E di Veliaj kush është Sul Mema për Tironën?

E di Veliaj kush është Sul Mema për Tironën?

Nga Armand Maho - 24/01/2022

Në fushën Ali Demi në Tiranë, diku nga mesi i viteve 80-të, stërvitej ekipi i të rinjve të Tiranës, ku trajner ishte Sulejman Mema. Shtëpinë e kishte afër fushës ku jetonte me të vëllanë dhe babain e tij Haxhi Mema dhe ky një tjetër ikonë e futbollit të Tiranës.

Sula në atë kohë, sapo e kishte lënë futbollin dhe merrej me stërvitjen e ekipit të të rinjve të Tiranës ku mes të tyre spikaste Alban Bushi, ende i panjohur në qarqet futbollistike. Vetë është pjesë e dinastisë Mema të futbollit Tiranës. Djali i Haxhi Memës, vëllai i Ardian Memës dhe nip i Ali dhe Osman Memës. 

Ajo fushë ishte kthyer në një “Mekë” për sportin dhe kjo edhe për shkak se aty do gjejë përherë Haxhiun, Aliun dhe Sul Memën. Në rast se ishe tifoz i Tiranës të mërkurave ose të premteve mund të shihje nga afër, Agustin Kolën, Ben Mingën, Bedri Omurin, Shkëlqim Muçën, nga Tirana apo dhe futbollistë të ekipeve të tjera mit të asaj kohe si Partizani apo Dinamo. Sula ishte mik i të gjithëve. Në atë kohë të errëta për qytetarinë tiranase kjo nuk ishte pak. Ishte një oaz që i mbante për aq sa mundej larg halleve të përditshme, larg varfërisë, larg propagandës bajate që ishin të detyronin çdo minutë.  

Ironikisht, vetëm disa qindra metra më larg në vijë ajrore pranë shkollës Mihal Grameno është rritur dhe Erjon Veliaj. Në atë kohë mund të ketë qënë fëmijë, dhe nuk i ka përjetur personalisht këto ndjesi. Por për të dëgjuar ka dëgjuar patjetër, nga fqinj apo të afërm që kanë jetur aty. 

Por sot vogëlushi i atëhershëm është bërë Kryetar Bashkie dhe si përfaqësues i rregjimit të Ramës, mendon se mund t'i japë gojës shabllon. Ai që sot menaxhon qytetin, në mënyrën më skandaloze të mundshme ndoshta s'mund ta kuptojë  se si një tirons të vjetër dhe me taban si Sula nuk i përgjigjet kërkesave të tij korruptive.  

Gjuha me të cilën Veliaj shfaqej në ato përgjime ishte neveritëse. Tipike gjuha e atij njeriu që e revolton ideja se kanë mbetur ende njerëz në këtë vend që rrinë larg pazareve dhe që e duan qytetin për vlerat që ai mbart dhe jo si lavatriçe parash të drogës.  

Shantazhet prej mafiozi mund të jenë pjesë e punës së klanit që e ka vendosur në krye të Bashkisë së Tiranës por ato është i lirë ti adresojë diku tjetër. Ata që e njohin Sulën e dinë mirë se si pinjoll Tirane që është pak ja ka ndjerë për poste e për ofiqe dhe ka treguar se ajo ç'ka ka më të shenjtë është dinjiteti dhe ekipi të cilit i ka kushtuar  jetën. 

Mbrapa ai ka tifozerinë konservatore të Tiranës, ka mbështetjen e të gjithë atyre që e kanë ndjekur ndër vite. Dhe përgjigjen e tyre Veliaj e di mirë, po se ka dëgjuar le të pyesë shefin e tij ish-basketbollist.

Erjoni vërtet është sot kryetar bashkie por ta ketë të sigurt se emri i tij tek Tirana do të fshihet sapo ta ketë lënë këtë detyrë, në mos është fshirë me kohë. Ai aty nuk përfaqëson kënd veç vetes dhe Edi Ramës, ndërsa Sula dhe tifozët e ekipit janë shpirti i Tiranës. 

Dinastia Mema, ka bërë historinë e sportit të këtij qyteti, dhe askush e asgjë smund ta njollosë atë. Veliaj mund të ndihet sot pronar i ekipit bardheblu, një e drejtë që ia jep pushteti, por s'do jetë kurrë pjesë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arsimi27/01/2022 15:23

Korabi ka shume te drejte ,ky skuth e kryehajdut nuk ka baba , nuk ka Nene ,do ta kete lindur ndonje kojote e fshehur pyllit.

Korabi24/01/2022 19:32

Hahaaaaa lali plehu nuk e dine se I kujt eshte ke ka baba jo po e din se kushe eshte familja Mema legjenda e futbollit Tiranas dhe gjithe Shqiperis

Shto koment

Denonco