Qen varrezash…

Qen varrezash…

Nga Avenir Peka - 24/06/2022

Ish-diplomati amerikan Richard Holbrooke, i referohej politikanëve ballkanas në librin e tij ‘To End a War’, si ‘ata qentë që ruajnë varrëzat e makinave-Junkyard dogs’. 

Të njëjtën kategori politikanësh panë edhe liderët evropianë dje në Bruksel, tek tre liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Duhet të jetë shumë e vështire të jesh lideri i një vendi evropian dhe të jeshë i detyruar të rrish në një sallë duke dëgjuar pallavrat e një p*rdhaci ballkanas. Aq më tepër kur ky ballkanas është një sharlatan.  Më tepër akoma nëse je lider i një vendi si Italia, Franca, Belgjika, Hollanda, apo Spanja, vende ku shërbimet e inteligjencës apo organet e zbatimit të ligjit e njohin Shqipërinë si një narko-shtet, dhe Edi Ramën si krye trafikant.

Imagjinoni çehren e Mario Draghi-t, kur dëgjon leksione nga sponsorizuesi politik i Saimir Tahirit, i Arben Ndokës, Arben Prengës, Mark Frrokut, Elviz Roshit, Vangjush Dakos, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut.  Imagjinoni kryeministrin belg tek dëgjon Edi Ramën ndërsa ‘telendis’ Këshillin Evropian ndërkohë që 37 prokurorë të tij e kanë zbarkuar në Tiranë prej muajsh duke hetuar lidhjet e krimit të organizuar shqiptar me politikanë të lartë, majtas, djathtas, para, prapa, dhe poshtë Edi Ramës, më të në qendër.

Që prej Samitit të Selanikut të vitit 2003, samit që përcaktoi rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian ka ecur në një platformë me dy shina. Le të themi ka ecur me parimin ‘polic i mirë, polic i keq’.  Në të gjithë periudhën e qeverisjes së Partisë Socialiste kemi parë Komisionin Evropian (burokracinë e Brukselit) tek propozon hapjen e negociatave nga njëra anë, dhe Këshillin Evropian (kryetarët e qeverive të vendeve anëtare) që e refuzojnë atë.  Kjo qasje nuk është e rastësishme. Kjo është një linjë politike.

Nga njëra anë kemi Komisionin që me rekomandimet pozitive e mban derën ose premisën e anëtarësimit të hapur (polici i mirë), dhe nga ana tjetër kemi Këshillin i cili nuk është i bindur për ecurinë e reformave (polici i keq).  Po ashtu kemi parë se sa herë që Komisioni ka propozuar  hapjen e negociatave, Këshilli ka refuzuar duke shtuar edhe më tej numërin e kritereve që duhet plotësuar. 

Në rolin e policit të mirë kemi parë Komisionin dhe përfaqësinë e BE në Tiranë mik me qeverinë, ndërkohë që përfaqësitë e shteteve anëtare nxijnë në raportet e tyre.

Reagimi prej harbuti i Edi Ramës dje në Bruksel është në fakt edhe një farë Karme, pikërisht për këtë standard të dyfishtë të Bashkimit Europian.  Në fakt është dhe një gjë e mirë kjo.

Evropianët po shohin një Edi Ramë të cilin kemi më shumë se dy dekada që shqiptarët e shohin: një arrogant, prepotent, tangarllëks, injorant, i paaftë, i palexuar, me batuta të filmave të Kinostudios Shqipëria e Re, që merret me çështje globale dhe që kërkon të imponojë fatin e Evropës. 

Tallet me maqedonasit, shan evropianët, fyen bullgarët, i del në krah serbëve, bullizon shqiptarët e Kosovës, i vjedh dhe i rrah qytetarët e vetë. Një kryeministër që merr peng kryetarin e opozitës dhe mban nën shantazh permanent në një skemë të pastër mafioze.  Nga dje, raportet midis Bashkimit Evropian dhe këtyre ballkanasve kanë ndryshuar përgjithmonë. Por jo siç shpresonin këta të fundit…

