Po trembet Rama nga përgjimet e padala?! Ai e di. Nuk kemi parë gjë akoma...

Po trembet Rama nga përgjimet e padala?! Ai e di. Nuk kemi parë gjë akoma...

Nga Basir Çollaku - 25/01/2022

A po trembet Rama nga përgjime të tjera të padala të zarushtarit të tij, për pazare të rënda me drejtësinë?! Një premtim pazar ku zgjatimet e Ramës kanë rënë në kurth. 

Përgjime serioze kanë alarmuar Edi Ramën. Ai e di se çfarë ka ndaj mundohet të sulmojë për të mbrojtuar atë që ende nuk ka dalë. Por ai e di se sejmenët e kanë bërë mullar muhabetin. Kjo është strategji e tij. Madje bashkiaku është ende personazh. Sepse janë telashe me kosto të lartë.

Ndaj ka kërcitur C4 se djemtë e mirë janë bërë djem shumë problematikë. Rama po ofron dosje të bardha për dosje të zeza, për të shkuar në fund të lakmisë dhe të heshtjes.

Duket se SPAK merr ujë nga ky kontroll qeveritar. 

Rama i përgjuar është një Ramë i gjithi vepër penale, ku vartësit janë kaqola ekzekutues. ëikiliks në mazhorancë sapo ka nisur. Siç thotë vetë Rama, nuk kemi parë gjë akoma?!

Tradita thotë se:

Për përgjimin për Meta-Prifti bëri namin sa u vranë njerëz.

Për përgjimin e Geron Agron Xhafës bëri hatanë sa e dërgoi në mesnatë në Itali si turist.

Për videot në postën e policisë në Fushë Kruje kur Balla, Bushi e Rraja kanosën oficerin në zyrë, ulëriti se i pa vetë dhe ekspertët thanë zyrtarisht se i zhduku rrufeja kamerat ditën për diell..

Për përgjimet e Tahirit e nisi me mushkonja dhe i mbeti në dorë antimafia italiane, pastaj marifeti u gjend për të varrosur të dhënat.

Për përgjimet e nxjerra nga Bild u shkund nga thellësitë e llogarive dhe përfundoi mik me “djemtë e mirë” të medies gjermane.

Për përgjimet e Tan Lames ku do rrafshoheshin 100 mijë shtëpi u mburr se është gënjeshtër elektorale.

Për përgjimet e Veli bashkisë ky neveritet sepse është porositësi dhe është duke u përpjekur të ndalojë përgjime të tjera ku e nxjerrin lakuriq, por jo si në 2007... shumë më keq…?! Është duke negociuar këtë hall mbase.

Për përgjime me djem problematikë ku kryen punë të pastra të parave allasoj duhen pyet pak partnerët.

Rama ka të drejtë. Nuk kemi parë gjë akoma.

Ndoshta Veliaj ka parë diçka…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari28/01/2022 16:51

Ja leme kohes, por kam frike se do zhgenjeheni. Smumd ta bejne drejtesine ata qe bene padrejtesine per 50 vjet qofshin keta dhe bijte e eterve mizore. Ne gjurmet e eterve do te vazhdojne madje me keq.

krasasi tp27/01/2022 20:54

Skraperi, a ja lëmë kohës. Ti je i bindur që R.D do dështoi. Bile, Ti mezi pretë 'vdekjen' e menjëhershme të saj. Për inat të Lu-së , 'Kimetes', për inat të SHBA.,Se,të dhimbset non/grata, ngaqë ke bindjen që Z.Berisha është i pafajshëm,apo të dhimbsen të korruptuarët dhe mafiozët. Sidoqoftë 'retorika' ime i lë pa gjumë të prezumuarët, ngase shpesh mund të mendojnë se po sikur papritmas SPAK të bëhet i gjallë. 'Retorika' jote i nanuris të prezumuarët dhe ua bënë gjumin të lehtë. Njëlloi si këngët që këndonin gjyshet që të na zinte gjumi. Por gjithkush e di se ku i pikon çatia. Ndaj as i alarmojmë dhe as i qetësojmë dot. Ndaj as Unë, dhe as Ti ,nuk ja shtojmë dhe as ja paksojmë ujin 'mullirit' dmth SPAK-ut.

Skrapari27/01/2022 18:10

Ja fut kot o krasas. SPAK eshte vertet KAPS. I kapur totalisht nga pusht eti i edvin taq sumqirit. Dhe me ndihmen e te ashtuquajturve ambasadore te SHBA kinezit llu dhe kimete koreano veriore qe jane ne sherbim total te ketij rregjimi kriminal. FATKEQESISHT. Keshtu qe shprehja juaj uji fle spaku s'ben gjume tingellon me teper se qesharake.

krasasi tp26/01/2022 15:31

Z. Basir, si në një filëm do rrjedhin ngjarjet. Në një filëm skenaristi heroin kryesor e 'vret' në fund, ose, aty nga fundi i filmit. Për aferën e Inceneratorëve,tenderat, trafikun e narkotikëve,pronat etj do ketë 'viktima' nga e majta. Për trafiqet e një ;turli' aferash të tjera, se kush do ta udhëheq nga e 'djathta' kopenë, do ta shohim. Uji flë,SPAKU ,s'flë.

Shto koment

Denonco