Projektligji për ‘çunat e Londrës’, Rama rikthen amnistinë

Projektligji për ‘çunat e Londrës’, Rama rikthen amnistinë

Nga Gjergj Erebara - 28/06/2022

Qeveria shqiptare ka rihedhur për diskutim një projektligj që parashikon amnisti penale për personat që deklarojnë paratë e fituara përmes evazionit fiskal apo kontrabandës, ndërsa politikanët dhe zyrtarët e lartë përjashtohen vetëm në familjen e tyre të ngushtë, ‘të certifikatës familjare’. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë si ‘çunat e Londrës që kanë ndërmarrë rreziqe’.

BIRN

Përkundrejt një tatimi prej vetëm 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Projektligji përjashton si kategori përfituese zyrtarët dhe ish-zyrtarët e shtetit dhe politikanët e ish-politikanët, por vetëm rrethin e tyre të ngushtë familjar ndërsa nuk mbart ndonjë kufizim eksplicit për paratë që mund të jenë fituar përmes ryshfetit.

Qeveria shqiptare e kryeministrit Edi Rama publikoi për konsultim publik një draft të ri të projektligjit kontrovers të amnistisë fiskale, pasi u detyrua të tërheqë një projekt të ngjashëm nga shqyrtimi parlamentar vitin e kaluar nën presionin e Komisionit Evropian.

Projektligji i kufizon ndalimet e zyrtarëve aktualë te familja e tyre e ngushtë ‘në përbërje të certifikatës familjare,’ gjë që i jep mundësi përfitimi një numri familjarësh që nuk janë ‘në përbërje të certifikatës’, të tillë si vëllai apo motra apo prindi të ndarë në familje më vete apo vjehrri, vjehrra, kunati, baxhanaku, etj., etj.

Projektligji nuk mbart ndonjë mekanizëm të fortë verifikimi për të dalluar nëse paratë e prezantuara për legalizim vijnë me të vërtetë nga evazioni fiskal apo janë krijuar nga krime të tjera më të rënda si trafiku i drogës apo i qenieve njerëzore. Qeveria kufizohet vetëm duke deklaruar se subjektet e ligjit ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’ janë të ndaluar të përfitojnë. Ligji në fjalë, i njohur si Ligji Antimafia, i ngarkon poseduesit e pasurive me barrën e provës për të provuar burimin e ligjshëm kur kapen nga autoritetet. Por për sa kohë nuk kapen nga autoritetet, gjithkush mund të deklarojë deri në 2 milionë euro pasuri pa justifikuar burimin dhe pa pasur nevojë që të demonstrojë së paku se paratë e fituara janë rezultat i evazionit fiskal dhe jo rezultat i aktiviteteve të tjera kriminale.

Në mënyrë domethënëse, familjarët e këtyre personave nuk përjashtohen nga mundësia për të përfituar.

Projektligji parashikon amnisti të plotë penale, pra detyrimin e policisë dhe prokurorisë që të mos hetojë pasuritë e legalizuara dhe as të mos përdorë si indicie këto deklarime për hetime të tjera penale ndërsa të gjitha krimet tatimore apo doganore.

‘Subjektet përfituese, ndaj të cilave është lëshuar vërtetimi përkatës i përfundimit të procesit të deklarimit vullnetar, përjashtohen nga ndjekja penale për veprat penale në fushën tatimore dhe e doganave që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me krijimin dhe disponimin e pasurisë së deklaruar,’ deklaruar, shkruhet në projektligj.

Veprat penale në fushën tatimore, të cilat amnistohen me këtë ligj, përfshijnë një kapitull të tërë të Kodit Penal. Krijimi i skemave mashtruese me TVSH-në, një plagë e sistemit tatimor shqiptar ku duket se janë përfshirë edhe kompanitë e ndërtimit dhe kromi, është një vepër penale që dënohet me tre deri në dhjetë vjet burg por që falë këtij projektligji, përfituesit do të mund të legalizojnë paratë e tyre përkundrejt një pagese minimale që fillon nga 5% dhe njëkohësisht, të mbyllin telashet me drejtësinë përgjithmonë, pavarësisht se çfarë kostosh i kanë shkaktuar taksapaguesit. Por projektligji duket se amniston edhe kontrabandën, përfshirë kontrabandën e mallrave të akcizës, e cila dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Procedurë rrufe nën drejtimin e drejtorit të tatimeve

Sipas projektligjit, zbatimi i amnistisë fiskale do të kryhet në një mënyrë jotransparente nga një grup i vogël pune i administratës tatimore drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm.

