Për ata që rrudhin buzët me koalicionin!

Për ata që rrudhin buzët me koalicionin!

Nga Genc Pollo - 02/02/2022

Në fillimet e pluralizmit dhe në zgjedhjet e 22 marsit 1992, PD bëri aleancë me PSD e Gjinushit e më vonë (1996, 1997) me një fraksionin të PSD (që u kthye në parti) mbasi fraksioni i Gjinushit u orientua nga PS.

Në vitin 2005, PAA e Xhuvelit u bashkua me koalicionin rreth PD-së, që ishte fitues.

Në vitin 2009, PD bëri koalicion me LSI për të arritur mazhorancën parlamentare e për të qeverisur edhe 4 vite.

Në vitin 2017, fushata e Lulzimit kryesisht sulmoi LSI-në (e cila kandidonte më vete dhe jo në aleancë me PS). Pasoja ishte perceptimi i PD-së si partner junior në koalicion me PS-në, i Lulzimit si zv/kryeministër në qeverinë 'Rama 2'; pasoja e këtij perceptimi ishte humbja e interesit për të votuar nga elektorati demokrat, fryrja me vota opozitare e LSI-së dhe disfata historike më e thellë për PD-në e Lulzimit.

Në mars 2021, Lulzimi nënshkroi koalicion parazgjedhor me LSI-në. Ky ishte një ndër pak veprimet e arsyeshme; pavarësisht nga dritëhijet e bashkëpunimit gjatë fushatës deri në 25 prill.

Po i rendis këto fakte historike për të kujtuar lexuesin se aleanca e koalicioni me parti të vogla të spektrit të majtë ka qenë i zakonshëm për PD-në. Koalicioni me PS-në ka ndodhur vetëm në situata të jashtëzakonshme si 1991, 1997 dhe, fatkeqësisht, 2017.

Gjithashtu, për të tërë ata që vërejnë propagandën e Grupimit Lulzimi se për "koalicionin PD-LSI" (natyrisht nuk përmendin as partitë e tjera e as uzurpimin e vulës/siglës nga Lulzimi) duhet kujtuar se do të votohet për kandidatë të Partisë Demokratike legjitime. Të cilët fituan në primare.

Të gjitha partitë në opozitë (jo vetëm LSI e Demokristianët) po përkrahin kandidatët tanë. Përballë janë kandidatët socialistë; me asistencë nga personat që do të fusë në garë Grupimi Lulzimi.

Vini re se bëhet fjalë për garë mazhoritare me një raund. Jo për zgjedhje në këshillin bashkiak ku çdo parti hedh në fushë listën me kandidatët e saj.

Çdo votë që i hiqet kandidatit të PD-së nga Grupimi Lulzimi, i shërben direkt regjimit Rama e mëkëmbësve të tij në gjashtë bashkitë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari02/02/2022 22:54

Nje armiku te demokrateve ti japesh voten eshte krim i rende. Kush vertet eshte demokrat i ka pese para mend ne koke te largohet urgjentisht nga liliput llylli. Nuk e konceptoj dot ti shkoj pas nje madhtruesi ordiner. Ndaj thirrja ime si nje nga demokratet e pare eshte: Te gjithe demokratet e vertete dhe ata qe besojne ne LIRI votat per "SHTEPIA E LIRISE".

Daj Jaku02/02/2022 14:55

Me një fjalë Lylyshi po i kthen borxhin Edvin Ramës për “aleancën” e dikurshme me komunistët e Hysni Milloshit që i dha bashkinë e Tiranës, (sigurisht edhe me një akrobaci të mahnitëshme të Arben Ristanit, i cili sot është përjashtuar nga Lylyshi si armk) . Ky Lylysh mashtruesi paska qenë babai i të gjithë poshtërsive. Mos u kasavetni se nuk merr asnjë kokërr vote, madje as të familjes Basha Isufi, vetëm nqs urdhëron E Drama ti kalohen vota mbështetëse nga socialistët.

Shto koment

Denonco