Bujqësia e Rilindjes

Bujqësia e Rilindjes

Nga Klodian Tomorri - 27/06/2022

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në tre vitet e fundit:

1-Numri i gjedhëve ka rënë me 130 mijë krerë ose 28 për qind;

2-Numri i të leshtave është ulur me 380 mijë krerë ose 20 për qind;

3-Numri i të dhirtave është ulur me 142 mijë ose 15.5 për qind;

4-Numri i derrave është ulur me 25 mijë ose 13.6 për qind.

Treguesi më pozitiv, pra ai që ka shënuar rënien më të ulët është numri i gomerëve. Krahasuar me vitin 2018, kemi vetëm 7 mijë gomerë më pak.

Se si u del bujqësia me rritje këtyre, mbetet një mister i madh. Për më tepër që janë dhe puçista. Propozoi Ministria e Financave një projektligj për të taksuar qumështin pluhur në Parlament, por fabrikat e qumështit korruptuan deputetët. Si përfundim projektligji u rrezua nga korrupsioni për turpin e atyre deputetëve që e bënë.

E kuptoni çfarë bëhet këtu? Fabrikat e përpunimit të qumështit lobojnë për të hequr taksën e qumështit pluhur. Kjo i thotë të gjitha. 

Mirë që nuk japin subvencion, por e ekspozojnë prodhimin vendas ndaj konkurrencës së pandershme.

Kjo është arsyeja se pse për disa vjet këtu blegtoria do ketë vetëm gomerë dhe asgjë tjetër.

Vazhdoni kështu, vazhdoni se do shqepemi mirë me mish nga Brazili dhe Argjentina si dhe qumësht me sodë buke.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp28/06/2022 14:14

Për arritjet madhore të sistemit Enver Hoxha, i referohej vitit 1938. Për arritje të tjera i referohej planit të mëparshëm 5-vjeçar. Sikurse sh.Enver arritjeve edhe Ju mund ti ishit referuar vitit 1991-1992 -1994 ku pati paksimin drastik të numurit të krerëve, në të leshta, në të dhirta, e në gjedh . Por si 'gazetar kazani' Ju nuk mund të fokusoheshit dhe të thelloheshit në analizë, sepse do ju duhej të theksonit rolin që luajti Klasa Politike, por edhe Ne populli, që "kemi qeverinë që meritojmë", në reformat e fillim tranzicionit. Por ka zëra që thonë se e tatëpjeta e ekonomisë shqiptare filloi me ndërrimin e sistemit. Bashkë me ujin e pistë në govatë u hodh në greminë edhe DJALI. Por ka zëra që thonë se 'Arkitektët' e vërtetë që
do përcaktonin zhvillimet e a ardhëshme të vëndit, ndodheshin kryesisht në Beograd. por edhe në qëndra të tjera interesi të lidhura me Beogradin. Zbatuesët i referoheshin projektit. Kërkohet transparencë dhe reforma. Të presësh reforma nga Krifca e nga Rama do të thotë të presësh uji nga Kuçedra. Me mijra shqiptar, në Greqi kryesisht, por edhe në vënde të tjera kanë mbi 25-30 vjetë që mbarështrojnë , tufa me dhënë, dhi, lopë, viça,derra, lepuj ,por jo gomar. Ata janë Doktor Shkencash në zanatin e tyre. Ata njohin teknologjinë e komunikimit, teknologjinë e mbarështrimit, ata kanë rreth 300 deri 400 mijë euro në banka kursime. Atyre ju mungon mali. Malet e kodrat jua kanë hedhur mbi vete 'doktor Lamët', fshatarëve të konvertuar në qytetar dhe të shndërruar në ndërtues ,zyrtar,doktor shkencash, zyrtar në 'shërbime publike' që ngrohin vezë e që duartrokisin 'elitën',në pritje të mbarimit të "Akademisë së Barinjëve" për tu ngjitur një shkallë më lartë në karierë. E.Hoxha nuk u kthye në Diktator sa hap e mbyll sytë. Hapi i parë ishte fjala. Ishte demagogjia.Sot me zhvillimin e teknologjisë së komunikimit, demagogjia shfaqet nëpërmjet Fasadës. Nuk ja vlenë të analizohet se kush është më virtuoz në këtë zeje, Kryeministri apo Kryebashkiaku. Krifca apo ish ZV/ Kryeministri Braçe. Reforma në vënd të demagogjisë. Reforma para alternimit të pushtetit. Poshtë kaosi.

Azemi28/06/2022 09:20

Faleminderit zoti Tomorri per faktet, kjo eshte e hidhur te degjosh por jo e habitshme, ndertimi i infrastruktures dhe tregut ne mbjellje dhe blektori duhet te kishte qene ne vend te pare bashke me investimin ne prodhimin e energjise elektrike dhe minerale e perpunimit te mineraleve ne Shqiperi. Dhe bashke me keto hapja (e jo mbyllja) e shkollave qe socialistet bene sa erdhen ne fuqi, me preteksin se piktori Rama me shoket e shoqet e tij e di se cili universitet eshte me i mire se tjetri e cili te mbyllet.

E lexova me vemendje kete artikull te shkruar thjesht e me fakte. Por kam vetem nje gje per te thene, numrin e gomareve e keni gabim. Gomaret kane ardhur ne rritje, sepse keni harruar te numeroni gomaret ne qeveri dhe gomaret patronazhiste qe gerthasin per te votuar te pamoralshmit e tradhetaret qe po te mjerojne e turperojne te gjithe Shqiperine.

Per te shpjeguar pak si qarte, e them te pamoralshmit me fakte se kemi ministra e kryebashkiak socialist qe jane ne burg per droge, e kemi ministra qe se kane problem se grate e tyre puthin kembet e njerezve seksualisht te felliqur (e kam fjalen per Gjinushin dhe gruan e tij), dhe kemi Kryeminister qe nuk e ka problem pse del nudo me gruan apo se ben minister burrin e gruas. Edhe natyrisht ministrii qe merr per grua gruan w kryeministrit eshte i pa moralshem ose te pakten i padenje per ministri.

Prandaj perderisa fisniket e ndershmit e te diturit do i hapin rrugen te pamoralshmeve dhe populli dhe media e shpifur pompon te pamoralshmit, nuk ka ecje para ne asnje dege te Ekonomise,Edukimit, Shendesise, Drejtesise, mbrojtjes, Rinia te gjitha keto jane ne gjunje, me keta te pamoralshem lulezon vetem pamoralshmeria, droga dhe kriminelat.

Uroj qe Shqiptaret te hapin syte dhe te shohin faktet qe gazetaret e lire po na i tregojne se si Rama me shoke e shoqe po e shterrojne Shqiperine ne cdo themel ekonomik dhe po e zhveshin nga dinjiteti. Shpresoj te zgjohen e te votojne per njerez fisnike te ditur qe e duan Shqiperine.

Shto koment

Denonco