Rritje galopante e rasteve me COVID 19, shqiptarët të braktisur nga qeveria

Rritje galopante e rasteve me COVID 19, shqiptarët të braktisur nga qeveria

Nga Kastriot Islami - 01/07/2022

Gjatë qershorit 2022 po vihet re edhe në Shqipëri një rritje e rasteve të infektuara me COVID 19, e shoqëruar kjo me rritjen e rasteve aktive, por fatmirësisht me shumë pak viktima...

Rastet aktive janë të barabarta me numrin e te infektuarve minus viktimat (që gjatë kësaj kohë kanë qenë 0-1), minus të shëruarit (në këtë periudhë kjo shifër ka lëvizur nga 49-217 në ditë)...

Kjo situatë vërehet edhe në vendet e tjera ndonëse jemi në verë dhe temperaturat janë shumë të larta, të cilat sipas të dhënave të ekspertëve nuk do të duhet ta favorizonin rritjen e evidentuar..

Dallimi më vendet e tjera është se qeveria jonë mban vetëm statistika dhe s’kryen asnjë veprim për ta vënë nën kontroll këtë valë të re të pandemisë; ky është edhe qëllimi i këtij shkrimi... Madje ky shkrim bëhet për të sensibilizuar qytetarët për paaftësinë dhe mosveprimin e qeverisë që kërkon ti keqpërdorë këtë moment për të cenuar të drejtat e liritë themelore të qytetarëve...

Gjatë qershorit 2022 numri i rasteve aktive është rritur nga 288 (data 1 qershor 2022) në2888. (data 30 qershor 2022) pra rritja është me mbi 10 herë... që duhet të ishte një shifër shqetësuese për qeverinë që qëndron indiferente...

Image

Në vendet e tjera janë marra masa të forta për të të kontrolluar këtë valë të re, duke rritur numrin e testimeve që mbajnë nën kontroll infektimet por edhe për të analizuar shkencërisht se përse ka ndodhur kjo valë e re dhe çfarë mund/duhet marrë për ta pasur atë nën kontroll...

Në Shqipëri, qeveria dhe institucionet e specializuara mbajnë shënim vetëm statistikat (që nuk dihet sesa të sigurta e të sakta janë) dhe qeveria kërkon përmes tyre të përhapë terror/frikë në mënyrë që qytetarët të detyrohen të pranojnë me detyrim vaksinimin duke mos marrë asnjë masë tjetër alternative për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga COVID 19.

Ndonëse kjo valë e re duket se s’është shoqëruar me viktima të shumta por vetëm me rritje galopante të numrit të shtrimeve në spital, (në fund të qershorit 2022 ishin të shtuar në spitalin shtetëror COVID 19 rreth 7 herë më shumë shtrime së në fillim të qershorit 2022)...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA02/07/2022 06:59

RRITJA GALOPANTE RASTEVE ME KOVID 19; SHQIPTARËT BRAKTISUR NGA QEVERIA!
PRITJA KALOTRANDE QASTEVE ME KOVID 19, SHQIPTARËT E TRANDKRUSR OH, NGA
QEVERIA HORRE SI NEVËRIA!. VETËM NGA FILLMI I QERSHORIT DERI NË MBARIM OR, MË 30 QERSHORI, ËSHTË RRITUR MBI 7 FISH NUMËRI TË PREKURVE T' INFEKTUARVE DHE TË SHTRIRË NEPËR SPITALE TË SHQIPERISË, JANË 10 FISHUAR O, NGA KOVID 19
KURSE QEVERIA, AS NUK QANË KOKËN PËR T'I MBROJTUR POPULLATËN T'NGRATËN,
VETËM KA SJELLUR E PËSHTJELLUR ARMIQËT E SHQIPTARISË: RUSO SERBËT OUUH,
PUSO VERBËT; DHE, POPULLATA NUK ËSHTË E SIGURT AS ME VAKSINAT KINEZE NGA
SERBIA; QË ME QELLIME MUND T'JENË FALLCE DHE TALLCE, PËR ÇFARROSJEN TERË
POPULLKOMBIN O MBARË SHQIPËRISË!! MBLEDHNI MENDJE OJ, QEVERI EDHE TI OR, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË; MOS TREDHNI TRENDË MOJ NEVERI EDHE TI, O MORE
FRYEKRIMISTËR; TË THËRRASIN BIJË E BIJA MBARË SHQIPTARE JASHTË E MBRENDA
SHQIPTARISË:"NA NDIHMO DHE NA MBRO OOOJ, NËNA SHQIPËRI!" TË FALA MANI USA

Shto koment

Denonco