Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Fjalët e zemrës për 6 mars

Fjalët e zemrës për 6 mars

Nga Florjan Nuri - 22/01/2022

“Doktor Berisha, ti je magneti i tokës së Shqipërisë. Jepini besën ktij burri malësor se nuk do t'ju zhgënjejë. Dua t'i uroj shëndet dhe jetë se çove prej gjumit të gjithë Shqipërinë". 

Këto ishin fjalët e një gruaje malësore nga Mirdita. Dhe kot nuk thonë, fisnikëria është në taban! 

Emocionojnë apo jo? Se nuk duket që kjo grua fisnike të bëjë pjesë te grupi i ish-drejtorëve apo ofiqarëve të lartë që përkrahin Sali Berisha-n se kanë halle dhe interesa personale. Apo jo??

Pyetja që mua më ngacmon është pse i drejtohen Berishës me të tilla metafora e lloj-lloj figurash letrare? 

Dhe po ashtu, pse nuk i dëgjojmë në asnjë rast të vetëm t’i drejtohen kështu njerëzit Lulzim Bashës? 

Por, meqë e di se pyetje të tilla gjithmonë janë subjekt vlerësimesh subjektive nuk dua të zgjatem! Personalisht mendoj se është vetëm lidhja e fortë midis një politikani dhe shtresës që përfaqëson që i bën njerëzit të nxjerrin nga goja fjalë zemre!

Ndërsa mendja jo pak herë është subjektive, bën llogari dhe nxjerr nga goja ato fjalë që i interesojnë më shumë momentit! Por, fatmirësisht, të paktën për politikën, nuk janë jetëgjatë! Çdokush e kupton sapo largohet nga posti që mban! Janë kështjellë letre që rrëzohen me puhizën me të parë!

Thelbi pse po i trajtoj këto fjalë të kësaj zonje ka lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Sepse ngado të rrotullohemi këto zgjedhje do të jenë një test për PD dhe rrymat e kundërta që ekzistojnë brenda saj. Si dhe për disa aspekte të tjera që lidhen me ekulibrat e brendshëm në vend, por dhe me faktorë të jashtëm të rëndësishëm. 

Pyetja më e rëndësishme në gjykimin tim është ballafaqimi i Lul Bashës dhe përkrahësve të tij me këtë zonjë dhe të ngjashmit e saj në ato njësi vendore ku do të mbahen zgjedhjet.

Si do ta motivojë Basha këtë zonjë të dalë nga shtëpia e saj dhe të votojë me 6 mars? Do t’i thotë hajde me mua se më vete kam Amerikën? Plaka fisnike shumë kollaj mund t’i përgjigjet po me 25 prill ku ishte? 

Ai mund t’i thotë dil më 6 mars dhe voto kandidatin tonë se e kam përzgjedhur me shumë kujdes. Është djalë zotëri, një europianist i thekur, mjaft i zoti e profesionist. Po plaka përsëri shumë thjesht mund t’i përgjigjet se kur e ndave mendjen për këtë zoteri, në orën 23.55 të natës?

Pse nuk e solle më parë tek ne atë dhe të tjerë ta njihnim e ta votonim kush na dukej më i miri? Ke kaq vite që na flet për primaret dhe asnjëherë nuk i zbatove siç duhet? A mos dhe primaret kanë qenë ideja e Berishës siç ishin dhe lënia e parlamentit dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale siç pretendon zotrote?

Po unë kam zgjedhur të ardhmen mund t’i thotë Luli, ta lëmë pas të shkuarën e errët kur askush nuk çante kokën për ty. Se kishin interesat e tyre! Mund të jetë dhe kështu bir do t’i thoshte plaka fisnike, po sa e fortë është e ardhmja që nëpërkëmb të shkuarën. Që i bie me shkelm dhe i ve drynin derës së shtëpisë. Duke mohuar kështu veten tënde, fatkeqësisht! Kujdes bir, askush nuk është aq i pasur sa të blejë të kaluarën e tij! Nuk janë fjalë të miat këto, janë të moçme bazuar në eksperiencën jetësore të trashëguara brez pas brezi.

Po të isha unë Sali Berisha tani përpara teje çfarë do më thoje? A do ma jepje votën? Po është 77 vjeç ai o bir, e ka kaluar detin disa herë në këmbë! Çfarë ka mbetur për t’i thënë atij më shumë?

Atehëre më thuaj nënë e dashur, çfarë do nga unë të bëj që të dalësh dhe të votosh për ne? Të jap fjalën se do ta bëj! 

Fjala pa vepra është bosh bir! Akoma nuk e ke kuptuar pse e thashë jepini besën këtij burri malësor se nuk do t’ju zhgënjejë? Kthehu tek besa, është më jetëgjatja dhe më e nderuara e që grumbullon fitore afatgjata. Kërkoja atij, njerëzve, por dhe Amerikës. Ki durim, shpjegoja kuptimin e kësaj fjale me durim se në fund do ta vlerësojnë. Të mëdhenjtë gjithmonë kanë rënë nga kali se kanë harruar rëndësinë e kësaj fjale!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA22/01/2022 21:56

HEU, FJALËT E ZEMRES PËR 6 MARS; EU, ORE, IDEALËT E SEDRES PËR 6 MARS?!
DIKUND NË DRENICË, NË ISH JUGOSLLAVINË, KUR BANDAT ÇETNIKE NË KRYE ME DRAZH MIHAJLOVIÇIN RUSO SERBO JUGOSLLAVIA KOLONIZON DHE HORRORIZON
TERË KOSOVËN DHE MBARË TROJET SHQIPATRE!. SA I KISHIN CAKTUAR ZGJEDHJET
DHE, SI KANDIDAT KISHIN CAKTUAR ISH KRYETARIN SHQIPTAR NGA DRENICA DHE SI
KUNDËRKANDIDAT NJË KOLONIST SERBË ARDHACAK NGA SERBIA; SA SHKOJNË NË
NJË FSHAT TË DRENICËS, PËR TË KËRKUAR VOTIMIN E ATI KOLONISTI SERBË QË TË
BEHËJ KRYETAR KOMUNE; ATA FSHATARË E DININ QË E KISHIN TË NDALUAR QË TË
RIZGJEDHNIN PRAP ISH KRYETAR SHQIPTAR, EDHE PSE NË DRENICË ISHIN MBI 99%
POPULL SHQIPTARË; DHE, KUR TË SHTYER POLITIKISHT KËRKONIN T'IA QESIN VOTAT
KOLONISTIT SERB! POR, ATA SI ME RROTULLA DO PËRGJIGJEN: ZOTRI TË NDERUAR,
NE JEMI POPULL I VARFËR, TI SI ARDHACAK KOLONIST NË TROJET TONA, QENKE NJË
NJERI I DOBËT, HALLËLIG; DHE, NUK KEMI AQ SHUMË PASURI QË TË MBAJMË DHE TË
SHTIMË NË MAJMËRI E, TË BËJMË SIKUR KËTE ISH KRETARIN TONË QË ËSHTË BERË
PORSI PËLLUMB; DHE, NATË E DITË MERREJ ME PROBLEMET TONA DUKE NA NDIHM-
UAR TE VARËFËRVE, SE NUK KEMI AS BUKË ME NGRENË! PRANDAJ, NE PRAP OR DO
IA DHEMË VOTAT ISH KRRYETRIT TONË SHQIPTAR Q'NA FLETË E NA NDIHMON SHQIP!"
MANI USA

Shto koment

Denonco