Absurdi/ U japim vulën, por na jepni bazën e Berishës pa Berishën

Absurdi/ U japim vulën, por na jepni bazën e Berishës pa Berishën

Nga Çim Peka - 12/03/2022

Shumica e deputetëve demokratë vazhdoi të kërkonte sot dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD, pasi ka sjellë 6 humbje rresht, madje së fundmi duke e renditur PD-në si forcë të tretë për herë të parë në histori.

Por në fund të mbledhjes, Enkelejd Alibeaj tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha duhet të bëjnë hapa pas.

Në mënyrë qesharake, Basha po tenton të përfshijë Berishën në këtë histori pasi ka dalë forcë e tretë.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë politike që grupi i tretë në politikë të diktojë opozitën e vërtetë, atë që iu është diktuar shqiptarëve me votë.

Jo vetëm kaq, por janë pikërisht ata që e kanë shkarkuar Sali Berishën dhe opozitën e vërtetë që tani i kërkojnë të bëjë hapa pas.

Paradoks të tillë nuk ka njohur historia.

Basha mund të tentojë të tërheqë Berishën në këtë histori, duke u kapur si i mbyturi pas fijes së barit.

Por ai edhe grupi që shpik teorira të panjohura në politikë janë shkarkuar me Kuvendin e Rithemelimit.

Kjo votë u ratifikua më 6 mars nga vullneti i shqiptarëve.

Gjithçka tjetër është histori humbësish.

Ndërkohë që 6 Marsi tregoi se votat i ka Berisha dhe Basha ka vetëm vulën. Dhe çfarë po ofrojnë deputetët e PD sot? Ne u japin vulën, ju ndalojeni atë që ka votat. E kuptoni se çfarë niveli politik dhe moral ka sot një pjesë e grupit të PD? Berisha tregoi se janë ata që kanë nevojë për votat e tij, ndërsa këta i thonë na jep votat që ke, se ne kemi vulën dhe largojmë Bashën e shkarkuar në fakt.

Sali Berisha dhe deputetët që ju bashkuan nuk kanë pse humbasin me kohe me ‘lulzimsa’ e ‘lulzimse’, të mbledhin kuvendin e të zgjedhin kryetarin me një anëtar një votë, e të shkojnë të marrin selinë.

Kaq e thjeshtë është. E vetmja gjë pozitive e kësaj mbledhje ishte se tregoi një gjë që dihej në fakt.

Bashën nuk e do më askush.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Demokrati12/03/2022 20:17

O te shiturit e Syri pse nuk i nxirni komentet.Ju nuk u pelqen divesiteti i mendimeve po i censuroni .Kaq servile jeni.Ju televizionin e shihni si biznes dhe jo ti sillni publikut relitetin.

tarasi12/03/2022 20:16

kjo do te thote qe lul basha iku per lesh bashke me juri kim.ishalla luli terheq kemben zvarre dhe merr me vete edvin kristaqin.

Demokrati12/03/2022 17:51

Ndjej keqardhje per ty Cim Peka qe me kete shkrim i fryn eres se percarjes ne PD.Per ty vlejne me shume individet se PD si shprese e gjithe shqiptarve.Sali Berisha ka ndikuar ne gjithe vendimarjet qe ka mare Lulezim Basha si per daljen nga parlameti e der per bojkotin e zgjedhjeve lokale dhe tani ben faltor per humbjet ne zgjedhe dhe percarjen e PD.Panvarsise coroditjes qe eshte krijuar ne antarsine e PD mos kandidimi i te dyve dhe vorimin e nje kandidati te ri do conte ne bashkimin dhe forcimin e PD dhe imponimin e zgjedhjeve te parakohshme qe do ta conte ate ne fitoren e sigurt.Si duket ti cim je paguar mire nga Berisha nga parat e korupsionit.

Shto koment

Denonco