Pesë pyetje për Kapexhiun

Pesë pyetje për Kapexhiun

Nga Agim Xhafka - 24/05/2022

1-Pse Spiropali i jep tenderin vëllait të saj?

-Bravo, Elisa. Motra për vëllain çfarë nuk bën! Jep edhe jetën, jo më lekët e buxhetit.

2-Kryeministrin tonë nuk e sheh asnjëherë me kostum. Pse?

-Mbase e vesh psh; kur shkon në dush. Po e vërteta është që ai i urren kostumet. Edhe në plazh nuk vesh kurrë kostum banje.

3-Cili simbol tregon transformimin ‘progresiv’ të vendit tonë?

-Mushka e Taulant Ballës. Se e ktheu në Range Rover.

4-Mendon se Majkos iu shërua goja?

-Nuk ka rëndësi në e ka të sëmurë a të shëndoshë. Ai ka mote e mote që flet veç me gojën e partisë.

5-Lija e majmunit a paraqet rrezik për shqiptarët?

-Them se në rrezik shumë të madh janë qeveritarët. Ka vite që gjithë ministrat janë kthyer në majmunë të Ramës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco