Lajmësi nuk ka faj…

Lajmësi nuk ka faj…

Nga Lutfi Dervishi - 02/07/2022

Një gazetar i bëri një pyetje shumë të vështirë ish-Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, të ndjerit Donald Rumsfeld! Rumsfeld i hodhi një vështrim zhbirues gazetarit. Heshti disa sekonda. Buzëqeshi “tinëzisht”. Heshti sërish dhe u përgjigj: pyetje tjetër?

Le të mendojmë një çast nëse do të ndiqej në Shtëpinë e Bardhë, modeli që po krijohet në Shqipëri ku për pyetjet e sikletshme që i drejtohen ministrave përgjigjet kryeministri! Me këtë standard, duhet të ndërhynte Presidenti Bush dhe t’i thoshte gazetarit, që të kalonte në riedukim tre muaj?!

As në skenarin e Portokallisë nuk imagjinohet që aktori, që kaq bukur luante kryeministrin, t’i thoshte gazetarit: tre muaj riedukim!

Ne fakt sa “ndëshkon” gazetarët me tre muaj riedukim - kryeministri bën mirë të trajnojë ministrat dhe zyrtarët e tij të lartë si t’i përgjigjen pyetjeve të vështira sepse Ai nuk mund të ndodhet kudo ku gazetarët bëjnë pyetje. Për shembull, nëse ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë bashkë me prokurorin në ngjarjen tragjike të Elbasanit katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit kaluar, do të ishin trajnuar nuk kishin pse të gënjenin publikisht, por mund të thoshin: “nuk komentojmë çështje në hetim”! Kështu edhe ish-drejtori nuk do të jepte me vonë “dorëheqjen” dhe shumë gjëra mund të ishin më ndryshe!

Por të “kthehemi te “riedukimi”, fjalë që nuk e ka më as fjalori gjuhës shqipe!

(Në revolucionin kulturor kinez, riedukimi=kangfu xunglian! Gjatë kangfu xunglian, shkrimtarët e gazetarët dërgoheshin në kooperativa për të plehëruar arat me kova të mbushura me fekale). Nëse gazetari riedukohet - nuk ka me gazetari! Në një vend ku është vrarë gazetaria, por kanë mbetur gjallë disa gazetarë kurajozë, kjo do të ishte goditje fatale!

Liria e medias është e sanksionuar në Kushtetutë! Madje edhe po të shkosh te kanuni i Lek Dukagjinit: “fjala nuk bën mort”! Liria e medias është dhe liria e gazetarit për të gabuar!

Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, kanë më pak të drejta se qytetarët e zakonshëm për privaci!

Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, e kanë detyrim t’u përgjigjen pyetjeve sfiduese të gazetarëve, qofshin këto edhe me tone sarkastike!

Zyrtarët, aq më tepër zyrtarët e lartë, nuk duhet t'i shmangen pyetjeve sfiduese të gazetarëve!

Një gazetar, thotë Milan Kundera, nuk është ai që bën pyetje, por ai që ka të drejtën e shenjtë për të kërkuar një përgjigje! Dhe rasti i fundit i gazetarit Klevin Muka është rasti tipik i pyetjes që meriton përgjigje! Është pyetje me interes publik dhe jo pyetje interesante për publikun siç e paraqiti kryeministri!

Nuk është vetëm mungesa e trajnimit që po nxjerr keq ministrat para gazetarëve!

Paaftësia për të dhënë përgjigje, dhe duhet ndihma kryeministrit për të qetësuar situatën, vjen edhe për tri arsye të tjera:

1. Nga “gazetarë” që lexojnë pyetjet e dhëna nga ai/ajo që përgjigjet, ose “gazetarë” që bëjnë pyetje të tipit: “çfarë mund të na thoni për vizitën tuaj shumë të suksesshme…”

2. Nga mungesa e solidaritetit mes gazetarëve! Nëse çdo reporter tjetër i pranishëm do të përsëriste pyetjen që nuk mori përgjigje, asnjë zyrtar, qoftë ky edhe kryeministri nuk do të guxonte të bullizonte më gazetarët! Nëse gazetarët do të bojkotojnë konferencën e shtypit, çdokush do të përgatitej më mirë para se të përballej me pyetjet e gazetarëve!

3. Nga mungesa e kontaktit me gazetarë për shkak të rrjeteve sociale, ku më shumë se informacion rrjedh propagandë!

Lajmësi nuk ka faj, thuhet në kanun! Dhe nëse faji nuk kërkohet te lajmësi, për riedukim në vend të gazetarit duhet të shkojnë ministrat!

235 vjet më parë Xheferson preferonte “më mirë gazetat pa qeveri sesa një qeveri pa gazeta!”

Një qeveri pa gazetarë, që bëjnë pyetje sfiduese, rrezikon seriozisht të lërë pa punë Portokallinë!

Detyra e medias është të bëjë atë që bëri vajza e vogël te përralla e Andersenit: t’i thotë publikut se mbreti është lakuriq-! Nëse qeveria mendon se është detyrë e medias t’i veshë rrobat mbretit, atëherë “është më keq se krim, është gabim”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptaro-Amerikani03/07/2022 18:14

KY NUK ESHTE NJE POPULL PER RIEDUKIM, POR ESHTE NJE POPULL NE DEGRADIM PSIKO-SOCIALO-MORAL TOTAL! ESHTE VERTETE NJE POPULL PER T'U MESHIRUAR!!!
KU ESHTE SHOQATA E GAZETARISE SHQIPTARE, PSE NUK PO NDIHET PER DHUNEN E USHTRUAR NGA KRQELEBESIRA I KOMBIT KUNDER NJE GAZETARI TE LIRE?!!!
IMAGJINONI, NJE POPULL QE NE MARS 1991, MENJEHERE PAS DALJES NGA DIKTATURA ME E EGER DHE ME C'NJEREZORE NE BOTE, NJE POPULL QE MEZI DOLI NGA ERRESIRA DHE TMERRI KOMUNIST 45 VJECAR, VOTOI 68% PO PER ATE PARTI-SHTET-KOMUNISTO-TERRORIST QE I KISHTE SHKAKTUAR POPULLIT TE VETE TMERRET DHE DRAMAT ME TE PAIMAGJINUESHME PER NDONJE POPULL TJETER NE EVROPE!! NJE POPULL QE KISHTE 45 VJET QE I KENDONTE ME GJITHE SHPIRT MJERIMIT TE VET, TORTURIMIT TE VET, VARFERISE SE VET DHE SKALLAVERIMIT TE VET!!!
KY POPULL NUK KA NEVOJE PER RIEDUKIM POR PER EDUKIM, PER MJEKIM ME ANE TE NJE TERAPIE TE FUQISHME PSIKIATRIKO-PSIKOLOGJIKO-SOCIALE SHUME E SPECIALIZUAR!!!
O SHQIPTARE!! AI TUNEL QE ATA MJERANE I THURREN ATE KENGE IDIOTE HAJDUTEVE TE VETE, DHE GJATESIA E ASAJ RRUGE SKANDALOZE BRENDA TUNELIT, A E SHIKONI SE SA AFER E KA RREPIREN E DHEUT??
O SHQIPTARE!! A E SHIKONI SE SA AFER ME RRUGEN ESHTE SKARPATA E DHEUT QE NGA MAJA E KODRES, QE KA NJE RREZIKSHMERI SHUME TE LARTE TE SHKEPUTJES SE GUREVE, DHERAVE DHE SHKEMBINJVE MBI RRUGE PA MBROJTESE ANESORE ME BLLOKO KUBIKE BETONESH APO ME RRJETA TE FORTA HEKURI???
KOSTOJA STRATOSFERIKE PREJ 30 MILION EURO PER KILOMETER GJATESI RRUGE, NUK E JUSTIFIKON PLANIMETRINE TEKNIKE TE RRUGES DHE ESHTE NE SHKELJE TE RENDE TE STANDARTEVE TE SIGURISE RRUGORE PER AUTOMJETET DHE PERDORUESIT E RRUGES, PASI NUK AS DISTANCEN MINIMALE PREJ TE PAKTEN 5M LARG NGA BORDURA E KARREXHATES SE RRUGES!!
SPAK DUHET TE FILLOJE MENJEHERE HETIMET DHE ARRESTIMET, JO VETEM PER VJEDHJEN E SHEKULLIT, POR EDHE PER RREZIKUN E JETES QE PARAQET NJE RRUGE E TILLE TMERRESISHT E RREZIKSHME!!!
VETEM POPUJT TRUDERRA, SERVILA, TE KORRUPTUAR, PA MORAL, PA DINJITET, PA RESPEKT PER VETEN E VET, I THURIN VARGJE SERVILE DHE I KENDOJNE KENGE QESHARAKE SUNDIMTAREVE, SHTYPESVE, SKLLAVOPRONAREVE DHE HAJDUTEVE TE VET!!! NJE POPULL I TILLE LEGEN QE KENDON VARFERISE, SKAMJES, PAPUNESISE, SHFAROSJES SE TIJ DHE SKLLAVERISE SE TIJ, ESHTE I DESTINUAR TE VDESE!
O SHQIPTARE! LERINI "POETET POPULLOR" DHE KENGETARET MJERANE TE CDO REGJIMI, NE MJERIMIN E TYRE LOGJIK DHE NE VARFERINE E TYRE SHPIRTERORE!
ZGJOHU O POPULL! ZGJOHU DHE PROTESTO! PROTESTO DHE NGRI KRYE PARA SE TE JETE TEPER VONE!!!

