Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Zoti Rama, kujdesu për impotencën tënde e jo për p*nisin europian!

Zoti Rama, kujdesu për impotencën tënde e jo për p*nisin europian!

Nga Ylli Dylgjeri - 23/06/2022

Pas Jo-së europiane ja çfarë shkruan Rama:

‘Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!’- 

Por si qëndron e vërteta europiane?

Dje është mbledhur për këtë çështje edhe Parlamenti gjerman. Kontestimet për votën gjermane janë fokusuar te detyrat që i janë lënë Shqipërisë nga pala gjermane.

Deputetët gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të arrijë në BE një perspektivë “të shpejtë, të qartë, të besueshme dhe progres të prekshëm” për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë” në BE.

Pavarësisht progresit të madh në dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i paqëndrueshëm, me krim të organizuar, korrupsion dhe gjyqësor të dobët.

Duhen hapa konkrete per antaresimin e Ballkanit perendimor ne EU.

Sipas burimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU, bëhet fjalë pak a shumë për nëntë pika:

– funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

– miratimi i reformës zgjedhore;

– implementimi i reformës zgjedhore;

– ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

– ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

– vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

– rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”; 

– përparime në reformën e administratës publike;

– sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Ky është qëndrimi gjerman. Qëndrim politik, ligjor dhe detyrues. Qëndrimi gjerman nuk ka lidhje me "impotencën e frikshme", ndaj dhe njëherë zoti Rama:

Shiko impotencën tënde kronike e mos i qaj hallin palës gjermane se sa i është rritur p*nisi!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Azemi24/06/2022 13:24

Faleminderit zoti Dylgjeri per sqarimin e pikave qe Shqiperia duhet te permbush. Kur lexoj keto pika e kuptoj arsyen pse Rama po “shkerryhet” si gomar (se femije nuk eshte). Rama po “shkerryhet” se keto pika nga BE i rikujtojne se Rames i duhet te denoje njerezit e vet dhe marrezite e veta (p.sh. Vetem pika per te hetuar shitblerjen e votes e djeg Ramen me gjithe shoke, dhe natyrisht e tmerrshmja lidhje me krimin e drogen e organizuar i fut ne burg nje nga nje Ramen me shoke).

Uroj qe Shqiperia te mos zgjedhe me njerez si Rama qe “shkerryhen si gomar” dhe “lepijne vrasesit” e popullit te vet, e nuk kane asnje fare ndjenje ndaj shkaterrimit eshperngulja qe i bejne popullit te vet.

Mendoj se socialistet e ndershem duhet te distancohen nga Rama dhe shoket e shoqet e tij patronazhiste. Edhe patronazhistat duhet ta kuptojne se jane bere vegel e makinerise qe po shperngul Shqiptaret ne mase. Jane bere Njelloj si makineria komuniste e “spiunave te lagjes” qe e derguan ekonomine ne zero qe kulminoi me eksodin masiv te nje populli te vogel ne 1990. Tani eksodi po ndodh nga dita ne dite ndersa Rama “shkerryhet”.

Qytetari 23 qershor 202223/06/2022 19:51

U tha dhe çnuk u tha sot per Brukselin, për impotencen e BE, per OPEN BALLKAN, per deshtimin total te çeljes se negociatave ,apo per banden e shquar te Anglise qe perfomoi mbreme ne Tirane ne Amfiteatrin veror, por si nuk u tha nje fjale per koncertin madheshtor te kengetarit me fame grek JANIS PARIOS, I CILI KENDOI PER 4 ORË ne Tirane, duke patur nje sukses te madh...

Shto koment

Denonco