA E KODRES, QE KA NJE RREZIKSHMERI SHUME TE LARTE TE SHKEPUTJES SE GUREVE, DHERAVE DHE SHKEMBINJVE MBI RRUGE PA MBROJTESE ANESORE ME BLLOKO KUBIKE BETONESH APO ME RRJETA TE FORTA HEKURI???
KOSTOJA STRATOSFERIKE PREJ 30 MILION EURO PER KILOMETER GJATESI RRUGE, NUK E JUSTIFIKON PLANIMETRINE TEKNIKE TE RRUGES DHE ESHTE NE SHKELJE TE RENDE TE STANDARTEVE TE SIGURISE RRUGORE PER AUTOMJETET DHE PERDORUESIT E RRUGES, PASI NUK AS DISTANCEN MINIMALE PREJ TE PAKTEN 5M LARG NGA BORDURA E KARREXHATES SE RRUGES!!
SPAK DUHET TE FILLOJE MENJEHERE HETIMET DHE ARRESTIMET, JO VETEM PER VJEDHJEN E SHEKULLIT, POR EDHE PER RREZIKUN E JETES QE PARAQET NJE RRUGE E TILLE TMERRESISHT E RREZIKSHME!!!
VETEM POPUJT TRUDERRA, SERVILA, TE KORRUPTUAR, PA MORAL, PA DINJITET, PA RESPEKT PER VETEN E VET, I THURIN VARGJE SERVILE DHE I KENDOJNE KENGE QESHARAKE SUNDIMTAREVE, SHTYPESVE, SKLLAVOPRONAREVE DHE HAJDUTEVE TE VET!!! NJE POPULL I TILLE LEGEN QE KENDON VARFERISE, SKAMJES, PAPUNESISE, SHFAROSJES SE TIJ DHE SKLLAVERISE SE TIJ, ESHTE I DESTINUAR TE VDESE!
O SHQIPTARE! LERINI "POETET POPULLOR" DHE KENGETARET MJERANE TE CDO REGJIMI, NE MJERIMIN E TYRE LOGJIK DHE NE VARFERINE E TYRE SHPIRTERORE!
ZGJOHU O POPULL! ZGJOHU DHE PROTESTO! PROTESTO DHE NGRI KRYE PARA SE TE JETE TEPER VONE!!!

Daj Jaku03/07/2022 15:51

Kemi bërë përmirësime gjigande Zonja Caslli, babai i këtij dënoi me varje publike poetin që bëri vetëm poezi, ndërsa ky të dërgon vetëm për riedukim gratis, kangfu xunglian. E të mendosh që kemi kaluar shumë vite në regjim kinez me riedukim kangfu xunglian. Madje flet edhe për shkelje të ETIKËS ky arrogant i sëmurë psiqik që nuk di tjetër mënyrë komunikimi veçse fyerje e sharje edhe në ambjente ndërkombëtare.

Shto koment

Denonco