‘Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun’

‘Pesë pyetje për Bujar Kapexhiun’

Nga Agim Xhafka - 13/05/2022

1-Pse Rama nuk po e nxjerr emrin e kandidatit për president?

-Sepse Rama nuk po gjen akoma një kandidat më të mirë sesa Meta.

2-DASH nuk po sjell asnjë provë për të ashtuquajturin korrupsion të Berishës. Pse?

-Me sa po kuptohet DASH po pret që vetë Berisha të sajojë ca prova kundër vetes. Më pas t’i dërgojë në Amerikë e ata nga Amerika me e-mail t’ia çojnë Edi Ramës.

3-SPAK komandohet nga Rama, nga Veliaj apo nga ligji?

-Ka 9 vite që ligji tek ne komandohet nga Rama. Ama është e sigurt që SPAK-u i bindet Ligjit.

4-Butrinti me koncesion do lulëzojë apo do të harrohet?

-Butrinti do lulëzojë atëherë kur Rama do të harrohet.

5-Kur sheh në tv Ramën me Ulsiun në krah të qeshet apo rri serioz?

-Kur ajo dyshe shfaqet në ekran unë qesh seriozisht. Vërtet e kam.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco