Tahiri 12 vjet? Pa Ramën të pandehur, ai shpallet i pafajshëm...

Tahiri 12 vjet? Pa Ramën të pandehur, ai shpallet i pafajshëm...

Nga Basir Çollaku - 31/01/2022

Tahiri 12 vjet? Pa Ramën të pandehur, ai shpallet i pafajshëm..

Shaka penale?

Komedi hetimi?

Hall politik?

Dosje dreqi?

Bombë e pashpërthyer që arkivohet?!?!

Prokuroria e Posaçme sot ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për akuzën e trafikut të drogës.

Ka jo pak gjëra për t'u thënë, nga ato që SPAK i lë mënjanë, sikur ka një detyrë të pjesshme.

Fajësia e z. Tahiri, është njëherësh fajësi jo thjesht politike edhe për Edi Ramën. Ka plot elemente të veprës penale, që kanë kërcyer napolonin sheshit.

KM na ka deklaruar shpesh deri në bezdi, se Tahiri ishte ministri më i mirë i tij, qeverisë së tij, imagjino me më të keqin se çfarë ka bërë e kush ka qenë??!

Tahiri dhe Rama nën shoqërinë e ambasadorit Donald Lu, ishin vizitorë triumfues në Zyrën Ovale të Presidentit amerikan Barak Obama, kur kjo akuzë po hetohej dhe partnerët e antimafias italiane, nuk ishin krejt të painformuar, njëherazi dhe Krimet e Rënda. Kujtesa dipmatike në Tiranë nuk ka asnjë deklaratë në katër vite për kanabizimin e tmerrshëm të Shqipërisë. Asnjë. Ndryshe i thonë zero gërma.

Kur ra avioni në Divjakë, pastaj në Ishëm, kryesisht në rastin e dytë Rama riktheu mendimin për largimin e Tahirit pas komunikimit të tyre me mjete demokratike.

A ka në kujtesë Rama një sherr tjetër me vartësin e tij, pas largimit nga detyra, ku ai i thotë se 'nuk ka bir kurve të më dërgojë në qeli sepse...marr me vete dhe shumë të tjerë..'??!?!?

Po skandali IMSI Catcher ku Ambasada Italiane rrëshqiti pajisjen e përgjimet nën regjinë kryeministrore në epokën Tahiri, pasi kishin kërdisur ministra e ndoshta KM Rama, që solli largimin e ish-drejtorit Haki Çako? E kur ambasador Gaiani trokiste shuplakat buzagaz nga delirimet e Ramës pas denoncimit të Dritan Zaganit mbështetur dhe nga një oficer i lartë i Guardias. A është kjo një dosje me sekrete të tjera ku qeveria heq brekët nga skandalet e papublikuara??

A janë drejtues policie në Fier dhe Drejtorinë e Përgjithshme dhe në Ministrinë e Brendshme gënjeshtarë para prokurorisë në të gjitha nivelet për mosekzistencën e makinës AA003 GB në drejtorinë e policisë Fier??

Po 200 oficerët e policisë të denoncuar nga Shërbimi Informativ, nga ish-kreu Visho Ajazi, në Prokurorinë e Përgjithshme, si të përfshirë në trafikun e drogës me bandat, si avulluan nga hetimi??!

Pas 7 vitesh sorollatje procesi nga Krimet e Rënda të Antimafia dhe SPAK sot, ende makinën që duhej të ishte provë Audin e falshëm AA 003 GB koncertuar në targa AA 900 NF nuk e sekuestroi askush?

A ka qenë ky mjet në drejtorinë e Fierit dhe bagazhi mbushur me droge por një apo disa drejtues të shkujdesur zhdukën fotot???

Po Range Rover i futur paqësisht në mjediset e Kurum në Elbasan ku tepruan 863 mije euro si lekë xhepi dhe u gjet dermani për tu Sotosur?? Makinë e ndërruar me klering me firmën ndërtuese Arlis shpk?

Po e kërkon Veliaj këtë dënim duke sulmuar Tahirin por njëherësh edhe Ramën duke përdorur fijet e tij të ndikimit në SPAK, për të cilin përmendej në përgjimet e federatës, ku Veliaj pohonte se do i qepej Dukës me Prokurori dhe SPAK? Kjo për të hapur udhën projektit të tij për mandat të tretë bashkiak, ose kryetarllëkun e PS??

Sepse dosjet me Ndrangheta ku përmendet Erion Veliaj, sipas deklarimit publik të Arben Krajës, SPAK ka një vit që na i ka lënë në sirtare dhe nuk thotë asgjë për gjendjen ku janë hetimet.

Kudo ka trafik në këtë histori.

Trafik droge.

Trafik ndikimi.

Trafik miliardash.

A e ndan SPAK aq drejt sa duhet??

Duket vështirë. Por të presim kundër reagimin nga IMSI Catcher, apo xhevahireve të tjera, të cilat janë në zgrip të shkrepejes.

Drejtesisë do i bënte mirë. Por kjo nis me Ramën të pandehur. Si fillim....

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco