Senatori amerikan, letër me kritika Bashës

Senatori amerikan, letër me kritika Bashës

Nga Agim Xhafka - 20/01/2022

I nderuar zoti Basha,

Unë senatori John McCain nuk  të njoh se fati nuk na e dha mundësinë të takoheshim, por edhe sepse unë qysh nga viti 2018 nuk gjalloj më mes njerëzve të globit. Kam fluturuar dhe ndjek që këtu lart jetën e njerëzve të çdo race.

Po ja që bëmat e tua janë kaq të rënda, qesharake dhe groteske sa vijnë në ekranet tona nën tokë si shpërthime bombash çmendurie apo dezekuilibri mendor.

I dashur Lulëzim, në tiradën tënde mbrojtëse ndaj humbjeve serial, përmend Amerikën dhe aleancën me të. Të këshilloj ta rrallosh pak se kjo aleancë nuk është as me ty, as me PD, por me popullin shqiptar. Ka qenë prej shekujsh, kur jo ti, po as gjyshërit e prindërit e tu nuk kishin lindur.

Para ca muajsh mësova se ke përjashtuar nga partia Sali Berishën, mikun e madh të Amerikës. Si arsye ke shfaqur non-gratan e DASH. Të sjell në vëmendje se DASH ka bërë non-grata edhe Mandelën, Arafatin, Charlie Chaplinin e plot e plot të tjerë. Mos u sill kaq i përkulur se Amerika i urren servilët.

Së fundi ke filluar një përjashtim masiv të deputetëve shqiptarë ngaqë ata nuk eckan sipas vijës tënde. Dhe pas çdo përjashtimi, ti përmend Amerikën. E ke gabim djalosh, Amerika bën të kundërtën e kësaj që bën ti. Amerika e respekton vendimin e çdo deputeti, qoftë kongresmen a senator. Nuk guxon kush të gjykojë vendimet e tyre. Qoftë larg të përjashtojë dikë nga partia. Veç populli që i ka zgjedhur.

Ja, një rast nga veprimtaria ime. Sa ishte zgjedhur Trump e si president solli në kongres ligjin për shfuqizimin e Obamacare, kujdesin shëndetësor të demokratëve. Ai qe në të drejtën e vet se e kishte premtim fushate. E miratoi në Kongres, por kur erdhi në Senat unë votova kundër Trump dhe kundër republikanëve, pra kundër partisë sime. Se ashtu e gjykova.

Me votën time ai ligj miratohej, me votën time kundër u rrëzua. Kuptohet irritimi i Trump dhe qejfmbetja e kolegëve të mi. Por kaq, jo më shumë. Askush nuk më dha vërejtje, askush nuk guxoi të mendojë për përjashtimin tim nga partia.

Raste të tilla ka plot jeta e ligjvënësve në USA. Disa deputetë të majtë kalojnë djathtas për ligje të veçanta, siç ndodh dhe e anasjella. Barometër i sjelljes së tyre janë votuesit dhe sondazhet.

I dashur Lulëzim,

Nëse do që të jesh aleat i Amerikës, sillu si amerikanët. Mbaj përgjegjësi për humbjet e tua që janë shumë, si vargu i hudhrave dhe mos i trysno deputetët. Ata i ka zgjedhur sovrani e veç ai i ndëshkon ose i lavdëron. Bëhu burrë, mos fli gjatë se deri këndej kanë mbërritur historitë e tua me gjumin.

Dhe jep dorëheqjen, nxito.

Ruaj dinjitetin!

Këshilla e fundit prej miku, mësoje atë dreq tabelë shumëzimi se edhe në Amerikë 7x7 nuk bëjnë 42.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA21/01/2022 08:33

HEU, SENATORI AMERIKAN, LETËR ME KRITIKA BASHES! EU, SENATORI AMERIKAN,
VEPËR MË ETIKA, EPIKA BASHES SI PASHES?!
- I NDERUARI BASHA, SI PASHA; KJO LETËR E NJË SENATORI AMERIKAN QË PËR TERË
JETËN KY HEROJ I KOMBIT AMERIKAN USA, QË PËRJETOI EDHE LUFTËN E VJETNAMIT
DHE, U ZGJODH PËR TERË JETËN SENATOR I USA DHE NJERIU ME VLERA MË T'LARTA
QË KY SENATOR ËSHTË ME PREJARDHËJE HEBREJE-IZRAELITE OR, NJERI QË PËRJE-
TOJË VUAJTJE TË LARTA EDHE PLAGOSJE, RINGJALLËJE PËRSERI JETË NJERËZORE!
KY SENATOR QË VERTETON SE MIQËSIA AMERIKANO SHQIPTARE DATON ME SHEKUJ
DHE, NUK KRAHASOHEJ ME PARTI AS ME INDIVID; VEÇANTË LOBI JEVREJ-IZRAELITË
QË JANË LOBI MË I FUQISHËM NË USA DHE AMERIKA TË VETMIT I KA LEJUAR QË NGA
TË ARDHURAT E TYRE TË I PAGUAJNË DY TATIME; NJERËN PËR USA A TJETRËN PËR
IZRAELIN; QË NJË SHTET I VOGËL SA KOSOVA, VETËM DY MILION IZRAELITË,JANË AQ TË PASUR DHE TË FUQISHËM, SA TERË POPULLI ARABË ME QINDRA MILION!! DHE, KY
SENATOR ME NDJENJËN QË VETËM POPULL KOMBI SHQIPTARË QË KA VUJATUR TË
NJEJTAT VUAJTJE, POPULL KOMBI MË I LASHTË NË BOTË OH, DUHEJ TA NDJEKIM TË
NJEJTËN RRUGË A, DIASPORA NGA USA DHE MBARË BOTA TË INVETSOJMË DHE TË
NIDIHMOJMË PËR RIBASHKIMIN DHE RITRASHGIMIN O RIATDHESIMIN, RIMKËMBJEN
DHE ARRITEJEN TRIUMFIN MË TË LARTË, MË TË ARTË, SI ZOT A, PËRJETË MOT OUH,
SIKUR DIKUR: KRYELEGJENDA, HYREGJENDA, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA;
HEJ, VËLLAZËRO RIHIRO FARE SHNDRITKA VËRRIA; MBARË SHQIPTARIA!!. MANI USA

Shto koment

Denonco