A po ndjek Kuvendi i Shqipërisë linjën e Serbisë, Republikës Srpska dhe Rusisë?

A po ndjek Kuvendi i Shqipërisë linjën e Serbisë, Republikës Srpska dhe Rusisë?

Nga Boiken Abazi - 12/05/2022

Rezoluta e propozuar nga një grup deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë "Për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë Hercegovinë" u rrëzua sot me shumicë votash dhe krijoi një situatë që mund të ketë nevojë për disa sqarime: 

1. Rezoluta të ngjashme janë miratuar vitin e kaluar edhe nga Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Malit të Zi. Ndërkohë që Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka kaluar një rezolutë të tillë që në vitin 2010, në përputhje edhe me Rezolutën e Parlamentit Evropian për këtë çështje. Kujtojmë gjithashtu se në vitin 2005 edhe Kongresi dhe Senati në ShBA ka miratuar një rezolutë që krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë dhe në përgjithësi në Bosnjë Hercegovinë i njeh si gjenocid dhe i dënon ato. 

2. Fakti që organizata ndërkombëtare dhe ndërqeveritare ku bën pjesë Shqipëria kanë kaluar rezoluta që e dënojnë gjenocidin në Bosnjë Hercegovinë, nuk mund të shërbejë si argument që Shqipëria mos të miratojë një rezolutë të tillë në Kuvend. Asambleja e Përgjithme e OKB-së ka kaluar rezoluta që e njohin dhe e dënojnë si gjenocid atë që ka ndodhur në Bosnjë Hercegovinë, por kjo nuk e ka ndalur ShBA-në të miratojë një rezolutë të posaçme për këtë çështje. 

3. Vitin e kaluar në Bosnjë Hercegovinë u ndalua me ligj mohimi i gjenocidit që ka ndodhur në Srebrenicë. Ky akt u çua përpara pasi Serbia, Rusia, dhe "Republika Srpska" (brenda Bosnjë Hercegovinës) kanë qenë aktive në nivel rajonal dhe më gjerë në organizata ndërkombëtare në mohimin e gjenocidit që ka ndodhur në Bosnjë. Rusia ka përdorur edhe veton në Këshill të Sigurimit të OKB-së për të rrezuar një draft rezolutë në lidhje me gjenocidin në Bosnjë Hercegovinë. 

4. Ata që e rrëzuan sot draft rezolutën në Kuvendin e Shqipërisë me argumentin se dy prej deputetëve propozues kanë thyer embargon e naftës të asaj kohe, duke kontribuar në këtë gjenocid, nuk shpjeguan nëse do kalojnë apo jo një tjetër rezolutë për këtë çështje në Kuvend. U deklarua se në datën 11 korrik do të mbahet një seancë përkujtimore në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të ketë edhe 1 minutë heshtje për këtë çështje.

Mirëpo, nëse në datën 11 korrik Kuvendi i Shqipërisë nuk kalon një rezolutë që njeh dhe dënon gjenocidin e forcave serbe në Bosnjë Herzegovinë, duke dënuar edhe mohimin e gjenocidit, atëherë Kuvendi i Shqipërisë do përfundonte duke ndjekur një linjë që i shkon për shtat mohimit të këtij gjenocidi nga ana e Serbisë, "Republika Srpska" dhe Rusisë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA14/05/2022 08:26

