Ka veç një zgjidhje: shpërbërja e aksit të së keqes, Rama -Basha -Veliaj

Ka veç një zgjidhje: shpërbërja e aksit të së keqes, Rama -Basha -Veliaj

Nga Bujar Nishani - 25/01/2022

Pas ngjarjeve të fundit në aksin Tiranë-Shijak, askush nuk ka dyshime se shtetin dhe te gjithë shoqërinë e ka kapur për fyti një bandë e inkriminuar.

Ndonëse veshur me pushtetin e shtetit jo vetëm veprimet por dhe organizimin paralel e ka ndërtuar mbi struktura kriminale.

Kapobanda që qëndron në krye të këtij organizimi, Edi Rama, që nga dita e parë e hyrjes së tij në politikë më 1998, e ka ndërtuar të gjithë karrierën dhe pushtetin e tij mbi këtë konglomerat, shtet/banda kriminale.  Si i tillë ai është kryekëput i lidhur me fatin e strukturave paralele kriminale përballë ligjit.

Si çdo kapobandë ai ka dhe sejmenin e tij, rol që duhet ta përmbushë një qenie me personalitet zero e kamikaz politik. Duke e vendosur këtë qenie në krye të qytetit të Tiranës jo vetëm është fyer dinjiteti i kryeqytetit por ai ka përmbushur strukturën e rrjetit kriminal të mbajtjes së pushtetit.

Por veç me këto dy hallka, garancia e networkut kriminal nuk përmbushte sigurinë e moscënimit të pushtetit të grabitur, ndaj platforma ku pushteti ngrihet mbi krimin dhe korrupsionin dhe ku krimi e korrupsioni përcakton pushtetin, përfshiu në aleancë kryetarin e opozitës politike i cili rezultoi një eunuk i devotshëm i këtij haremi kriminal.

Sot për shqiptarët, trekëndëshi i vetshërbimit dhe modelit më të turpshëm të kapjes e degradimit shtetëror, Rama-Veliaj-Basha, përbën boshtin e së keqes së madhe të cilin shqiptarët duhet ta shembin sa më parë nëse duan që bandat dhe praktikat kriminale, aferat e korrupsionit dhe vjedhjeve ndaj tyre të marrin fund njëherë e mirë.

Askush të mos presë kurgjë nga e quajtura “drejtësi”.  Do vijojmë të vetkënaqemi me vetëgënjimin tonë.

Ka vetëm një zgjidhje nëse ka vullnet e dëshirë për zgjidhje.

Shpërbërja e aksit të së keqes, Rama-Basha-Veliaj !

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptaro-Amerikani25/01/2022 12:33

NUK KA SPAK ASHTU SIC U MASHTRUAN DHE U GENJYEN SHQIPTARET!
SPAK ESHTE RAMA, VELIAJ, LULZIM BRAVA, YURI KIM, NDRAGHETTA, TAULANT BALLA, ARBEN AHMETAJ, BELINDA BALLUKU, VANGJUSH DAKO, TOM DOSHI, ALQI BLLAKO, MIREL MERTIRI, KLODIAN ZOTO, ARDI VELIU, DELINA FICO!! KETA JANE SPAK, KETA JANE "DREJTESIA", KETA JANE PUSHTETI, KETA JANE NARKO-BANDA MAFIOZE SHQIPTARE!
KJO NUK ESHTE NJE LUFTE THJESHT PER TE KAPUR EDHE FSHF, POR ESHTE NJE LUFTE E VERTETE KUNDER KETIJ RREGJIMI MAFIOZ! PRANDAJ KOMUNITETI SPORTIV SHQIPTAR I TE GJITHA DISIPLINAVE SPORTIVE, OPOZITA, SHOQERIA CIVILE, STUDENTET, INTELEKTUALET DHE AKADEMIKET SHQIPTARE DUHET TE BASHKOHEN FORT ME NJERI-TJETRIN PER RREZIMIN SA ME PARE TE KETIJ PUSHTETI KRIMINAL NARKO-MAFIOZ!
LALI PLEHU NUK ESHTE RRUGAC JOOOOOO!! ESHTE ME KEQ AKOMA! LALI PLEHU ESHTE THJESHT EKZEKUTORI RRUGAC, ARROGANT DHE I PACIPE I ORGANIZATES SE MIRE-STRUKTURUAR TE SEKTIT MAFIOZ SOROSIANO-KRIMINAL "RILINDJA". KY SEKT MAFIOZ ESHTE TEPER I RREZIKSHEM JO VETEM PER SHQIPERINE QE KA MBERTHYER KOMPLET SI OKTAPODI PRENE E VET, POR PER TE GJITHE EVROPEN DHE PER BOTEN MBARE. KJO PASI SHQIPERIA, NEN PUSHTETIN E RREGTJIMIT KRIMINAL TE SATRAPIT TE SURRELIT EDVIN KRISTAQ RAMA, ESHTE KTHYER NE NJE LAVATRICE GJIGANDE KRIMINALE PER PASTRIMIN E PARAVE KRIMINALE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR NDERKOMBETAR.
CIA, DEA, EUROPOLI, INTERPOLI DHE TE GJITHA AGJENSITE ZBULUESE, HETIMORE DHE POLICORE TE TE GJITHA VENDEVE TE BOTES DUHET URGJENTISHT QE TE BASHKEPUNOJNE DHE TE NISIN AKSIONE KONKRETE PER ZBULIMIN DHE ARRESTIMIN E KREREVE TE KETYRE ORGANIZATAVE KRIMINALE SA NUK DO TE JETE TEPER VONE! NESE NUK VEPROJNE ME URGJENVCE, E GJITHE EVROPA, SHBA DHE BOTA DO TE KTHEHEN NE REPUBLIKA BANANESH SOROSIANE SIC ESHTE KTHYER SHQIPERIA SOT.

Shto koment

Denonco