Të fluturosh…me këngë në gojë!

Të fluturosh…me këngë në gojë!

Nga Lutfi Dervishi - 03/07/2022

Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerësuan talentin dhe guximin e këngëtarëve, por nuk ishin të paktë  edhe ata që vlerësuan  guximin e skajshëm të atyre që u dedikohej kënga. Emocionet e forta që të shkakton kënga në kushtet e një vape të papërballueshme janë problem jo vetëm për ata që vuajnë nga zemra. Të këndosh një këngë (si ajo e djeshmja) është një gjë, por ta dëgjosh atë është akt heroizmi. Kënga është mirënjohje.

Në këtë pikë jemi të parët. Jemi të parët në Ballkan, të parët në Europë dhe të parët në Azi. Eshtë nga rastet e rrala që të qenit të parët me këngë nuk bazohet në legjenda urbane, fake neës apo thashetheme, por bazohet në fakte, prova, dokumenta të pakundërshtueshme.

Mbi 200 tunele janë hapur në rrugën që lidh Malin e Zi dhe Bosnjën. Asnjë këngë për be! Mosmirënjohja në këtë rast ka emër!

245 tunele dhe 435 ura janë ndërtuar në hekurudhën që lidh Podgoricën me Beogradin, por nuk gjen as këngë, as poezi as valle.  Vetëm mosmirënjohje nga malazezët dhe serbët!

Po të kalojmë në Europë aty ku edhe duam të ‘shkojmë’,

 Në vitin 1994,  tri vite pas hyrjes së pluralizmit në Shqipëri, u ndërtua kanali i La Manshit. 50.5 kilometra tunel nën ujë! As anglezët, as francezët as kombet e tjera që përfitojnë nga ky tunel nuk u kujtuan të bëjnë një këngë! Anglezët jo vetëm që nuk festuan, por kaluan në nostalgji. ‘Nuk jemi më ishull’, ‘Tani jemi pjesë e kontinenti’- jargaviteshin titujt e  gazetave të mëdha angleze. Po francezët kaq problem e kanë patur për të bërë një këngë apo i ka penguar proverbi i tyre që: ‘këngët janë ëndrra, por në kohën e shkuar’.  Eshtë e qartë se siç thoshte Charles De Gaulle ‘popujt që kanë shumë këngë të lavdishme nuk kanë histori’, por nuk ka kërkuar njeri nga francezët shumë këngë, por një mund ta kishin bërë për La Manshin se nuk është vepër e vogël.

Dhe këtë vepër e mbaruan për 6 vjet. (15 dhjetor 1987- 10 dhjetor 1993). Ne na u deshën 16 vjet për Kardhiq-Delvinë. Në La Mansh kanë ecur më shpejt ndoshta se nuk e kanë ndarë në lote, dhe sidomos nuk kanë bërë inspektime të punimeve! Por skandali është tjetër kund. Megjithëse e mbaruan tunelin më 10 dhjetor 1993, qarkullimi u lejua në qershor 1994. Mendja ta do që e kanë shtyrë për zgjedhjet, por arsyeja është edhe më banale se kaq: kolaudimi. Punë frikacakësh që fshihen pas fjalës ‘standart’.

Kur vjen puna te këngët kinezët kanë mbetur prapa botës. Megjithëse Kina ka plot vepra të denja për këngë deri më tani është regjistuar vetëm një e tillë. Kënga për Presidentin Xi Jinping. Dhe për turpin e kinezëve, këtij populli të madh, më i madhi në planet, kënga ka ardhur nga grupi i humbur muzikoi i provincës së Henanit, Kina Qendrore. ‘Baba Xi dhe mama Peng’ ( Peng Liyuan, zonja e parë). Kinezët mirë që nuk ja thonë për këngë, por të paktën mos të shkurajojnë popujt e tjerë duke thënë: ‘këngët janë si ninullat, shërbejnë për të vënë popullin në gjumë’

Për ta bërë të plotë rëndësinë e këngës, sidomos këtu në Ballkan po riprodhoj më poshtë një bisedë të një mikut tim me ciceronen e muzeut të Cetinjës.

Ajo: Nga 2400 km 2, nën  mbretërimin e Krajl Nikollës, Mali i Zi arriti 13 812 km2.

Unë: Dikujt ia morët këto toka?

Ajo: Po. Bosnjës, Kosovës dhe sidomos Shqipërisë.

Unë: Më vjen mirë që të paktën e pranoni këtë.

Ajo: Nuk mund të gënjej për një fakt historik.

Unë: Ndihem keq sesa këngë kemi ne kundër Krajl Nikollës dhe Malit të Zi.

Ajo: Po, e di. Ju shpartallo me këngë, Krajl Nikolla merr toka…

Ngela si m…në shi. Nën shiun e but\ë të asaj dite gushti, Cetinje 2019.

Ciceronja  u tregua e sinqertë dhe tha se malazezët kanë vetëm një këngë për Krajl Nikollën dhe atë pasi e kishin rrëzuar nga froni. (Krajl Nikolla na umore, blagostilja Crnagore-Krajl Nikolla duke dhënë shpirt, bekon Malin e Zi).

Po të futesh në google dhe të kërkosh sa këngë kemi bërë për Krajl Nikollën kupton qartë se malazezët nuk kanë patur, nuk kanë dhe nuk do të kenë asnjë shans të fitojnë përballe nesh. Kemi dhjetëra këngë për Krajl Nikollën. Mund të na kenë marrë toka boll, por me këngë i kemi mbyt! Ky është fakt.

