Fytyra e vërtetë e aksit Beograd-Tiranë

Fytyra e vërtetë e aksit Beograd-Tiranë

Nga Çim Peka - 13/05/2022

Në harkun kohor të një jave Edi Rama është shprehur se krimet e luftës së Serbisë në Kosovë ishin ‘një sherrnajë’; është takuar në ‘mënyrë vëllazërore’ me liderin serb të Bosnjës, Milorad Dodik, ky tipi i shpallur person non-grata dhe i sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit ‘për cenim të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor’; ka kërcënuar hapur Bashkimin Europian se Shqipëria do të kthehet nga Lindja se ‘kështu ia kishin kërkuar qytetarët shqiptarë në anketimin e quajtur Bashkëbisedim me Popullin’; si dhe rrëzoi nismën e opozitës për miratimin e një Rezolute që do dënonte gjenocidin serb në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Reagimi i opinionit publik të brendshëm dhe rajonal, sidomos në Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë, ishte nuklear. Cicërimat e Ramës në Twitter ishin, siç parapëlqen të shprehet vetë Rama, ‘fjalë të nxjerra nga zorra’.

Irritimi i Ramës është i kuptueshëm, për faktin e thjeshtë se ai, me një lëvizje politike prej një politikani race të Sali Berishës, ra në kurthin nga nuk dilte dot.

I mësuar me shahun politik, si lojë e parapëlqyer karshi ish-opozitës, Edi Rama u zgjua ditën e djeshme i vetëdijshëm që ishte i zënë shah-mat. Nuk e di se sa i bindur ka qenë Sali Berisha se Rama do ta rrëzonte projekt-rezolutën, por ky i fundit e ka ditur që sido që të urdhëronte partinë e vet prej eunukësh, ai ishte i kapur në qark. Nëse do të votonte kundër (siç bëri) do të dilte hapur si kukull e qeverisë serbe në Tiranë; kurse nëse do të votonte pro rezolutës, do të zhgënjente Beogradin dhe do të shkatërronte të gjithë investimin diplomatik 9-vjeçar në shërbim të Beogradit.

Lëvizja e Sali Berishës nuk ishte vetëm kurth. Në të njëjtën kohe, ai i dha Edi Ramës një mundësi të artë për t’u pozicionuar aty ku i takon një qeverie shqiptare. Mundësi, të cilën Rama natyrshëm e humbi për shkak të çarkut të ngritur në Beograd.

Porse duhet të jemi të qartë, lidhja e Tiranës socialiste me Beogradin e çfarëdo lloj ngjyre nuk është ekskluzivitet i vetëm Edi Ramës apo i Partisë Socialiste. Është një histori 82-vjeçare që fillon me Enver Hoxhën, vazhdon me Ramiz Alinë, pastaj me Fatos Nanon për të mbërritur tek Edi Rama.

Vota e djeshme nuk është një njollë për Shqipërinë, por për Edi Ramën, Partinë Socialiste dhe qeverinë e tyre. Fundja, njëra palë politike donte që të dënonte gjenocidin serb në Bosnjë, ndërsa pala tjetër nuk donte. Për Edi Ramën dhe partinë e tij, ashtu si dhe në Kosovë, lufta dhe gjenocidi serb në Bosnjë nuk ishte gjë tjetër veçse një sherrnajë.

Nga ana tjetër, argumenti mbrojtës se vota kundër ishte për shkak se e propozoi Sali Berisha, nuk tregon gjë tjetër veçse një mënyrë për të thënë që nuk na lejon Serbia.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA13/05/2022 21:31

HEU, FYTYRA E VERTETË E AKSIT BEOGRAD TIRANË!" EU, SHËMBZGJYRA TEK TRETË
ZVARRËSIT BELIGRAD TIRANË!! KATASTROFAL FERR KOB NDAJ MBARË SHQIPTARISË,
HATA KORBAL STERR KOMB FARË SHTIPKAKRISË! QË NGA ZOGOLI DHE TOPTANI AUH
GOGOLI DHE RROPTANI; SI NIP E DAJ; SHI ZGRIP TË SHAJ O, VRAJ; DUKE TENTUAR O
KËRKUAR, TË BEHËJ, DEHEJ, ME SHKA SE SHKAU; A PËR VËLLA HEK VËLLAU; A, KRYE
VOTRE QITET SHKAU; DUKE PRER NË BESË DHE SHPRESË VËLLA, MOTËR, PËR SHKA
KRYE VOTËR!! HEJ, PORSI DUKEJ; SHI, DRUHEJ O, KËTA GJAKPRISHUR, LE TA BEJNË
TESTIN E ADN-ES DHE JEMI BUKUR TË BINDUR QË KËTA ANTISHQIPTARË NUK I KANË
ASNJË PIKË TË GJAK DHE PRAG TË SHQIPTARIT; HEEEJ, ASNJË PIKË TË GJAK E PRAG
TË MBARË PELLAZGO ILIRO SHQIPTARISË! PORSI, HORRZI; NA POSEDOJNË, HORRZE
MBROJNË, GJAKUN DHE THARKUN E PLAN KLAN TË LUKURI, DUKURI TË BISHAVE AH,
TË ISHAVE, PUSO VERBO GREKO TURKO JUGOSLLAVE-RUSO SERBO FERKO FURKO
JUGOSLLAVE; QË FAVORIZOJNË, FANTAZOJNË, KANAIBALIZMIN, KATRANIZMIN AUUH,
PËR ÇFAROSJEN, VARROSJEN PËR SËGJALLI TERË POPUJKOMBET JO RUSO SERBO
GREKO TURKO JGOSLLAVË!! REFUGJATË LUFTË NGA TROJET SHQIPTARE, MANI USA

idriz Gashi13/05/2022 18:29

Mos votimimimkesaj rezolute te genocidit ne Srebrenice eshte me e demshme dhe me e rend per shqiptaret e Shqipnise se sa ai genocide qe eshte bere steher ne Bosne nga ushtria kriminale serbo.qetnike e Sllobodan Millosheviqit .Andaj kete te keqe qe beri ky perlament per mos votim fajtor eshte Rama Kristaqi qe ka lidhje direkte me serbin dhe Vuqiqin i cili po i sjell deme te medha shqipnis e sudomos kosoves qe deri me tani eshte argati ma i fort i serbis qe kosova ka probleme te medha .Andaj pyes se deri kur shqipnia,e shqiptaret atje do e durojn kete tradhtar te veproi keshtu? Deri kur Shqipnia ,intelektualet e,rinia e studentet do heshtin e durojn nje Edi ram te bej qfar te doi ai me 3,5 milion shqiptar?Mendoi qe koha eshte te hiqet nga qeverisje ose me deshir ose me protesta popullore dhe deri sa ai te jap doreheqje mos me ia leshu deren e qeverise.

Shqiptaro-Amerikani13/05/2022 10:12

AMERIKANO-NON-GRATAT QË NUK I RREZIKOJNË PUSHTETIN E NARKO-REGJIMIT TË TIJ KRIMINAL, SULLTAN-SATRAPIT-SOROSIANO-ERDOGANISTO-PUTINIST TË SURRELIT, HAJDUTO-KRIMINELIT ORDINER, EDVIN KRISTAQ RAMOVIÇIT, AI I KA MIQ TË NGUSHTË, I RESPEKTON DHE IU PËRULET DHE U LËPIHET SI QENI TË ZOTIT!!!
KUR VJEN NË TIRANË, BASHKË ME BYTHËLËPIRËSAT, LLAPISTAT, GOJORËT, LETRAT HIGJENIKE DHE UTURAKËT E TIJ, FILLON DHE ÇJERR BYTHËN ME THONJ, PËR TMERRIN E TIJ, FOBINË E TIJ SHPIRTËRORE DHE PSIKOLOGJIKE, NON-GRATAN SALI BERISHA!!!
FYTYRA ËSHTË PASQYRA E SHPIRTIT, PRANDAJ EDVIN KRISTAQ RAMA KËTË FYTYRË KA PATUR GJITHMONË, TRIMOSH DHE AUTORITAR ME TË MUNDURIT DHE BYTHËLËPIRËS, LLAPIST, GOJOR, I NËNSHTRUAR, SERVIL, PUTHADOR, SHARLATAN, LEGEN DHE MUTNGRËNËS ME MË TË FORTËT!!!

Shto koment

Denonco