Sindroma e Franklin Roosevelt!

Sindroma e Franklin Roosevelt!

Nga Enver Bytyçi - 28/06/2022

Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i qasen ngadalë përkrahjes së Open Balkan. Ambasadori amerikan në Beograd, Criss Hill, ishte në Ohër dhe ndoqi nga afër samitin e para 10 ditëve. Më pas u shpreh pozitivisht rreth tij. Gabriel Escobar është i ngarkuar për Ballkanin Perendimor dhe në përshëndetjen e Samitit të Ohrit e kushtëzoi Ballkanin e Hapur me dy elementë: - Përkushtimin  e tij në çeshtjet ekonomike dhe pjesmarrjen e tri vendeve të munguara në këtë inciativë. Ndërsa para tri ditësh ambasadorja e SHBA-ve në Mal të Zi u shpreh hapur në mbështetjtje të Open Balkan. Madje tha se "Kosovës në këtë inicitivë nuk i duhet fut-notë për t'iu bashkuar" asaj!

Kjo fjalia e fundit e shefes së diplomacisë amerikane në Mal të Zi shfaq kundërshtinë e saj me qasjen e Bashkimit Europian e sidomos të Gjermanisë, e cila i është përkushtuar Procesit të Berlinit, në vend të Ballkanit të Hapur. Madje përfaqësuesit e Berlinit në Bruksel e konsiderojnë Open Balkan si kundërvënie dhe mungesë vullneti të rajonit tonë për t'u anëtarësuar në BE! Kjo panoramë më bën të analizoj  atë se çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje anti-gjermane të Uashingtonit.

Edi Rama në Prishtinë u tha gazetarëve se do t'ju duhem një ditë për shkak të vëllazërisë që kam me Vuçiq. Nuk e di nëse ishtë ky një paralajmërim për luftë në rajon, nëse nuk përkrahet Open Balkan, apo diçka tjetër. Por kryeministri i Shqipërisë e ka potencuar Ballkanin e Hapur si alternativë "të paqes" dhe ka paralajmëruar luftë e konflikt, nëse ai nuk mbështetet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, kuptohet edhe nga faktorët politikë opozitarë, të cilët janë kundër tij.

Gjitçka që po ndodh besoj lidhet me një fakt: - Presidenti i Serbisë, Aleëksandër Vuçiq, ka premtuar se nëse përkrahet minishengeni i djeshëm ose Open Balkan-i i sotëm, atëherë Serbia do të ankorohet me Perendimin. Kurse Rama ka shkuar më tej, duke i garantuar partnerët amerikanë se "paska folur me Vuçiq dhe ky i fundit e ka garantuar kryeministrin e Shqipërisë, se Serbia në këtë rast do të bëhej edhe anëtare e NATO-s! Në Uashington duket se e testojnë, por edhe e kanë besuar Aleksandër Vuçiq. Besimi amerikan është rrit, kur Rama ka hyrë si "garant" i këtij ndërrim-kursi të Serbisë nga aleanca me Rusinë te marrëdhëniet strategjike me SHBA-të!

Megjithatë në SHBA ende është i gjallë sindromi i presidentit Roosevelt, kur në Jaltën e shkurtit 1945 besonte se "Stalini është një demokrat" dhe "i mbahet fjalës së dhënë"! Menjëherë pas vdekjes së Roosevelt Bashkimi Sovjetik i Stalinit tregoi dhëmbët kundër Perendimit. Europa u nda në dy pjesë. Amerikanët e sotëm, përfshirë dhe ambasadorin prominent, Hill, duket se besojnë te premtimet e Aleksandër Vuçiq dhe sidmos të ndërmjetësimi i Edi Ramës, të cilin e konsiderojnë si msit të tyre në Beograd! Por harrojnë se të dy këta liderë ballkanikë nuk kanë të bëjnë asgjë me fjalën e mbajtur! Thjesht janë mashtrues! Të dy këta duan të zgjasin ditët e vitet në pushtet. Prandaj dhe e mbajnë Departamentin e Shtetit me shprësën e një "suksesi" të pritshëm për ta marrë Serbinë në gjirin e kombeve anëtare të NATO-s e të BE-së! Madje shpresojnë se përmes Open Balkan do ta detyrojnë Beogradin të njohë edhe Kosovën e pavarur! Kjo është përralla më e "bukur" e kësaj komedie!