Kënga siç e thamë që në krye është shenjë respekti dhe mirënjohje. Ne të paktën nuk jemi popull mosmirënjohës.  (Edhe veprat publike që nuk kanë mbaruar prej më shumë se një dekade: unaza e madhe, rruga Arbërit, Qukës - Qafë Plloçë etj, nuk është çështje projekti, fondesh apo shpronësimi, thjesht çështje frymëzimi. Kur të jetë kënga gati, zëre se mbarojnë sa hap e mbyll sytë)

Kënga për veprat publike të bëra me paratë e taksapaguesve mund të jetë një ‘vlerë’ unike që ne ja japim bujarisht Bashkimit Europian. Madje në kuadër të ndarjes së punëve, mund të negociojmë që ata të bëjnë punën dhe ne t’ia kthejmë detyrimin me këngë!

çdo shtet anëtar i BE-së, dhe jo vetëm, mund të porosisë këngë te ne për çdo vepër publike.

Besoj se do ja dalim!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Djal Tirone03/07/2022 19:45

Shkrim shume cilesor. Akoma vazhdon mendesia “E hedhim vallen ne gojen e ujkut”.

Shaba03/07/2022 18:30

KESAJ I THONE TE FLUTUROSH ME PRAS ME BYTHE!! DHE FATKEQESISHT POPULLI SHQIPTAR "KENGETAR DHE GAZTORA" TE REGJIMIT GJITHONE ME PRAS NE BYTHE DHE SHUME I LUMTUR I KA KENDUAR UDHEHEQJES, PARTSE DHE SUKSESEVE IMAGJINARE, DUKE FLUTURUAR JO SI LIZA NE BOTEN E CUDIRAVE, POR SI GJINKALLAT ME SHKOP NE BYTHE!!!

Shqiptari03/07/2022 17:38

O SHQIPTARE!! AI TUNEL A E SHIKONI SE SA AFER E KA RREPIREN E DHEUT??
O SHQIPTARE!! A E SHIKONI SE SA AFER ME RRUGEN ESHTE SKARPATA E DHEUT QE NGA MAJA E KODRES, QE KA NJE RREZIKSHMERI SHUME TE LARTE TE SHKEPUTJES SE GUREVE, DHERAVE DHE SHKEMBINJVE MBI RRUGE PA MBROJTESE ANESORE ME BLLOKO KUBIKE BETONESH APO ME RRJETA TE FORTA HEKURI???
KOSTOJA STRATOSFERIKE PREJ 30 MILION EURO PER KILOMETER GJATESI RRUGE, NUK E JUSTIFIKON PLANIMETRINE TEKNIKE TE RRUGES DHE ESHTE NE SHKELJE TE RENDE TE STANDARTEVE TE SIGURISE RRUGORE PER AUTOMJETET DHE PERDORUESIT E RRUGES, PASI NUK AS DISTANCEN MINIMALE PREJ TE PAKTEN 5M LARG NGA BORDURA E KARREXHATES SE RRUGES!!
SPAK DUHET TE FILLOJE MENJEHERE HETIMET DHE ARRESTIMET, JO VETEM PER VJEDHJEN E SHEKULLIT, POR EDHE PER RREZIKUN E JETES QE PARAQET NJE RRUGE E TILLE TMERRESISHT E RREZIKSHME!!!

DEMOKRATI I BAZES03/07/2022 17:30

KESAJ I THONE TE KENDOSH DHE TE FLUTUROSH SI NGJINKALLAT NE VAPE DHE ME SHKOP NE BYTHE!!!
POPULL LEGEN!

leo03/07/2022 17:22

Nji bravo te forte, mik shqiptar!

Shqiptaro-Amerikani03/07/2022 17:14

VETEM POPUJT TRUDERRA, SERVILA, TE KORRUPTUAR, PA MORAL, PA DINJITET, PA RESPEKT PER VETEN E VET, I THURIN VARGJE SERVILE DHE I KENDOJNE KENGE QESHARAKE SUNDIMTAREVE, SHTYPESVE, SKLLAVOPRONAREVE DHE HAJDUTEVE TE VET!!! NJE POPULL I TILLE LEGEN QE KENDON VARFERISE, SKAMJES, PAPUNESISE, SHFAROSJES SE TIJ DHE SKLLAVERISE SE TIJ, ESHTE I DESTINUAR TE VDESE!
ZGJOHU O POPULL! ZGJOHU DHE PROTESTO! PROTESTO DHE NGRI KRYE PARA SE TE JETE TEPER VONE!!!

Koli03/07/2022 11:00

Vezhgim profesional , aftesine si popull per ti thurur vargje e lavde "prijsave" e kemi te konsoliduar edhe nuk njohim asnje lloj rivalieti per vendin e pare por eshte ngushellues fakti qe edhe ne fushen e droges po shkojme drejt vendit te pare ( aktualisht ne vendin e 7 jemi por edhe pak pune na duhet dhe kam besim qe do ja.dalim te jemi ne krye para.se te hapen negociatat. Komplimenta per shkrimin z. Dervishi do degjojme.shume per kete qeveri punetore e te palodhur , te kujdeshsme edhe kaq shume nikoqire me fondet publike sa qe mezi i leshon te shkretat fonde per kompanite e specializuara per punet publike ... Uroj ta lexojne sa me shume njerez shkrimin tuaj.

Shto koment

Denonco