Dajaku tek 5 Maji është thjesht biznes

Dajaku tek 5 Maji është thjesht biznes

Nga Klodian Tomorri - 19/01/2022

Rindërtimi është ndoshta programi publik me solidar që është ndërmarrë ndonjëherë në Shqipëri.

Është një program ku qytetarët e një vendi bëhen bashkë dhe financojnë 700 e ca milionë euro apo ndoshta 1 miliardë (se shifrat aty prokurohen sipas qejfit dhe kanë dalë jashtë çdo kufiri), për të ndihmuar bashkëqytetarët e tyre që u goditën nga një fatkeqësi natyrore.

Është program i paprecedentë. Nuk ka rast të dytë në botë ku qytetaret të kenë treguar solidaritet në këtë shkallë, nëse e merr në raport Prodhimin Kombëtar. 

Çfarë bën qeveria? Solidaritetin e kthen ne represion. Këta janë qeveria e vetme në bote që mund ta bëjnë këtë. Kanë turrur xhandarët për të nxjerrë me dajak familjet nga banesat e tyre në lagjen ‘5 maji’.

Ato familje, që këta po i nxjerrin me forcë sot nga shtëpitë e tyre, kanë kontribuar për rindërtimin. Kanë paguar nga taksat e tyre që të ndihmonin familjet e prekura nga tërmeti të bëheshin me shtëpi. Por paskan paguar edhe të zezën e tyre.

Pse e bën qeveria këtë? Çfarë arsye ka që ta kthejë një program kaq solidar në gjëmë për qindra familje? Bën biznes. Gjithmonë kjo është arsyeja.

Aty tek 5 maji janë prokuruar 62 milionë dollarë kontrata në kuadër të rindërtimit nga Bashkia e Tiranës. Janë para të prokuruara me procedura ekstraligjore, me garë të cunguar. Fituesit e këtij lumi të madh parash janë oligarkët më të mëdhenj të Shqipërisë, kompani trafikantësh dhe klientë të qeverisë.

Ndaj po u vënë hurin njerëzve këta duke i nxjerrë me forcë nga shtëpitë.

Duan të bëjnë biznes.

Kanë lekë për të ndarë nëpër llogari.

Kjo është arsyeja.

Gjithmonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp20/01/2022 17:08

Për çfarë revolucioni e ke llafin?.Essat Pash Toptani u eliminua fizikisht në një kohë kur qenë caktuar tre personalitete politike të kohës për të dialoguar dhe përafruar qëndrimet me regjimin e kohës. Avni Rustemi kreu një Akt Terrorist. Klika ndërpartiake në fuqi, i ka 'pajtuar' të dy ekstremet dhe rreket tu mbush mëndjen shqiptarëve se këtë po e bën për interesat e larta të shtetit. Jemi si Gjermania pas luftës së dytë botërore. U rimëkëmb pasi ju dha një dorë me planin Marshall. Ndërhyrja Amerikane dhe partnerëve të tjerë vetëm me Reformën në Drejtësi nuk mjafton. Partitokracia qëndron në 'llogore' përball njera tjetrës, bën sikur lufton, godasin njera tjetrën me fishek qorr, por me top godasin shtetin integrimin dhe demokracinë.. Interesat janë të pleksura aq keq, sa askush nuk e dëshiron një zgjidhje politike.

Shqiptaro-Amerikani19/01/2022 19:13

PATJETER QE POLICITE E NARKO-SHTETIT TE TERHEQIN ZVARRE!! ZVARRE TE TERHEQIN!
KESHTU KA PER TE NDODHUR NE SHQIPERI, PERDERISA KANE VDEKUR AVNI RUSTEMET, KANE VDEKUR QE NE VITIN 1924!! SOT JANE QE TE GJITHE SHQIPTARET DHJAKSA, FRIKACAKE, QARRAMANE DHE TE QURRAVITUR, THJESHTE LLAFAZANE PERPARA KAMERAVE DHE NEPER BANAQE TELEVIZIVE!!
VETEM NE SHQIPERI, SHQIPTARET PRETENDOJNE QE TA RREZOJNE NJE REGJIM KRIMINAL, HAJDUT DHE TE KORRUPTUAR NE MENYRE PAQESORE DHE ME PROTESTA DUKE HEDHUR LULE NEPER SHESHE DHE BULEVARDE!!!
PER ATA QE NUK E DINE FARE HISTORINE E SHQIPERISE: AVNI RUSTEMI ISHTE DJALE BEU, ISHTE I PASUR, ISHKOLLUAR ME UNIVERSITET NE ITALI, I PUNESUAR MESUES NE VLORE, INETELEKTUAL I SHQUAR, PATRIOT DHE PERSONALITET I SHQUAR QE PER INETERESAT E TIJ PERSONALE, FAMILJARE DHE FAREFISNORE, HANTE BUKE NE CDO RREGJIM, VENDAS DHE PUSHTUES. POR JO, NJE PERSONALITET DHE ATDHETAR SI AI, VURI INETERSAT E ATDHEUT MBI ATO PERSONALE, SHKOI NE PARIS ME SHPENZIMET E VETA DHE GODITI ME DY PLUMBA NE ZEMER TRADHATARIN E KOMBIT DHE TRADHETINE NDAJ SHQIPERISE!
NDERSA DHJAKSAT SHQIPTARE TE RRUAJNE BYTHEN, JANE FRIKACAKE QE NUK HEDHIN ASNJE GURE DREJT POSHTERSISE, AS PER INETERESAT E TYRE PERSONALE, AS PER TE MBROJTUR GJAKUN DHE DJERSEN E TYRE, AS PER TE MBROJTUR FAMIJLEN E TYRE DHE SHTEPINE E TYRE!
MOS U QURRAVITUNI PERPARA KAMERAVE POR NGRIHUNI NE REVOLUCION! ME REVOLUCION U BE SHBA, ANGLIA, FRANCA DHE E GJITHE BOTA DEMOKRATIKE!

Shto koment

Denonco