 ‘Për zbatimin e këtij ligji, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ngrihet një strukturë e posaçme, e quajtur Njësia për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive (Njësia), në varësi të drejtpërdrejtë të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve,’ shkruhet në projektligj. Sipas projektligjit, procedura e legalizimit të parave duhet të përfundojë brenda pesë ditësh, gjatë së cilës, tatimet duhet të kryejnë verifikimet nëse subjekti është përfitues nga ligji. Krahësimisht me këtë, tatimet kërkojnë ligjërisht 60 ditë për të verifikuar kërkesat e bizneseve për rimbursim të mbipagesave të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pra për t’i dhënë biznesit paratë e veta.

Projektligji parashikon gjithashtu lehtësi më të mëdha në rast se subjektet vendosin t’i përdorin paratë e legalizuara për t’i investuar në borxhin publik të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa për t’i depozituar në bankë pas legalizimit kërkohet një taksë prej 7 deri në 10% të shumës së deklaruar, në rast se këto para investohen për blerje titujsh me afat maturimi më të gjatë se dy vjet, atyre u mbahet 5 deri në 7% tatim i posaçëm, ndërsa mund të përfitojnë interesa nga këto investime.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama publikoi në vitin 2020 një nismë për amnisti fiskale ndërsa u përball me kritika nga Fondi Monetar Ndërkombëtar i cili theksoi se një amnisti fiskale mund të përdoret për pastrim parash. Në fakt, eksperienca e deritanishme ka demonstruar se strukturat e krimit të organizuar nuk merren vetëm me trafik droge, ato shpesh drejtojnë biznese fasadë, përmes të cilave, mund të deklarojnë si para të fituara në evazion fiskal edhe paratë e fituara përmes trafikut të drogës apo krime të tjera të rënda.

Pak më vonë, nën presion nga ndërkombëtarët, Rama e tërhoqi projektligjin pak orë para datës së përcaktuar për votimin e tij në parlament.

Ndërkombëtarët nuk janë shprehur ende për projektligjin e ri, por presidenti i Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, një nga kritikët e ligjit të mëparshëm, deklaroi në një konferencë për shtyp se projekti i ri ‘në thelb nuk ndryshon’ nga ai i mëparshmi.

Në Shqipëri qytetarët përballen me një barrë fiskale deri në 40% të të ardhurave, përfshirë Tatim mbi Vlerën e Shtuar në masën 20%, sigurime shëndetësore e shoqërore në masën 25% apo tatim progresiv mbi të ardhurat, përveç akcizave dhe taksave të tjera që mbahen mbi shitjet e karburanteve. Përkundrejt kësaj barre fiskale, qeveria fton zyrtarisht evazorët fiskalë, ndërsa lë mundësi për përfitues të tjerë, të legalizojnë paratë e fituara jashtë ligjit përkundrejt një tarife që fillon nga 5%.

Pak ditë më parë, deputeti socialist Damian Gjiknuri u dëgjua të thotë në një takim me shqiptarë në Britaninë e Madhe se ata do të mund të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri me kosto të ulët dhe pa burokraci. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë nga amnistia si ‘çunat e Londrës që kanë marrë risqet e tyre’ dhe për të cilët ‘ka paragjykime’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Azemi29/06/2022 17:36

Gjiknuri eshte njeri pa moral, Rama eshte njeri pa moral, dhe jane rrethuar me shoke pa moral ne parlament, dhe prandaj bejne ligje te pa moralshme (po mbrojne vrasesit e ushtrise Serbe, po mbrojne kriminelet qe zhysin rinine Shqipetare ne droge e hashash, po legalizojn drogen).

Gjiknuri thote se do te pastroje “pasurine e cunave te paragjykuar” e ka fjalen per ata kriminele qe zhysin rinine Shqipetare ne droge ne Angli.

Kur ne fakt Rinia Shqiptare (e kam fjalen per rini te djegur qe ikin ne deshperim dhe me shprese se do te kene fat te punijne ne Angli). Por kur vjen ne Angli shfrytezohet nga keto “cunat qe nuk duhet ti paragjykojme”.

Per mendimin timrinia e thjeshte Shqiptare eshte e djegur nga te gjitha anet nga Rama e gjiknuri me shoket e shoqet e tij.

