Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

7 korriku dhe rreziku nga banalizimi i të keqes nën Edi Ramën

7 korriku dhe rreziku nga banalizimi i të keqes nën Edi Ramën

Nga Akil Kraja - 27/06/2022

Ripërsëritja e bën çdo gjë të rrallë të duket normale. Çdo gjë unike kthehet në monotone. E jashtëzakonshmja bëhet banale. Pak nga pak, gjithçka bëhet e pranueshme. Sipas Hannah Arendt, regjimet totalitare e gjejnë forcën e tyre pikërisht tek ky koncept. Një ndër autoret më të rëndësishme mbi analizën e formimit të diktaturave gjatë shekullit të XX, ajo e cilësoi këtë fenomen si banaliteti i të keqes.

Nëpërmjet një provesi ripërsëritje dhe tjetërsimi të ngadaltë, e papranueshmja e djeshme arrin të pranohet si normalja e sotme. Ditë pas dite, njerëzit e dorëzuar përballë rutinës së vlerave të reja, qofshin këto kriminale, bëhen gjithnjë e më të pandjeshëm. Dhe mbi indiferencën e përgjithshme, një shoqëri e avancuar si ajo gjermane arrin të pranojë dhe gjenocidin nazist. Vrasja bëhet e zakonshme. Shkatërrimi bëhet i pranueshëm.

Ardit Gjoklaj, një i ri 17-vjeçar u vra në landfillin e Sharrës teksa punonte në të zezë për të blerë libra. Askush nuk u shpall fajtor dhe pse shkeljet e ligjit ishin flagrante. Lajmi u venit dhe tre vite më pas, 24 shqiptarë u vranë gjatë tërmetit në Thumanë sërish sepse ligji u shkel në mënyrën më abuzive. Përsëri asnjë i dënuar. Vrasja e Klodian Rashës prodhoi një shkëndijë që u shua në vetëm pak ditë. Ngjarje pas ngjarje, tragjedi pas tragjedie, abuzim pas abuzimi, sot, për herë të parë në historinë shekullore të shtetit shqiptar, kemi më shumë vdekje se lindje. Sot, për herë të parë kryesojmë mbi çdo shtet tjetër për numrin e azil-kërkuesve dhe të aplikantëve për lotarinë amerikane për numër banorësh. Vendi po rrudhet dhe po braktiset masivisht. Shqipëria është në rrezik.

Por në regjimin e banalitetit të së keqes, kjo është një normale e re që nuk krijon lajm pasi e keqja është bërë pjesë e rutinës sonë.

Digjen pyje dhe mbarë vendi se vidhen fondet e mirëmbajtjes së helikopterëve të ushtrisë. Mungojnë ilaçet kundra kancerit sepse Ministria e Shëndetësisë mban rekord me tendera sekretë e koncesione shëndetësore. Mbarë bregu dhe jugu i vendit vuan për ujë, por jemi të gatshëm të furnizojmë Korfuzin me burimin e syrit të kaltër. Vidhen 450 milion euro nga inceneratorë fantazmë ndërkohë që eksportojmë drogë e importojmë plehra. Paguajmë çmimin e naftës më shtrenjtë se në Zvicër, por pagat janë më të ulëtat në Ballkan. Në gjendjen e skandalit të përhershëm, tanimë gjithçka është normale.

Është bërë normale dhe më e papranueshmja, e cila trajtohet si një lajm kronike. A nuk ndodhi kështu me refuzimin e një rezolute mbi krimet gjenocidare serbe nga Parlamenti Shqiptar? A nuk ndodhi kështu me sulmin e Edi Ramës ndaj Bashkimit Europian në krah të ish-ministrit të propagandës të Milosheviçit? Kjo do të ishte e paimagjinueshme disa vite më parë!

Sërish e pakonceptueshme, që një ditë Shqipëria mund të kërkojë të bashkohet menjë Jugosllavi të re në kurriz të Kosovës. Një normale e re kjo, pasi Edi Rama quan mike një Kryeministre që përbuz gjakun shqiptar duke e trajtuar vetëm si çështje numrash.

Spiralja e keq-qeverisjes në të cilën Edi Rama ka futur vendin do të degradojë dhe më tej. Rikthimi i diktaturës po bëhet një mundësi reale. Është e paevitueshme, do të bëhet dhe më keq. Pluralizmi i ka lënë vendin shtetit-parti ku çdo pushtet, që nga bashkitë, parlamenti, gjyqësori e deri tek presidenca, janë të gjitha nën drejtimin e një force politike të vetme. Ja sesi e papranueshmja po bëhet e zakonshme.

Protesta e 7 korrikut është një hap i domosdoshëm për të thyer ciklin e banalizimit të së keqes dhe të tatëpjetës totalitare drejt të cilës po rrëshqet vendi. Për çdo ditë që kalon, për çdo skandal që shpërthen, për çdo krim që kalon pa u ndëshkuar, ai i radhës do të jetë dhe më i madh, dhe më i pabesueshëm dhe më i rëndë se i mëparshmi.

Ky cikël shkatërrimtar e ka vendosur Shqipërinë në një rrezik të tmerrshëm. Atë të shpopullimit dhe të varfërimit masiv. Ata që shprehen se “ç’më duhet mua” duhet të kuptojnë se asnjë pronë private nuk është e paprekshme, asnjë familje nuk është e mbrojtur, asnjë investim nuk është i sigurt.

Më 7 korrik, nuk ka zgjidhje tjetër përpos një bashkimi kombëtar nën një front unik për t’i dhënë fund të keqes që e ka kthyer Shqipërinë në një njollë krimi, korrupsioni dhe turpi anti-kombëtar për mbarë Evropën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daku27/06/2022 13:56

Hana arnedt e ka sqaru disa here me te dalshin syte kallup!
Banaliteti i se keqes nuk eshte fenomen sistemik por personal.

Skrapari27/06/2022 11:25

Ne 7 korrik, nese ketij vendi I kane mbetur burra, gra, te rinj dhe te reja, me cdo mjet Edvin qelbesires dhe shpures se tij duhet ti rezervojne nje vend. Ky vend eshte koshi I plehrave, ku hidhen mbeturinat cdo mengjes. Edvinin ta detyrojme te largohet si qen bir qeni nga kryeministria, ta detyrojme te mos dale me faqe dheut.

Shto koment

Denonco