Kartonat e kuq të rilindjes si rivrasje e viktimave të Srebrenicës

Kartonat e kuq të rilindjes si rivrasje e viktimave të Srebrenicës

Nga Avni Nezaj - 15/05/2022

Tri ditë më parë parlamenti shqiptar, mazhoranca e rilindjes e udhëhequr nga fitorja në fitore nga kryeministri i vendit, Edi Rama, hodhi poshtë një rezolutë të sponsorizuar nga opozita për të dënuar masakrën e Srebrenicës dhe për ta cilësuar atë si gjenocid. 

Deri këtu vendimi politik, nëse një masakër e tillë cenonte ndonjë përsonalitet ‘trim’ shqiptar që mund të kishte marrë pjesë në këtë krimi makabër, edhe “pranohet”. Por të paktën duhej pak diskutim edhe për këtë. Pak debat.

Por të mohosh me kartonin e kuq si gjaku, një masakër të përgjakshme të njohur ndërkombëtarisht këtë nuk mund ta përceptojë askush në këtë botë. Një masakër që nuk ishim të parët që po e njihnim, që po e dënonim pasi ajo është njohur dhe miratuar nga dhjetëra parlamente në mbarë botën, nga qindra organizata ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut, nga Gjykatat Ndërkombëtare. Eshtë dënuar edhe nga vetë serbët.

Por jo. Ne jemi kundër rrymës. Deputetët e rilindjes tri ditë me parë ishin veshur të gjithë burra e gra me çitjanet e Edi Ramës dhe mbanin në sy gjyslykët e Aleksandër Vuçicit. Dhe më e frikshmja në këtë vendim arrogant dhe të pa asnjë princip ishte se të gjithë deputetët qeshnin kur ngrinin kartonin e mohimit të masakrës. Një histori e përgjakshme ku vdiqën të masakruar nga ushtria serbe me shumë se 8000 boshnjakë.

Se çfarë kishte për të qeshur në këtë sjellje, vetëm Taulant Balla apo Erion Braçe mund ta shpjegojnë. 

Ndërkohë opozita në të drejtën e saj paraqiti një dokument shumë dinjitoz që vetëm e nderonte parlamentin shqiptar dhe biles, duhej që të miratohej pa asnjë diskutim dhe propozuesi i saj deputeti demokrat Tritan Shehu duhej te falënderohej për këtë iniciativë shumë të vonuar për parlamentin shqiptar.

Por jo. Rilindësit e kyçur në vezën e pjellë nga Edi Rama nuk kishin asnjë shans të nxirrnin kokën e të dilnin një herë të vetme nga klloçka sllave e 1941-it, kundër interesave të Serbisë në rajon dhe më gjerë. Ata në vijim të shpërblimit të krijimit të partisë “nënë” me 1941 dhe të pushtimit të Shqipërisë me 1945 nga komunistët me opinga nuk kishin se si të pranonin që serbët (që e kanë pranuar vetë) të kishin masakruar në Srebrenicë me mijëra njerëz e aq me keq kjo të quhej gjenocid.

Për ligje apo propozime të ndryshme në parlament deputetët e rilindjes ka ndodhur që nuk janë ngutur të ngrenë kartonët e mohimit dhe mos pranimit, biles ka edhe nga ata që abstenojnë ndonjëherë me urdhër.

Por jo. Tre ditë më parë të gjithë deputetët ishin në këmbë, grusht bashkuar rreth udhëheqësit që po djersin që të vijojë nënshtrimi i shqiptarëve nga Serbia, që po tkurret e dobësohet zëçjerrë që Kosova të mos ekzistojë e fuqishme. E kjo tashmë nuk është një lojë vetëm pushtetesh. Antikombëtarët përgatiten që edhe krimet serbe në Kosovë të mos i pranojnë e të pranojnë kështu hegjemonizmin serb deri në Himarë.

E ne duhet të tregojmë e pranojmë pështirosjen tonë nga kartonët e kuq të Rilindjes. Ashtu siç Serbia nuk e la në baltë Rusinë, ashtu edhe rilindja nuk e lë në baltë Serbinë. Biles mos u çuditni kur ndonjë rilindës ndonjë ditë të deklarojë se vëllezërit tanë serbë po i trajtojnë mirë miqtë tanë nga Kosova. Historia jo vetëm përsëritet, por edhe të imponohet. Kjo duhet të ndryshojë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA16/05/2022 06:44

HEU, KARTONAT E KUQ TË "RILINDJES" SI RIVRASJE E VIKTIMAVE TË SREBRENICËS!
EU, HARRKONAT O SIKUR RIVRITJES SI RIVRASJE E VIKTIMAVE TË SREBRERNICËS!
ATA QË NUK MËSOJNË NGA HISTORIA, DO TË U PRESRITEJ MIZORIA, KRIZOMËRIA!!
VËLLËZRIT E GJAKUT DHE GJENËS TË PRAGUT DHE NËNES SHQIPËRI; MU N'VITIN
1945 QË VËLLZËRVE NGA KOSOVA, MAQEDENIA, SERBIA, GJËJA PËR MOSBINDJE O,
NDAJ RIKTHIMIT PRAP, PRAP, NËN KTHETRA FASHISTE RUSO SERBO JUGOSLLAVE;
DUKE MARRSHUAR NË MARRSHIM VDEKJE, AFRO 6000 SHQIPTARË, TRI BATALIONE,
A, DUKE I PYETUR: PO KAH PO U DËRGOJNË O, VËLLEZËR SHQIPTARË?!" PËRGJIGJA:
PO NA MARRSHOJMË DREJTË MASAKRIMIT, KASAPRIMIT, VDEKJES MË MIZORE NGA
FASHIZMI RUSO SERBO KOMUNISTË, PËR GJËJA OUH, SI KUNDËR REVOLUCIONARË!"
DHE, EDHE VETË GJATË KALIMIT NEPËR SHQIPËRI, QË JANË MASAKRUAR OUH EDHE
KASAPRUAR CA CIVILË SHQIPTARË ZENË ROBË LUFTË NGA SIVËLLAZËR SHQIPTARË"
DHE, NË TIVAR QË U MASAKRUAN DHE U KASARPUAN NGA FASHISTA GJENOCIDALË
RUSO MALAZEZO SERBË ËH, ËSHTË SKUQUR TERË DETI ADRIATK NGA PLISAT O TË
GJAKOSUR ME GJAK TË KUQ TË SHQIPTARËVE NGA TROJET RIOKUPUARA EDHE TË
TRADHTUARA SHQITARISË NËN KTHETRAT RUSO SERBO JUGOSLLAVISË! MANI USA

Shto koment

Denonco