A do bëhet Shqipëria vend ku do strehohen vrasësit serb?!

A do bëhet Shqipëria vend ku do strehohen vrasësit serb?!

Nga Kim Mehmeti - 12/05/2022

Po, me moskalimin e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë sot në parlamentin shqiptar, Shqipëria ngelet vendi i vetëm në Ballkan që zgjodhi të jetë në krahun e vrasësve.

Dhe do mbetet përgjithmonë e paqartë me çka ne shqiptarët e merituam këtë turp që deputetët e ‘RIlindjes’ të jenë aq të kujdesshëm ndaj vrasësve serb, e të pashpirt ndaj viktimave boshnjake.

Siç do mbetet gjithashtu e paqartë ç’është ajo që regjimin e Piktorit e bënë të jetë më proserb se vet serbët dhe që e çon të bëjë çmos që t’ua shpërlajë krimet vrasësve serb, atyre që e kërcënonin botën se për një serb të vrarë, do vrasin njëqind myslimanë?

Siç duket në Tiranë gjallëron një çmenduri dhe perversitet politike që nuk mund të shpjegohet me asgjë racionale, përpos me të vërtetën se ‘Rilindja’ më parë mund të heq dorë nga shqiptaria, se sa nga serbizmi të cilin e ka thellë në shpirt.

Siç nuk ka dyshim se serbët gjithnjë e më shumë Shqipërinë do e ndjejnë si atdhe të dytë të tyre, ku jo vetëm që do i kalojnë pushimet, por ku do mund të strehohen edhe nëse dikush do i akuzojë për krime të bëra mbi boshnjakët dhe shqiptarët e Kosovës.

Po pra, sot më qartë se kurdoherë u pa se regjimi i tanishëm në Tirana, i shërben shovinizmit serb më shumë se edhe vetë serbët dhe se, Shqipërinë e kanë në duar ata të cilët janë më të kujdesshëm ndaj Beogradit se sa ndaj shiptarisë.

Dhe dikush do thotë se çdo popull i ka idiotët e vet politikë.

Po, çdo popull i ka edhe halet dhe kanalizimet e ujërave të zeza, por ato i mbulon që të mos shihen dhe nuk e lanë fytyrën politike me pisllëqet që rrjedhin nëpër to.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA13/05/2022 07:26

A DO BEHËT SHQIPËRIA VENDI KU DO STREHOHEN VRASESIT KRIMINEL SERBË?!
ËH, PO DEHËT SHTIPEGRIA TRENDI KU ZO KRERZOHËN VRASËSIT KRIMINEL VERBË!!
JO, POPULLKOMBI SHQIPTAR JANË NDËR POPUJKOMBET MË T'UNISUAR DHE MË TË
BASHKUAR, MË TRIMA DHE MË PATRIOTË, EDHE MË TË NDIEJSHËM NË MBROJTJE TË
VLERËS DHE NDERËS, TË MBROJTJES DHE VROJTJES, RIBASHKIMIT, RITRASHËGIMIT
DUKE RIPËRTRIRË DHE RPRIRË VLERË RIHIRË, Q'ËSHTË NJËRI NDËR POPUJKOMBET
MË TË LASHTË, TË STËRLASHTAË DHE ZOT EDHE PREJ ZOTI, TERË GADISHULLIT ËH,
ISHULLIT VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHNDRITKA VRRISË AH, PELLAZGO ILIRO MBARË
SHQIPTARISË!! NE KEMI LEGJENDARË O KRYLEGJENDARË TË NIVELEVE BOTËRORE,
QË JANË TË NJOHUR NË KULME MË TË LARTA NDËR GJENERATA MË NJERËZORE DHE
KANË LUAJTUR RROLE TË LARTA NË TERË NJERËZIMIN BOTËRORË; SHI PSH GJERGJ
KASTRIOT SKNEDËRBEU I MADH; ALEKSANDRI-LEKA I MADH; PIRROJA I MADH.. TANI E
KEMI KRELEGJENDARIN I UÇK-SË ADEM SHABAN JASHARI; QË PËR LIRI, PAVARËSI SI
DHE DEMOKRACI NA ËSHTË FLIJUAR, DUKE LUFTUAR FYTA FYTË ME ARMIKUN SHEK-
ULLOR SËBASHKU ME TERË FAMILJEN 24 ANTARË DHE 58 FARËFISË QË SIÇ DIJMË O
KATËR GJENERATA: GJYSH-GJYSHE, BABË E NENË, MOTËR E VËLLA, NIP E STËRNIP,
QË ËSHTË I VETMI NDËR HEROIZMAT HISTORIKE QË NJË FAMILJE TË LUFTOJË EDHE
T'FLIJOHEJ I MADH E I VOGËL, KUNDRA NJË SHTETI TERRORISTË MË KRIMINAL, DUKE
TENTUAR PËR TA ÇAFARROSUR, ÇRRANOSUR NËN HOLOKASUTE GJENOCIDALE AUH
TERË POPULLKOMBIN MBARË SHQIPTARINË!!! TË FALA REFUGJATË LUFTË, MANI USA

Shto koment

Denonco