‘Shteti’ qesharak i Edvinit!

‘Shteti’ qesharak i Edvinit!

Nga Edi Paloka - 25/05/2022

Mjaftoi një ndeshje futbolli dhe disa mijëra tifozë të ardhur në Tiranë për ta nxjerrë zbuluar këtë “shtetin” e njeriut që “bën shtet”… “KO” që në raundin e parë!

Paralizuan jo vetëm Tiranën, po gjysmën e vendit për një ndeshje futbolli. E shpallen ditë pushimi, ndaluan plotësisht hyrjen e qytetarëve në Tiranë, vendosën shtetrrethim (pavarësisht se qytetarët mund të kenë një mijë probleme të tjera). Angazhuan gjithë policinë dhe pothuaj gjithë strukturat e shtetit për një event që përveç aspektit historik e festiv në sport, nuk duhej të kishte asnjë komplikim të jashtëzakonshëm në jetën e vendit.  E pasi u hapen mirë, duke u mburrur pikërisht për atë që nuk kishin asnjë meritë (sjelljen e finales në Tiranë), plasën si tullumbace dhe u squllën që në momentin e parë kur iu desh të kryenin pikërisht atë që ishte e vetmja detyre e tyre; ruajtjen e rregullit dhe qetësisë.

Do hidhen këta te gjithëditurit e do thonë që “këto skena ndodhin kudo”. Elisa do bënte dhe filmin e radhës. Po nuk është kështu në fakt!

Nuk ndodh në asnjë vend që të paralizohet jeta e të vendoset shtetrrethim edhe kur janë finale të ‘Champions League’.

Ka përplasje dhe dhunë huliganësh dhe në raste të tjera, po nuk i sheh askund pamjet sa qesharake aq dramatike të policisë, siç pamë këtu vetëm në 24 orë.

Ata policë, që i kemi parë të helmojnë me gaz edhe gra shtatzëna, që nxjerrin me dhunë nga shtëpitë e tyre fëmijë e pleq, i pamë se si iu luteshin me duar e këmbë tifozëve të dhunshëm.

Pastaj pamë dhe ekstremin tjetër, një episod ku disa policë civilë, në kaos total, nxjerrin pistoletat e ua drejtojnë tifozëve…

Kjo, një ditë pasi dy bandite me uniformë vranë me armët që iu ka dhënë Rama.

E gjitha kjo sepse policia është mbushur me militantë banditë që i duhen Ramës për të grabitur zgjedhjet e për të dhunuar popullin e jo me profesionistë që të luftojnë krimin e të sigurojnë qetësinë e qytetarëve të këtij vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco