Të dashur miq, sot është 102 vjetori i Kongresit të Lushnjes, ngjarjes historike që vendosi pavarësinë e shpallur nga Ismail Bej Vlora më 28 nëntor të vitit 1912 dhe të rrëmbyer nga fqinjët grabitqarë të mbështetur padrejtësisht dhe nga Fuqitë e Mëdha të cilat bazuar në Traktatin e fshehtë të Londrës të prillit të vitit 1915 të coptimit të ri të trojeve shqiptare, donin ta fshinin nga harta e Europës Shqipërinë dhe shtetin e saj.
102 më parë në momente kritike për ekzistencën e Shqipërisë, qytetarët dhe fisnikët e Lushnjes hapën dyert e shtëpive dhe zemrave të tyre për përfaqësuesit më të shquar të kombit si Ahmet Zogun, Aqif Pashë Elbasanin, Sali Butkën, Sheh Ibrahim Karbunarën, Nebi Sefën etj. të cilët u mblodhën aty dhe morën vendime të një rëndësie përcaktuese në historinë tonë kombëtare.
Këto vendime dhe zbatimi i tyre do të shndërronin vitin e Kongresit të Lushnjes në ‘annus mirabilis’ për shqiptarët.
Kongresi zgjodhi Senatin, Këshillin Kombëtar dhe Këshillin e Lartë me atributet e Kryetarit të Shtetit si dhe Qeverinë me kryeministër Sulejman Delvinën dhe ministër të Brendshëm Ahmet Zogun.
Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë dhe që nga ajo kohë Tirana është kryeqyeti i Shqipërisë. Qeveria e Sulejman Delvinës, ministri i saj i Brendshëm Ahmet Zogu, vendosën integritetin territorial të Shqipërisë duke përzënë një nga një pushtuesit e rajoneve të ndryshme të vendit, serbët, grekët dhe së fundi edhe italianët, me luftën e Vlorës. Ajo qeveri përcaktoi zgjedhjet e lira si rruga demokratike për të ushtruar populli shqiptar sovranitetin e tij. Për të gjitha këto, historianët kanë vlerësuar vitin 1920 si ‘annus mirabilis’, viti i mrekullisë për shqiptarët.
Shqiptarët sot kremtojnë 102 vjetorin e kësaj date të madhe pasi Edvin Kristaq Zografi është dëshmuar një tradhtar i përbindshëm i Kosovës dhe kombit shqiptar dhe ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Europës dhe vitin që lamë pas, në ‘Vitin e Zi’ për shqiptarët.
Thirrja e Kongresit të Lushnjes është sot me aktuale se kurrë të ngrihemi në lartësinë e idealeve të tij, të shpëtojmë Shqipërinë dhe Kombin nga rregjimi tradhtar i baronëve të drogës dhe krimit, me në krye Esad Toptanin e Ri.
Nderim përjetë atyre që 102 vjet parë me Kongresin e Lushnjes vendosën pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetin sovran shqiptar! sb
© SYRI.net
SOT 102 PËRVJETORI KONGRESIT TË LUSHNJES! O ZOT, STERRVJETORI PROGRESIT
ZËR LUSHNJËS! NË KËTE KONGRES U VUAN THEMELËT E SHPALLJES TË PAVARËSISË
MBARË SHQIPTARE NGA KORIFEJË MBARË SHQIPTARË Z. HASAN PRISHTINA; TROJET
SHQIPTARE JASHTË SHQIPËRISË DHE, Z. ISMAIL QEMALI MBRENDA SHQIPRISË, QË U
SHPALLË PAVARËSIA MBARË SHQIPTARE NGA TRI RAJONE; I KOSOVËS, MANASTIRIT,
DHE SHKODRES; ME TERRITORE AFRO 140 000KM KATRORE, QË MUARËN PJESË NGA
GJITHA TROJET MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE!! SI EDHE, MARRËVESHJA E
LONDRES QË RUSIA DUKE KERKUAR TA ZHBEJË SHQIPTARINË, NA NDANË, PËRÇANË,
TERË COPA COPA, QË KISHTE GISHT EDHE EUROPA!! EDHE, KUR PËRFAQËSUESIN E
ANGLISË E PYESIN SE: A DO TË KEMI PAQE EDHE NË BALLKAN?! AI PËRGJEGJEJ: PO,
NE, DO T'KEMI PAQE; POR, ME PADREJTËSI QË IU KEMI BERË POPULLKOMBIT SHQI-
PTARË QË MBI 80% TË TROJEVE SHQIPTARE, QË NDUKËN DHE ZHDUKËM GADI TERË
POPULLKOMBIN PELLAZGO ILIRO SHQIPTARIE; PORSE, NESE DIJNË SHQIPTARËT ME
I KËRKUAR DHE KONTROLLUAR MARRËVESHJEN E LONDRES; ATA PRAP DO FITOJNË
DHE NE, DO TË NA DENOJNË; SEPSE, QE PSE: MARRËVESHJE FARE NUK ËSHTË AS E
PORTOKOLUAR, AS E NËNSHKRUAR; HEJ, PO KJO MARRVESHJE NUK VLEN AS FARE;
PËR NJË PARE! KËSHTU EUROPA SI SHTRIGË E DIRIGJUAR NGA RUSO SERBO GREKO
JUGOSLLAVËT-PUSO VERBO FËRRKO TUGOSHKAVËT; NA MASHTRUAN, SHKATRRUAN
DHE, EDHE SOT E KËSAJ DITE, BASHKË ME SERVILË, STERILË, DEBILË; KËRKOJNË O,
TENTOJNË, TË NA I GLLABËROJNË EDHE KËTO TROHA, MOHA; SHQIPËRI LONDINEZE
O, SHTIPEGRI HORDHIBREZE; ME KOSOVË T' AHTISARIT O, HORRPROVË ATI VARRIT!.
MANI USA