Nuk jetohet me paranojë!

Nuk jetohet me paranojë!

Nga Sonila Meço - 11/03/2022

Plotësoni një pyetësor të tillë dhe përgjigjet lexojani vetes si një tekst të vetëm dhe shihni çfarë mesazhi ju del. Kështu s’ka paranojë t’ju bëjë të dyshoni se kush po bën çfarë. Ti ore ti, ç’po bën për veten….

A është e përballueshme jetesa?

Çmimet e energjisë, karburanteve, ushqimeve a i përballon dot?

Të del paga për shpenzimet mujore?

Nisi kjo histori çmimesh e varfërie me luftën në Ukrainë?

E di se Shqipëria ka qënë prodhuese nafte, industri që përbënte 30% të GDP?

A e di sa naftë vendase përdorim?

A e di si janë shkatërruar rafineritë e përpunimit të naftës dhe dosjet janë mbyllur për autorët?

A e di se Shqipëria mund të mbulojë një pjesë të mirë të tregut me prodhim vendas, por sot je ne duar vetëm të importit?

A e di se në Cakran psh, po të qe investuar prodhimi shkonte menjëherë në makinën tënde, me çmim shumë më të ulët se i importit?

A e di se sa mundësi diversifikimi energjie ka Shqipëria për të mos u varur si Europa nga gazi rus e ukrainas?

A e di se pak vende në Europë janë aq të përshtatshme sa Shqipëria për prodhimin e energjisë së rinovueshme?

A e di sa dritë dielli me potencial energjetik ka vendi?

A e di sa potencial natyror energjetik nga era ka në Shqipëri?

A e di sa burime të pasura gjeotermale ka në tokë Shqipëria?

A e di se tokat bujqësore kanë qasje në sasi të jashtëzakonshme të biomasës dhe se për më tepër, pyjet mbulojnë rreth 36% të territorit të vendit?

A e di se ky kapacitet prodhimi nëse do qe vënë në punë do të mbulonte nevojat në vend e do destinohej për eksport në Perëndim?

A e di se s’ke arsye të rrish me sytë nga qielli për të pritur furnizimin me energji e për të mos vuajtur çmimet e larta?

A e dise sistemet fotovoltaike diellore dhe turbinat e erës kushtojnë më pak sesa qymyri?

A e di se në një vend si yni me kaq rrezatim diellor gjatë vitit, investimet në infrastrukturën diellore termike dhe sistemet fotovoltaike do t’i shlyenin kostot e tyre brenda pak vitesh?

A e di çfarë pasurish ka Shqipëria dhe ti si banor i këtij vendi, pjesëtar i kësaj pasurie nuk merr asnje kacidhe prej saj?

A e di pse nuk bëhen, a e di se qeveria sheh miliarda të ardhura në taksa dhe ryshfete për koncesionet e pafundme e të pakërkuara që jep?

A e di se prodhimit vendas ushqimor i është vënë këtë vit një barrë e frikshme fiskale që nuk e ka patur kurrë më parë?

A e di se ndryshimet fiskale për 2022-in godasin 90% të prodhimit vendas dhe vijnë pas gati 3 vitesh të vështirë që kaloi sipërmarrja nga tërmeti dhe pandemia?

A e di se hamë produkte të shtrenjta importi që mund të prodhoheshin në vend me kosto shumë më të ulët e cilësi më të lartë?

A e di se rritja e taksave ka sjellë rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore e të bulmetit me 30%?

A e di se prodhimi vendas nuk subvencionohet?

A e di se sot Shqipëria ka “oligarkë” me para buxheti shteti (të tuat dmth) dhe importues të mëdhenj (që godasin prodhimin vendas për interes tregtar)?

A e di që grurin e miellin i siguron nga Rusia e Serbia dhe se vetë Shqipëria ka toka që lihen djerrë e mund të kompensonin importin?

A e di çfarë sjell heqja e rimbursimit për lëndët djegëse të konsumuara në serat me ngrohje, për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në tulla, çimento dhe naftën bruto?

A e di se mungesa e prodhimit vendas i shtrenjton perimet e frutat me 40%?

Dhe këto të gjitha i kishim mbi shpinë para luftës, para pandemisë, para tërmetit.

Ndaj mos ler paranojën se kush flet në protestë të të zbehë arsyen e kërkesës së llogarisë, aq më tepër kur opozita në meditacion nuk do të prishë fokusin e pamendimtë ala Deepak Chopra.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp12/03/2022 14:12

