Një ‘çupkë’ e llastuar, ministreshë, na trajton ne qytetarët si piromanë!

Një ‘çupkë’ e llastuar, ministreshë, na trajton ne qytetarët si piromanë!

Nga Artan Fuga - 13/03/2022

Më dërguan një video mbrëmë ku shihej ministrja Balluku që u bënte gjoja presion tregtarëve të karburanteve për t'i mbajtur ca kohë çmimet në një farë kontrolli ndryshe "ata", "ata", "ata", do t'u vinin zjarrin stacioneve të furnizimit me karburant.

Unë nuk dua të besoj se ka të tillë piromanë mes protestuesve, por kjo është tjetër gjë që meriton analizë.

Ajo që më drodhi mishin, ma bëri lëkurën me mornica, më mbushi me zemërim ishte trajtimi i qytetarëve si "ata" që do t'ju djegin o pasanikë nafte!

Ajo si nëpunësve publike që ushqehet me taksat e qytetarëve, që duhet të mbrojë interesin publik, atë të qytetarëve, i trajton "ata" si turma djegësish, arsyet e kontrollit të çmimeve e gjen te agresiviteti djegës i turmës, ne qytetarët na trajton si "ata", "ata", "ata", "ata" që janë jashtë, në vend të shprehte interesat e turmës qytetare.

Ky është mentaliteti i shumë zyrtarëve të lartë që kujtojnë se janë nëpunës të Perandorit Minh, apo të sulltani Murat i II, apo të Faraonit  Ramses, kur duhet të jenë shërbëtorë të bindur, të flakshëm në çdo çast në "vrimën" e tyre të jetës personale nga qytetari.

Ky është një mentalitet i poshtër diktatorial! I trashëguar! I rilindur! I rikthyer! Është përbuzja ndaj qytetarit që po restaurohet ditë me ditë dhe e ndjen në përbuzjen që nëpunës të lartë publikë nuk mungojnë t'u bëjnë qytetarëve! Sillen si faraonë të vegjël!

Unë qysh sot nuk e njoh më atë si ministre, E përbuz!

Prandaj them se sheshet duhet të mbushen për demokraci, jo vetëm për naftë!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gj13/03/2022 16:52

Me Ju jam dhe unë e mijra të tjerë...,por edhe"ministreshat tjerat" si kjo e më keq janë..
Prandaj, neveri për të gjitha!

krasasi tp13/03/2022 15:48

Z.Fuga, kjo çupka është mbesa e Beqir Ballukut dhe bëjmë gabim që meremi me biografi si në kohën e merhumit, por kur me trashëgiminë politike mburresh dhe e evokon, qytetarët kthehen pas. Kur shohin ministreshën tjetër Znj.Bilali, se si pretë dhe nuk zbretë nga Bensi pa ja hapur derën shoqëruesi ,ata që e njohin, kujtojnë se si pinte duhan me pedagogët ,diktonte notat e të tjerëve dhe vendoste 10 për vete. Gradohej drejtoreshë e non/gratës dhe uzurponte me farefisni pushtetin e socialistëve në Shkodër.Sot në protestë një qytetar në podium pyeti se ku i gjeti Spiropali 5 milion euro, se ku i gjeti Arben Ahmetaj 11 milion euro. BE -së se ku i kanë humbur grantet për bujqësinë akorduar Shqipërisë. Ministresha i kundërpërgjigjet me "Akademinë e Barinjëve". Qytetarët në protestë janë paqësor dhe nuk kanë treguar asnjë agrsivitet.Nuk kanë këputur asnjë lule.Nuk janë as potencialisht piromanë dhe ministresha ndoshta trishtohet për këtë. Por falë protestës paqësore qytetarët morën edhe një konçension tjetër."Nuk do rritet bileta e urbanëve". Ju kërkoni me të drejtë që protesta të fokusohet te lufta për demokraci. E keni gabim Profesor. Qeveria nëpërmjet presionit të protestës,duhet të riformatohet. Po nuk e bëri ,ti çojmë 'fermanin'. Duam 'kokën' tënde Z.Rama. SPAK-un që e paguajmë sa 'frëngu pulën' - e meritojnë, të punojnë me orar e pa orar, si protesta. Nëse opozita politike ka vendosur ta dënoi veten me vdekje, protesta po ju vjenë në ndihmë.Po i kujton se edhe me ligj edhe me mësime që vijnë nga librat e shënjtë,vetvrasja është mëkatë. Në fund,nëse nuk reflektojmë të gjithë, ngjarjet po rrokullisen me shpejtësi. Bijtë më të mirë e më të aftë,midis protestës,emigranëve,diasporës, po qe nevoja edhe me këshilltar nga jashtë do dinë ta çojnë para Atdheun.

Sulo13/03/2022 15:42

Nuk eshte nje cupke e llastuar , por eshte nje kurvice e krocereve !

Isa13/03/2022 15:15

Ne bravo te madhe z fuga! Dru sa me shume mushkes, se ndryshe ajo kercen me bishtin perpjete!

Daj Jaku13/03/2022 14:38

I madh je Profesor Fuga !!!

Shto koment

Denonco