Ta shpëtojmë deputetin Basha!

Ta shpëtojmë deputetin Basha!

Nga Tritan Shehu - 26/01/2022

Deputeti i ngujuar Basha përfshin edhe Qarkun e Gjirokastrës në vizionet e tij të deformuara. Qesharake kjo! Por dhe e dhimbshme në një sens! 

Një deputet i mbyllur në një “bunker” të blinduar, të mbushur me keqbërës, nën mbrojtjen nga Policia e Ramës, kërkon të diktojë “vullnetet” e tij imagjinare militantëve, anëtarëve, simpatizantëve demokratë të Qarkut të Gjirokastrës. 

Dhe për më shumë kjo kur nga Bunkeri ku është futur, pak javë më parë i mbyti me gaz toksik, i gjakosi nëpërmjet shkopinjve të regjimit, kërkoi t’i poshtërojë, denigrojë, e çbëjë ata.

Po ai harron se Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Përmeti, Këlcyra, Tepelena e Memaliaj janë “kockë” e fortë, që të ngel në grykë. 

E kanë treguar këtë në historinë e këtij vendi, në historinë tonë demokratike, por dhe në historinë e afërt të Kuvendit të 11 Dhjetorit e Referendumit të 18 Dhjetorit, kur njëzëri u ndanë përfundimisht nga ty. 

U ndanë nga ty jo për inate a simpatira personale, por se ti jo vetëm i tradhtove për 8 vite kur ata të mbështetën, i mashtrove, i fute në beteja të gënjeshtra nga i nxore po me gënjeshtra, për t’i krijuar mundësi këtij regjimi të kapte çdo gjë, por dhe se kërkove t’i helmosh realisht e lëndosh fizikisht prej atij bunkeri, që shpejt do t'u kthehet të zotërve. 

Ndërsa plagët morale ia kishe krijuar prej kohësh! 

Dhe në mënyrën më komike kërkon edhe sot t’i sundosh ata, t'u imponosh Don Kishotër, kur ti vetë je shkarkuar prej kohësh edhe formalisht. 

Ndërsa ata janë të plotfuqishëm e të lirë në zgjedhjet e tyre, të vendosur në rrugën e demokracisë e të opozitarizmit me këtë regjim, në përgatitje për t'u përballur me atë e fituar mbi atë. 

Dhe këtë jua them dhe unë si deputet i tyre, si anëtar i organit më të lartë të PD, Komisionit të Rithemelit, i ngarkuar edhe në mënyrë të veçantë për atë Qark. 

Fatkeqësisht perceptimet e deformuara të çojnë shumë larg disa herë. 

Prandaj ndoshta duhet më mirë të themi:

Ta shpëtojmë deputetin Basha!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA29/01/2022 06:01

HEU, TA SHPETOJMË DEPUTETIN BASHA! EU, TA DEBOJMË TERË PUSHTETIN PASHA!!
KUR NJË KËSHILLTAR ISH PRESIDENTIT KLINTON, PËR POLITIKË T'JASHTME PARA CA
VITESH U PATË PROPOZUAR UDHËHEQJES SË KOSOVES, KRAHUT T'LUFTES SE TANI
ËSHTË BERË MJAFTË ME JU NË PUSHTET, NË DAQI ME MBETË ME FYTYRË DHE TË PA
NJOLLOSUR, LARGONU NGA POZITA PUSHTETARE!!" POR, LAKMIA PËR PUSHTET ATA
NUK DEGJUAN DHE, SHARRUAN THELLË NË MALLKIMIN E SOVRANIT, DUKE BERË NJË
DIALOG ME SERBINË NË DËM TË KOSOVES; DHE, DUKE LËSHUAR PË O TEPËR, DUKE
TOLERUAR SERBINË, TË DIALOGOJË BRENDA PËR TERITORE TË KOSOVES; DHE, PËR
FUND SIÇ EDHE E DIMË NE, E TERË SHQIPTARIA; SE BESË SERBI NUK KA,DHE AI O TË
PRETË NË BESË DHE SHPRESË, PRAPA SHPINE, TRAPA SHKINE; DHE, QE TANI ÇKA NA
GJETË NE, SI PO GJYKOHËN EPRORËT E UÇK-SË NË HAGË TË AKUZUAR NGA SERBIA
PO, MIRË NA BEJNË,PSE NE, NUK DENUAM SERBINË PËR HOLOKAUSTE SHEKULLORE
GJENOCIDALE, PËR ÇFARROSJE MBARË SHQIPTARE; ATA TANI NA DENOJNË O VETËM KOSOVA PSE S'DIJTI ME DENUAR SERBINË! EDHE JU, MOJ NENA SHQIPËRI, DHASHTË
ZOTI MOS TË U PREJË NË BESË E SHPRESË, TË DENOHENI DHE TË KËRCETË VËLLA-
VRASJA , SI ÇKA NDODHË GADI SA HERË IU KEMI BESUAR TË PA BESËVE E ARMIQËVE
TË PËRBETUAR ANTISHQIPTARË-RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVE-PUSO VERBO O,
FERKO TUGOSHKAVE; HEJ, RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVË!!! TË FALA MANI USA

Shto koment

Denonco