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA24/06/2022 22:11

HEU, QEN VARREZASH; EU, KREN, GJEN ZJARRBREZASH!! AHIII, NGA KOHA FATZEZË,
NGA MOHA ZHVATË BREZË; NGA FASHISTË, DRAZHISTË, KANIBALISTË, TRANDI IDEALI
THARKPISTË; SI BISHA TË TËRBUARA O, ISHA, KISHA TË VËRBUARA; KEQPËRDORUR
EDHE KISHEN E FENË, EDHE ISHEN E BENË, EDHE TRISHEN E KRENË; GJËJA, PREJA,
DUKE LENË NJË QEN ROJTAR VARREZASH, HOJZVARR ZJARRBREZASH; OH, MOS PO
ZBULOHËN HORRE, VARRET MASIVE, ZJARRET MARRËZIVE; QË TË VERTETOHËN ËH,
TË ARGUMETOHËN HEEEJ, MASAKRIMET, KASAPRIMET, NGA KASAPËT, STRAPËT AH,
DIKTAORËT, GRIKAHORRET; NUK DIJNË, AS NUK NGIJNË; AS ME GJAK O, AS ME PRAG,
AS ME MISH AS ME TRISH, AS ME ASHTA AS ME RRASHTA, TË VIKTIMAVE O JETIMAVE
OR, TË PADITËN DHE TË PRANGVRITEN; PËR HOLOKAUSTE MË GJENOCIDAL ËH, MË
KANIBALE; PËR ÇFARROSJE, VARROSJE, ÇVARROSJE; DUKE HUMBUR,SHKRUMBUR,
DJERË SHENJË DHE DËSHMI, NDJERË QENJË, RRENJË DHE KRESHMI; PËR TË ARGU-
MENTUAR, DHE DOKUMEMTUAR, ME FAKTE TË GJALLA, ME AKTE SI PËR PERRALLA,
PËR ELEMINIMIN OR EKZEKUTIMIN, MBARË KOMBEVE OH LOBEVE, TËRË NJERZIMIT!!
MË TË FALA REFUGJATË TË LUFTËS KOSOVË -TROJE MBARË SHQIPTARE, MANI USA