Znj.Sonila Meço,kur e ke pasur përball Kryeministrin nuk ja ke bër asnji nga këto pyetjet që me të drejtë i shtron sot, për të 'shtyrë' përpara.qytetarët. Kur i ke pasur përballë në studio ish kryeministrat ju bëje surpriza ,por nuk ju bëje pyetje të sikletshme. Nuk kishe fajë. Ndryshe ,"Media e Kazanit" nuk do të mbante as një ditë si moderatore, as si gazetare dhe as si pedagoge. Gjene mirë që sot ke reflektuar. Sonte në mbrëmje është në provë para qytetarëve, jo Kryeministri por moderatorja . Por do ishte me interes që moderatorja ti drejtonte Kryeministrit edhe disa nga pyetjet që keni formuluar edhe Ju . Ne e dimë se çfarë bën Z.Rama para dhe pas lufte dhe para fushate. Përgjithësisht fletë drejtë. merë thesin dhe lyp nëpër botë. Edhe në daljen e fundit me siguri ka shkuar për të lypur ndonji çisternë nafte. Në 2013 para marrjes së pushtetit, pasurinë kombëtare ,nxjerrëse dhe përpunuese, ja kishin vjedhur,shkatërruar dhe braktisur të mëparshmit. Të gjithë prisnin administrim , rishtetëzim
për konçensionet abuzive, ringritje të industrisë përpunuese nëpërmjet afrimit të investitorëve strategjik me bonus partnerët dhe reforma.
Në 4-vjeçarin e parë i fusnin duart në timon LSI. Në 4- vjeçarin e dytë, ujin ja turbullojnë rrugës Ministrat, Kabineti dhe vendimarrësit lokalë. SPAK -u thotë Z.Rama le ti shqyei ujqit që po na hanë delet e që po na shpërbëjnë kopenë. "Po SPAK-u ku është" ?. Pse unë po ja zë duart SPAK-ut justifikohet Z.Rama. Ndërkohë që SPAK-ut po i shtohet 'volumi' nga keq qeverisja. Mesaduket të gjithë luajnë fijet e oligarkisë botërore dhe veprojnë sikur të ishin guvernantë të saj. Oligarkisë botërore dhe guvernantëve të saj lokalë, nuk i volitë ndryshimi. Në përpjekje për ta çvendosur dhe zëvëndësuar popullin shqiptar me 'dele' nga qytetërime të tjera , guvernantët tanë tjerin retorika patriotike, në vënd të reformave gjithëpërfshirëse mazhorancë-opozitë në të gjitha fushat. Dhe që këto mos të ndodhin ,në pamundësi për ta destabilizuar vendin, kanë gjetur më të lehtë të destabilizojnë opozitën. Reformat dhe SPAK i kanë halë në sy.

MANI USA12/03/2022 00:11

HEU, NUK JETOHET ME PARANOJË! EU, TUK FERRZOHET PARALOJË N'GARA PLOJË!!
AHIII, A DINI APO A E NDIENI; QË UDHËHEQJA HORRE KURTHËDREQJA,ME TREGTI AH,
GËRRDI, KËRRDI; DUKE SHITUR, KUKE SHKITUR; GATI TERË PASURINË, HAMSHURINË
GJËJA AH PRERJA, PROCESIONE, GROPRESIONE; VETËM AH, VETËM; PËR INTERESA
PËRSONALE; DUKE SHKELUR, NGELUR, MBI GJAKUN O, PRAGUN, TË ÇLIRIMTARËVE,
DËSHMORËVE, KRIJIMTARËVE, KRESHMORËVE; QË DHANË GJAKUN ME JETËN EDHE
FAMILJE EDHE FAREFIS; OUH, PËR LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI, MBARË KOMBËTARE,
MBARË SHQIPTARE!!. A E DINI SE TROJET TONA MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE TEK
JANË NDËR VENDET MË TË PASURA TERË BOTËS, ME PASURI MBI TOKËSORE EDHE
NËNTOKËSORE; QË NGA PASURIA E BEGATË TERË TROJEVE TONA GADISHULLI ILIRO
SHQIPTARIE; QË PASUROHËN DHE DASHUROHËN TERË OKUPATORË O UZURPATORË
TANË, QË NA KANË NDARË, PËRÇARË, DHE SHARË; A SOT TROJET TONA JANË COPA
COPA, NË NENTË COPEGRIMA; DHE KËTO TROHA SHQIPËRI LONDINEZË-SHTIPEGRI
HORDHI KREZE DHE KOSOVA AHTISARI-HORRPROVA ATI VARRI; O, NGA TREGTARËT
VDEKËVARRRËT; SE PAK U DUKËN, QË NA ZHDUKËN MBI 80% PORSE, KËRKOJNË OR,
TENTOJNË 100% TERË TROJET GADISHULLIT PELLAZGO ILIRO SHQIPTARIE OUH ORE,
VËLLAZËRO RIHIRO FARE SHNDRITKA VËRRIE!! A, POPULLKOMBI YNI SHKEPUR EDHE
TRETUAT ANËMBANË, ZANËMZANË, KONTINENETEVE, TRONDITË RENDEVE, SIKUR O,
JEVGJIT GABELË, QË JANË VIKTIMA SI JETIMA; PA KOMB, PA ATDHE, PA FE, PA DIJE,PA
HIJE; DUKE VUAJTUR, SHUAJTUR; RRRUGËVE TË BOTËS, BURGJEVE TERË SQOTËS!!.
T'FALA NGA REFUGJATË LUFTË PREJ TROJEVE MBARË ILIRO SHQIPTRAIE! MANI USA

Deepak Chopra.11/03/2022 23:50

ca eshte Deepak Chopra.

Shto koment

Denonco