Absurde është kjo ta mendosh, jo më ta besosh. Sepse Aleksandër Vuçiq, edhe sikur të ishte pro-amerikani më i madh në botë dhe pro-europiani më i përkushtuar, nuk do të mundë kurrë ta shkëpusë Serbinë nga ndikimi i Rusisë dhe ta ankorojë në Perendim, sidomos në NATO. Ai çdo ditë thotë se "kurrë nuk do ta njohë Kosovën shtet të pavarur e sovran". Në Serbi e thërret "Kosovo-Metohi", ndërsa anglisht "E ashtuquajtura Kosovë"! Ndërkohë që presidenti i Serbisë është peng i Moskës dhe i presidentit Vladimir Putin. Vuçiq nuk mund të bëjë asnjë hap në drejtim e kundërt të erës ruse. Kjo, sepse ai kontrollohet plotësisht nga Moska dhe Kremlini.

Vetë presidenti i Serbisë ka bërë biseda dhe premtime kompromentuese në Kremlin. Rusët nuk janë aq naivë sa të mos e kenë futur në xhepin e vogël të qestekut atë. Por nga ana tjetër të gjithë njerëzit që e rrethojnë janë militantë dhe vdesin për Rusinë, përpara se të japin jetën për Serbinë. Të tillë ka edhe në partinë e presidentit Vuçiq, por sodomos në partinë e Milosheviçit të drejtuar nga Ivica Daçiq! Edhe nëse kryepeshkopi i Serbisë do të ishte përkrahës i qëndrimeve pro-perendimore të Vuçiq, sinodi i Kishës Ortodokse të Serbisë dhe bashkëpunëtorët e kryepeshkopit janë e do ishin krejt kundër këtij qëndrimi. Në Akademinë e Shkencave dhe mediet publike gjithashtu ekziston fryma pro-ruse. Zërat pro-perendimit në elitën akademike e intelektuale konsiderohen si "tradhti ndaj atdheut"!

Kurse 80 përqind e qytetarëve të Serbisë janë me zëmër e më shpirt pro Rusisë dhe presidentit Putin! Ndërkaq Roosevelt-ët e shekullit 21-të në SHBA shpresojnë ende se Serbia do të bëhet aleat i tyre! Naivitet i servirur në tabakanë e Sorosit! Vuçiq nuk mund të bëhet Tito! Serbët betohen në fotografinë e Vladimir Putin!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA28/06/2022 21:56

HEU, SINDROMA STALIN RUZVELT; EU, GRINHORRMA STALIN RUZVELT! MASHTRIME E
GENJESHTRA, GJËJA DIKTATORI STALIN NA QENKA DEMOKRAT MU SIKUR SOT QË OH,
DIKTATURA E KRIMINELIT ZERIT TË KRYKRIMINELIT MILLOSHEVIÇ QENKA DEMOKRA-
TIKE QË, ME MARRËVESHJE, VARRËRESHJE ME KOSOVËN AHIII, HORRËPROVËN HË,
DHE PAS 22 VITE PASÇLIRIMIT NGA UÇK+USA+NATO+MBARË BOTA DEMOKRATIKE OH
ËH, MOJ MIKE; DHE ENDE KËRKOJNË, TENTOJNË ME "OPEN BALKAN" T'ÇFARROSIN O
ÇVARROSIN DHE PRAP TEPRAP NA VARROSIN DHE PËRDHOSIN, DUKE GLLABERUAR
OUH SHKATRRUAR, TERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË O, MU NGA ARMIKU
RUSO SERBO JUGOSLLAVE ËËËH, PUSO VERBO TUGOSHKAVE?! TË FALA MANI USA

Shto koment

Denonco