Shqiptaro-Amerikani24/06/2022 19:15

JEPI ENVER HOXHA JEPI!!! FOL ENVER TE LUMTE GOJA, BE-se I DOLI BOJA!!!
EDVIN KRISTAQ RAMA, ME STILIN E TIJ KOMUNISTO-ENVERISTO-STALINIST TË FANARIT NDRIÇUES TË EVROPËS NË BRIGJET LINDORE TË ADRIATIKUT, KA THËNË TË VËRTETA TË MËDHA! KA DEMASKUAR PROSTITUCIONIN POLITIK TË EVROPËS DHE TE KOMISIONIT EVROPIAN DHE TE NDYRESIRAVE KOMISIONERE TE BE, IMORALE DHE TE KURRUPTUAR, QE VIJNE NE SHQIPERI, HANE DHE PINE SI DERRAT, SHKERDHEJNE EDHE KURVAT E RILINDJES, MARRIN EDHE MILIONA EURO RYSHFETE NGA EDVINI, I BEJNE PROGRES RAPORTET SI GOPI I GRAVE TE TYRE DUKE MASHTRUAR KESHILLIN E EVROPES!!! AI IA PLASI HAPUR NË MES TË BRUKSELIT BYTHËQIRËLLËKUN EVROPIAN, BUROKRATËVE TË KORRUPTUAR DHE BYTHËQIRË TË EVROPËS!! I JAP 1000% TË DREJTË DHE E MBËSHTES PLOTËSISHT THIRRJEN DHE DENONCIMIN E EDVIN KRISTAQ RAMËS!! SEPSE EVROPA KURVË PLAKË, KA VITE QË PO I BËN KËTO LOJRA TË NDYRA KURVO-BUROKRATIKE ME VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR, TËRHIQ E MOS E KËPUT!! NXJERRIN VETËM LLOJ-LLOJ PRETEKSTE KURVASH PËR REFUZIMIN DHE MOSPRANIMIN E TYRE PËR TË HAPUR NEGOCIATAT DHE PËR TË HEQUR VIZAT PËR QYTETARËT E REPUBLIKËS SË PAVARUR SHQIPTARE TË KOSOVËS!! DUHEJ QË EVROPA T'UA FUSTE PREJ KOHËSH TË DYJA KËMBËT NË NJË KËPUCË KËTYRE KLEPTO-DIKTATORËVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR, DUKE U BËRË PRESIONE TË FUQISHME, SANKSIONE DHE BLLOKADA POLITIKE DHE EKONOMIKE, PËR TË PLOTËSUAR KUSHTET DHE KRITERET E VENDOSURA PREJ TYRE, DHE JO TË TALLIN BYTHËN ME POPUJT E KËTIJ RAJONI TË NXEHTË! JO NJË HERË I VLERËSOJNË DHE I MBURRIN KOT ME KOT, SIPAS INTERESAVE TË TYRE, DHE PASTAJ PASI DËRRMOJNË ME RAPORTET E TYRE SKANDALOZE, U THONË SE JENI NË RRUGËN E DUHUR, KENI BËRË REFORMA TË MËDHA, KENI BËRË PROGRESE TË JASHTËZAKONSHME, POR JA QË NUK UA HAPIM DOT NEGOCIATAT, SEPSE GJASME NUK ËSHTË DAKORD GREQIA ME EMRIN E MAQEDONISË, PASTAJ PASI NDRYSHOHET EMRI I MAQEDONISË, NA DEL QË NUK ËSHTË DAKORD AS BULLGARIA SEPSE KA PROBLEME ME GJUHËN MAQEDONASE!!! NDËRKOHË QË NË TË VËRTETË, ASHTU SIÇ E DINË JO VETËM E GJITHË EVROPA POR TË GJITHË POPUJT E BALLKANIT PERËNDIMOR, QË EVROPA NUK I HAP KURRË NEGOCIATAT DHE NUK I PRANON KURRË NË BE VENDET KLEPTO-DIKTATORIALE, ANTIDEMOKRATIKE DHE KU SUNDOJNË KRIMINELËT DHE LIGJIN E BËJNË NARKO-BANDAT DHE QEVERINË E DREJTOJNË ORGANIZATAT KRIMINALE SOROSIANO-MAFIOZE!!! KJO ËSHTË E VËRTETA QË EVROPA NUK E THOTË TROÇ!!! KJO ËSHTË E VËRTETA QË BUROKRATËT E KORRUPTUAR TË BE NA E FSHEHIN!!! SEPSE ËSHTË NJËKOHËSISHT EDHE DËSHTIMI I TYRE I TURPSHËM!! PRANDAJ NARKO-SATRAPI SULLTANO-PUTINISTO-SOROSIAN I SURRELIT KA SHUMË TË DREJTË NË KLITHMAT, SHARJET, FYERJET DHE OFENDIMET E TIJ KARSHI KËTYRE BUROKRATËVE TË KORRUPTUAR MU NË MES TË BRUKSELIT!!! PRA KËTEJ E TUTJE NUK KA MË KUSHTE EVROPIANE APO PROCES TË BERLINIT PËR BALLKANIN PERËNDIMOR PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE DHE ANTARËSIM NË BE, POR KA KUSHTE TË BALLKANASVE KLEPTO-DIKTATORË TË PRANIMIT TË "BALLKANIT TË HAPUR" PËR BE DHE BUROKRATËT E KORRUPTUAR DHE IMORALE TË EVROPËS!!!!

Nuk ka rendesi24/06/2022 18:20

Te thuash brilant eshte shume pak. Por eshte e pabesueshme histeria Hitleriane e ketij njeriu, dhe e pabesueshme se si po e duron populli. Te gjitha cilesite negative qe ka ky njeri (lexo monster) sa vjen dhe po i demostron me shume. Ai ka borxh te sfidoje edhe Zotin. Vini re
ngjashmerine me Enver Hoxhen : Ai thoshte qe Shqiperia eshte fanar ndricues per gjithe boten.
Kurse ky tjetri thote qe do ta ndertoje ketu Evropen, nderkohe qe Shqiperia vitet e fundit njeh vetem regres te pandalshem. Dita kur ai do lere postin (i detyruar) duhet shpallur feste kombetare.

Edi24/06/2022 14:35

Shkrim brilant.Bravo !

Shto koment

Denonco