Nga politikani i keq s’mund të bësh njeri të mirë!

Nga politikani i keq s’mund të bësh njeri të mirë!

Nga Kim Mehmeti - 19/05/2022

Kryeministri i Shqipërisë e din se ‘Ballkani i Hapur’ është sinonim për ‘Botën Serbe’, botë e dalë nga ajo ruse dhe se si i tillë, është projekt që trurin e ka te Akademia, e zemrën, te Kisha Serbe. Dhe mbase prandaj ky projekt atë aq shumë e josh.

Por ata që e kritikojnë atë, nuk e dinë të vërtetën se nga një politikan i keq si ai, kurrë nuk mund të bësh një njeri të mirë dhe se, as nga dhjetë njerëz të këqij, s’mund ta bësh një shqiptar të vetëm të mirë.

Me një kryeministër që më mirë ndjehet në ‘Botën Serbe’ se në atë shqiptare - në vend që të ishte Piemont dhe çadër mbrojtëse e shqiptarisë - Shqipëria u bë vend që i ngjan një province serbe, vend ku nuk prodhohen ide, ku vyshken dhe shpallen shenjë prapambeturie patriotizmi dhe idealet shqiptare, ku modele suksesi janë narko-dilerët dhe politikanët hajdut dhe ku, art e kulturë janë kofshët e gjinjtë cullak, që ekspozohen si çdo gjë që shitet – si mishi i lopës nëpër mishtore.   

Dhe duke u shndërruar në një ‘tallava’ shoqëri ku cullakëria merret si shenjë civilizimi, që të ndihmon të bëhesh kryeministër i vendit, edhe ndodh që thuajse të gjithë të heshtim kur burrështetasit e ‘Rilindjes’ vendosin ta rrënojnë Teatrin Kombëtar, kur ata e përcaktojnë pamjen e Sheshit të Flamurit në Vlorë, kur e nxjerrin në ‘shitje’ Butrintin, kur Kryeministri i vendit e përcakton ‘tallava’ këngëtarin serb që do na zbavit…, pra të heshtim kur ekspertë që përcaktojnë çdo gjë shqiptare janë një grusht pushtetarësh, e të bëjmë zhurmë kur duhet të na vijë turp të flasim.

Kuptohet, shqiptaria nuk ka dalë nga terri, por është tërësi vlerash kulturore dhe flijimesh të shumë gjeneratave para nesh. Dhe pa dyshim se ajo do ishte më e bashkuar e më e begatë seç është, sikur të kishte qëndruar sa më larg ‘Botës Serbe’ e sa më pranë asaj mbarë shqiptare.

Andaj është e habitshme si mundet që edhe shqiptaria e sotme, dritën e vet ta kërkojë në terrin serb si dhe, të mos e kuptojmë se shoqëritë tona, nuk janë viktimë e ‘Piktorëve’ tanë proserb, por e mendësisë sonë se s’jemi ne pronarë dhe mbrojtës të shtetit, por kryehajdutët politik që atë e kanë rrëmbyer nga ne.

Sidoqoftë duhet thënë se Shqipëria është shëmbëlltyr e shoqërive shqiptare, në të cilat politikanët i kremtojnë fitoret e veta, përderisa populli i vuan dështimet dhe frustrimet e ushqyera me mosguximin kolektiv të përballet me të vërtetën se nëpër ‘Shqipëritë’ tona, interesat e ‘Rilindësve’ - e jo ato të shqiptarisë - janë interes shtetëror. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA19/05/2022 22:22

HEU, NGA POLITIKANI I KEQ NUK MUND TË BËSH NJERI TË MIRË! EU, NDËRSA ROLIFIKANI
DREQ TUK TUND TË NGRESH NDJERI TË PËSHTIRË!! NJË THËNJË POPULLORE T'MBARË
PELLAZGO ILIRO SHQIPTARIE: LUMI TUNA MO TË NDALTË;SI AS BUNA MOS AH,
TË FALTË!"
PSE BANDAT TERRORISTE, MË TRANDAT FERRORPISTE, KANË NDRRUAR EMRA
PO EDHE
ZEMRA, ASMILUAR SHQIPTARINË DHE VARRËZIMI SHTRUAR SHTIPKAGRINË; ME
MBI 24
PLAN PROGRAME, NDIZET KËTE VATËR KLAN GRODRAME; QË TUNA T'ËMROHEJ
DANUBI,
QË DTH NË SERBISHTJA-TERRBISHTJA NË ILIRO SHQIPTARINË PËRKTHEHËJ ËH:
"MBYTI
DITËN DHE QAJË E VRAJË NATËN"; BILE OR NGILE, EDHE ÇFARROSI OR VAROSI,
HUMBJA,
SHKRUMBJA,EDHE SHËNJË PA DOKË, SI QENJË PA KOKË!! NGA NJË FILOZOF OR
PLEQNAR,
I LINDUR QË THOT: PREJ SE KANË ARDHUAR TERË KËTA, PËR HATA, SHI LUKURI
BISHA,
TË TËRBUARA KARPATIANE; ME POROSI, HORRORZI, KURRË MË MORE BURRË
A GRUA;
NUK KEMI MUNDUR AS TUNDUR, TË I DALIM ZOT AS ATDHUT TONË OUH, AS TË
I DALIM
HAKUT KRYLEGJENDËS GJERGJ KASTRIOT SKENDERBEUT NGA PËRGJEGJJA
EDHE SOT
NDËRGJEGJJA NË GRANDEMA OU, GJERGJA MË ADEMA; GJERGJA MË ADEMA;
GJERGJA
MË ADEMA!!. DO NA MALLKON, SHKALLMON, GJAKU E PRAGU I SHQIPTARISË!.
MANI USA

Maloku19/05/2022 17:12

Je i madh, por po u thua paraziteve shqiptare me shumice e votues. Shkruaj ne diaspore. Do ju kuptojne. Njeriun nuk e ben mut halli, por duhet te kete karakter. 70% e shqiptareve ketu nuk kane karakter. Jane skutha e perfitues parazite.

Shto koment

Denonco