A PO NDJEK KUVENDI SHQIPËRISË LINJEN E SERBISË, REPUBLIKËS SRBSKA-RUSISË!
A DO HJEK TRUTRENTI SHTIPEGRISË GRINDJE VERBËRISË O, REPUBLIKES SERBSKA
DHE RUSISË!! HEU, SIÇ ISHTE BETIMI I PARTISË SOCIALISTO KOMUNISTE KUR GJITHA
SHTETËT E BOTES TË DIKTATURËS KOMUNISTO SOCIALISTE VEÇ E KISHIN NDRRUAR
SISTEMIN E DIKTATURËS RUSO KOMUNISTE; A VETËM AUH,VETËM SHQIPËRIA KISHTE
MBETUR,TRETUR NË LINJEN E DIKTATURËS KOMUNSITE TË RUSISË O, DHE TË KINES;
E PËRHAPTE DHE KAPTE THIRRJE TERË QIRRJE: HEJ, DO TË HAMË DUSHK DHE BARI
E, NUK DO TA NDRROJMË SISTEMIN TONË DIKTATURËS KOMUNSTO RUSO E KINEZE!"
EDHE SOT KUR TERË BOTA E URREN DIKTATURËN TERRORISTE PËR NESHTRIMIN OR
SHFRENIMIN PËR ÇFARROSJEN DHE ÇRRANOSJEN E TERË KOMBEVE O LOBEVE DHE
MASAKRIMIN DHE KASAPRIMIN PËR TË I NËNSHTRUAR AH, NËNSHKRUAR DIKTATURË
KOLONIALE DUKE MOHUAR VLERËN OR NDERËN MË IDEALEN NJERËZORE BREZORE
PËR LIRI, PAVARËSI DHE DEMOKRACI TERË KOMBËTARE PO EDHE NDËRKOMBËTARE!
TË FALA NGA REFUGJATË TË LUFTËS PREJ TROJEVE MBARË SHQIPATRIE, MANI USA

Shqiptaro-Amerikani13/05/2022 10:47

DEPUTETËT PREJ KARTONI TË KUQ TË RILINDJES!!! SHIHNI SA PËR TURP QË JANË KTHYER!!! SA QESHARAKË!! SA TË PACIPË!!! SA PLEHRA!!! KUKULLA PREJ MUTI!!! ÇFARË UTURAKËSH TË QELBUR NGA E PËGËRA 17-VJEÇARE E EDVIN RAMËS!!! KUSH E KUSH TA NGREJË TESËRËN E PARTISË SA MË LART QË TA SHIKOJË "AI", LARTGJATËSIA E TIJ DHE PADRONI I TIJ SERB QË NGA BRUKSELI!!!!
EDVIN KRISTAQ RAMOVIÇI ËSHTË NJË SATRAP MË KRIMINEL SE SA SLLOBODAN MILOSHEVIÇI, RADOVAN KARAXHIÇI, PUTINI, KIM YOUNG UN, SADAM HUSEINI, MILORAD DODIKU DHE ALEKSANDËR VUÇIÇI.
HABITEM SE SI SHBA QENKA SOROSIANIZUAR, VERBUAR DHE QENKA KORRUPTUAR KAQ SHUMË!!!!
AMERIKANO-NON-GRATAT QË NUK I RREZIKOJNË PUSHTETIN E NARKO-REGJIMIT TË TIJ KRIMINAL, SULLTAN-SATRAPIT-SOROSIANO-ERDOGANISTO-PUTINIST TË SURRELIT, HAJDUTO-KRIMINELIT ORDINER, EDVIN KRISTAQ RAMOVIÇIT, AI I KA MIQ TË NGUSHTË, I RESPEKTON DHE IU PËRULET DHE U LËPIHET SI QENI TË ZOTIT!!!
KUR VJEN NË TIRANË, BASHKË ME BYTHËLËPIRËSAT, LLAPISTAT, GOJORËT, LETRAT HIGJENIKE DHE UTURAKËT E TIJ, FILLON DHE ÇJERR BYTHËN ME THONJ, PËR TMERRIN E TIJ, FOBINË E TIJ SHPIRTËRORE DHE PSIKOLOGJIKE, NON-GRATAN SALI BERISHA!!!
FYTYRA ËSHTË PASQYRA E SHPIRTIT, PRANDAJ EDVIN KRISTAQ RAMA KËTË FYTYRË KA PATUR GJITHMONË, TRIMOSH DHE AUTORITAR ME TË MUNDURIT DHE BYTHËLËPIRËS, LLAPIST, GOJOR, I NËNSHTRUAR, SERVIL, PUTHADOR, SHARLATAN, LEGEN DHE MUTNGRËNËS ME MË TË FORTËT!!!

Shto koment

Denonco