MANI USA03/07/2022 07:45

LAJMËSI NUK KA FAJ! QAJMËSI TUK RA N'VAJ!! FAJËSI SIQ THONË ËSHTË JETIM; AUH,
VAJËSI HIQ DRONË SE RESHTË NË KRIM!! POSI MORE OR SI, QË PËR SHKAK TË NJË PYETJES QË NUK I PËLQEN KRYMINSTRIT; KRYEMINSTRI UDHËRON GEZETARIN PËR
RIEDUKIM DISA MUJORË! SE RIPREKU KRIM KRIZA HUJORE, KUJORE!!. AKTIVISTI TË DREJTAVE CIVILE NË USA, QË PATË DEKLARUAR: MË MIRË GAZETAT PA QEVERI; SE
SA QEVERIA PA GAZETA!" APO SIKUR MBRETI ME DY BRINA NË KOKË, SA HERË AI QË
QETHEJ, PËR MOS ME RRJEDHË INFOMACIONI QË MBRETI KA DY BRINA NË KOKË, AI
I PRENTE RROJTARËT! NDËRSA NJË RROJTAR QË IA DHA BESEN SE NUK DO PUBLIK-
OJË INFORMACIONIN; POR, AI RROJTARI SHKOI LARTË N'BJESHKË DHE MBAROI NJË GROPË TË THELLË DHE THIRRI TRI HERË ME ZË: MBRETI JONË KA DY BRINA N'KOKË!
A, NGA AJO GROPË BINI DRURI FRASHËR EDHE, BARITË ME ATË FRASHËR MBARUAN
FYELLIIN I CILI FYELL NEPËR PYELL TINGËLLONTE BASHKË ME ZOGJ T'MALIT QË OH,
KUMBONTE TERË MALËSIA SE: MBRETI YNË KA DY BRINA N'KOKË!!" T'FALA MANI USA

krasasi tp02/07/2022 18:37

Në prag të ndërrimit të vëndbanimit , kujdesemi për mos të harruar asgjë. Kur bije tërmet , nxitojmë të dalim jashtë dhe mundësisht të marim kursimet kesh dhe dokumentat. Qeverija nuk është para asnjërit nga gjindjet. Gazetarët e dinë ku flë lepuri ,ndaj në vënd ti bëjnë pyetje të sikletshme Kryeministrit ,i drejtojnë pyetje sarkastike Ministres. 'Detyra' e Kryeministrit është ta kaloi momentin ose me një batut ose me një masë ndëshkimore si në këtë rast. Ajo që presin qytetarët nga gazetari i përjashtuar nga 'refenetë mediatike kryeministrore' është reagimi mbi thelbin e problematikave mbi konçensionet korruptive,investitorët strategjik miq dhe mikesha të qeveritarëve,apo me lidhje ndërkombëtare që marin 'produktin' gati, për një copë 'bukë' në shkëmbim edhe të favoreve elektorale. Qeveria e pa shqetësuar, nga ndonji 'lëvizje tektonike' që do ti vinte qoftë nga brënda grupit parlamentar qoftë nga veprimtaria e kordinuar e grupeve opozitare për nisma ligjore bllokime votimesh kallzime penale apo të protestave gjithëpërfshirëse, bënë qokat te kushdo që ja ka një 'borxh'.Por në popull është rritur perceptimi se gazetarëve nuk jua privon të drejtën e fjalës apo investigimin, as ashpërsia e ligjit dhe as prepotenca kryeministrore, por pronarëve të mediave, qeveritë jua mbyllin gojën me 'petull copë të madhe interesi', mandej pronarët jua mbyllin gojën gazetarëve me 'petull për bukën e gojës'. Ky qerthull duhet prishur.Zoti jua pruftë mbarë shqiptarisë.

Barbarossa02/07/2022 11:10

Bravo! Shkrim i goditur saktë!

Shto koment

Denonco