Nga njera ane Rama dhe patronazhistet e tij jane ne veprim gjobitjesh ndaj cdo biznesi te ndershem ku keta te rinj mund ta kishin nje mundesi te punonin, patronazhistet edhe po rradhiten me vrasesit (p.sh. dumanin dhe kupolen qe ende nuk eshte zberthyer), Rama me shoqet e tij te pa moral kane mbyllur shkollat ku mund te kishin mundesi per nje kurs keta te rinj, Rama me taulantin kane fuqizuar me shtet ganstieret vrases si “na ishte njehere ne perendim”, Rama me krye polic pervindesh (qe djegin njetez te gjalle) i vrasin te rinjte pas shpine dhe ju bejne moral, Rama dhe shoqet e tij kane bere si model suksesi njerez pa moral, ku dinakeria e krimineli behen kryeministra krye deputet e krye bashkiak (shikoni tahirin taulantin kajmakun …).

Nga ana tjeter Rama prap ua fut te rinjve edhe kur shkojne jashte, p.sh jo shume kohe me pare Rama ka firmosur heqjen e te drejtave te rinjve Shqiptare ne Angli, qe ndryshe nga qytetare te shteteve te tjera mund te kthehen pa konsiderim te drejtave njerezore. Kjo e demton rinine Shqipetare thelle). Per ta kuptuar beni nje llogari te thjeshte nga 500 mije Shqiptare te ikur, supozo 50 mije ne Angli qe paguajne 20 mije euro seculi. kjo i kushton te rinjve ne total 1 bilion euro, dhe sikur te ishte me kaq prape mire, por pyesni ku shkojne keta te rinj. Shkojne Ne shtepite e barit qe ne Shqiperi ju beni humor, kur ne fakt realiteti eshte se cdo i ri i mbyllur ne shtepi bari rrezikon jeten (nga kriminele te tjere me thike e sopata ne cdo dite qe rrine tw mbyllur, nuk po llogaris ketu shkaterrimin qe hashashi u shkakton, pyesni nese doni cdo te ri qe e ka provuar kete. Shume e kane pguar me jete. kjo eshte skllaveria moderne qe gjiknuri dhe rama vleresojne.

Edhe me shume Rama dhe Gjiknuri zgerdhihen e tallen se do te ndihmojne “cunat” qe skllaverojne rinine e djegur shqiptare, jane skllavopronar ne kuptimin e plote modern te fjales.

Dhe po ta shikosh edhe pak me thelle deshperohesh edhe me shum, kur she se pse gjiknuri dhe rama e ben gjithe kete marrezi. Do te deshperohesh se e sheh se ne fund te fundit gjiknuri edhe rama e ben qe gruaja e tij te puthe kembet e njeriut te ndyre te huaj.

Nese do te isha socialist do te ndjehesha i turperuar qe kam zgjedhur njerez te tille si rama dhe gjiknuri qe flasin ne emer te popullit shqiptar.

Nuk duhet shume kohe te kuptosh qe keto jo vetem jane Te pamoralshem pa kufi. Por jane edhe pa tru (ia hapin pasurine dhe gruan sekteve seksuale te njerezve te ndyre). Dhe se kane problem se behen tradhetare, vrases dashes e shkaterrimtare me te keqinj se sa cdo fatkeqesi naturale apo njetezire per kombin tone.

Rama e gjiknuri me shoke e shoqe shperngulur me shume te rinj e kane djegur me shume gjenerata, se sa edhe armiqte me te medhenj ne historine e Shqipetise. Kane bere edhe me keq per shqiperine edhe baballaret e ketyre qe shpronesuan ne zero te gjithe Shqiperine (perfshij ketu edhe fshatarin qe kishte vetem dy dele, ia morren edhe ato pak qe pti). Rama e gjiknuri e taulanti me shoke kane

Por perfundimisht fajin e ka edhe populli (sidomos socialistet e ndershem) qe ndoshta fw mpire nga mediat e blera apo te mpire nga mjerimi nuk mendojne as per femijet e tyre (se le te themi veten e sakrifikuan qe te tallet rama ne timon me jeten e tyre). Se jane socialistet, qe votojne keta njerez pa moral, shpresoj qe te zgjohen nga kjo mpirje mjerimi, e te pakten te mos votojne njerez pa moral qe e kane hedhur rinine e Shqiperise me krye ne prush.

Shto koment

Denonco