Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

A po shkon ekonomia drejt punëzënies së plotë?

A po shkon ekonomia drejt punëzënies së plotë?

Nga Klodian Tomorri - 19/05/2022

Kam përshtypjen se tregu i punës po përjeton një shtrëngim të paprecedentë në historinë e Shqipërisë, që po bën presion të fortë tek pagat.

Në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit të kaluar rrogat janë rritur me ritme të ndjeshme. Informacionet janë se tendenca ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të këtij viti.  

Shkaku është i qartë. Emigracioni. Bizneset thonë se në sektorë të caktuar rrogat janë dyfishuar brenda një apo dy vitesh dhe serish kanë vështirësi për të gjetur punonjës. Veçanërisht në kategorinë e punonjësve të kualifikuar.

Rritja e rrogave në të gjithë spektrin e tregut është lajm i mirë. Por kjo është edhe thikë me dy presa. Nëse rritja e rrogave nuk shoqërohet me rritje të produktivitetit, atëherë ekonomia humbet konkurrueshmërinë.

Si rregull një ekonomi duhet të jetë afër punëzënies së plotë. Bota këtë e arrin me reforma.

Ne e arrijmë duke përzënë njerëzit në emigrim. Por përtej kësaj, pasojat tek pagat janë të njëjta. 

Kujt do t'ia merrte mendja që Shqipëria një ditë do të përballej me treg të shtrënguar pune. Bizneset e ndjenë që para disa vitesh dhe tentuan atë skemën me Bangladeshin për të shmangur rritjen e rrogave. Por me sa duket bangladeshasit i bënë naftën kësaj pune.

Tani është radha e qeverisë të rrisë rrogat.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Azemi22/05/2022 01:37

Vetem nga fakti qe ky shkrim zbetthen, se po arrihet punesimi e rritja e rrogaveduke shperngulur Shqiptaret, nje kryeminister i ndershem qe e do Shqiperine me zemer, do te kishte ulur koken i deshperuar. Por e kunderta ndodh, Rama krenohet, si nje babe qe ahkelmon te gjithe femijet e tij, per te hapur rrugen njerit femije. Kjo eshte nje cilesi e nje perbindeshi, jo njerezore.

Eshte e hidhur qe Shqiptaret i kane dhene timonin nje shoferi perbindesh si Rama, qe adhuron vrasesit e njerezve fisnike (si p.sh. babi i tij qe vrau poetin, ose raste te tjera me video ku vete Rama del e mbron vrasesit).

Per mendimin tim eshte shume e hidhur, nese je socialist i ndershem qe ke votuar per Ramen. Ke votuar per nje njeri qe urren popullin e vet duke perfshire ketu edhe socialistet qe i dhane voten (p.sh. shikoni femijet tuaj se ai mendojne vetem si te ikin, ose shikoni veprat e Rames, shkaterrim, ndarje dhe shperngulje ne mase e Shqiptareve, dhe perqafim e puthje kembesh armiqve te Shqiptareve).

Dhe me e hidhura eshte se Rama krenohet si kryeminstri me i mire i gjith koherave. Per mendimin tim kjo eshte tradheti, e krahasueshme me spastrimin etnik te Shqiptareve ne Kosove e masakrat ne Cameri ne histori.

Uroj qe Shqiptaret, e sidomos socialistet e ndershem, qe te zgjohen e te mos shperngulin femijet e tyre, duke u dhene voten te tradhetareve si Rama me shoke. Uroj qe te zgjedhin njerez fisnike e te dlire ne te ardhmen qofshin ata socialiste apo demokrate.

Zoti e ruajt Shqiperine dhe njerezit e saj fisnike.

Shto koment

Denonco