Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Sukth, raportohet për një viktimë

 Debati Tabaku - Ahmetaj edhe Mariana Mazzucato!

Debati Tabaku - Ahmetaj edhe Mariana Mazzucato!

Nga Irena Beqiraj - 12/05/2022

Tabakun edhe Ahmetajn i njihni! Tabaku, sipas saj, është tiranase e nderuar! Ahmetaj ka berë shkolla, që sipas tij "Tabakut do i duheshin tre jetë! Por, Mariana Mazzucaton, nuk besoj se e njihni të gjithë. 

Ajo është një nga mendjet më brilante të shekullit 21, një grua e cila renditet në zërat që po formëzojnë teoritë e reja ekonomike, kryesisht ato zhvillimore.
Sot tek dëgjoja debatin e mburrjet e dy politikanëve tanë, në mendje më erdhi pikërisht Mariana e cila shkruan: 

"Anglia në total, që nga viti 1998 ka pasur mbi 700 projekte të financuara përmes PPP, me një vlerë kapitali prej rreth 60 miliardë £. Nën marrëveshjet aktuale të pagesave, këto do t'i kushtojnë portofolit publik gjithësej 310 miliardë paund deri në 2047. Pra pesë herë më shumë se kostot fillestare kapitale. Zyra Kombëtare e Auditimit të Mbretërisë së Bashkuar vlerëson se kostoja e një projekti të financuar me PPP është zakonisht rreth 40 për qind më i lartë se një projekt identik I financuar nga fondet e qeverisë".

Mazzucato padyshim do të çuditej kur të dëgjonte që sipas qeverisë PPP tona, jo vetëm janë të mirë hartuara, por ato janë ofruar edhe me koston më të ulët të mundshme. Madje as Korrupsioni "personal" i liderit të autoritetit kontraktor nuk paskërka ndikuar aspak në rritjen e kostove, të cilat miratohen edhe firmosen nga Ministria e Financave. 

Mazzucato po të ishte në atë sallë, duke mos qenë tiranase e vjetër, do t'i rikujtonte sidomos zv/kryeministrit "me shkolla sa për 3 jetë", që nuk ka PPP me kosto të ulta, aq më tepër kur ka akuza për korrupsion. Por nuk do të mjaftohej me kaq.

Ajo do të fliste për atrofizimin që i shkaktojnë Administratës publike edhe sektorit publik, praktikat e PPP.

Dëmi më i madh edhe afatgjatë që PPP sjellin, fatkeqësisht nuk matet në kostot buxhetin e shtetit, por në lënien të pazhvilluar të Administratës, në katandisjen e sektorit publik në një trup me "aftësi të kufizuara", pa aftësi strategjike edhe praktike në hartimin edhe implementimin e politikave apo ofrimin e shërbimeve, pa mundësi rritje, edhe pa asnjë kapacitet atraktiv për të tërhequr më të mirët.

Ajo do të fliste për rëndësinë që ka për sektorin publik të mesojë, duke kryer punët edhe funksionet që sot ja kemi lenë në dorë privatit. 

Por nuk ka Mazzucato në atë sallë, ajo është vetëm ne kokën time. Aty ka kokosha që këndojnë në majë të plehut!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lani16/05/2022 15:13

O jevgjiti I anglishtes, ore pusht e kusar ti duhesh tredhur dhe djegur me Nepal keto Jane hajdutet qe zgerdhihen I pari ahmetaqi dhe e dyta tabaqi.

kuti13/05/2022 15:00

Heuu! Evgjiti a pasaka bere aq shume shkolla, qe nje njeriiu te zakonshem ju dashkan tre jete! pi..te semes!! Pse nuk e mer NASA kete ndyresire te klasit ordiner? Ti o evgjit nuk ke bere asnjee shkolle perveç asaj te vjedhjes e te njeriut pa moral dhe keto i bere ne shkollen e ppshurres.... E... ketu e verta del ne shesh, se hajdut si ti dhe ustai yt, nuk ka dhe duhet te hapni universitet per hajni dhe shkence anti moral, per kete po jeni te vetmit ne Shqiperi!

Shto koment

Denonco