Rama kreu një akt skandaloz dhe fyes ndaj besimtarëve myslimanë

Rama kreu një akt skandaloz dhe fyes ndaj besimtarëve myslimanë

Nga Bujar Nishani - 18/01/2022

Edi Rama kreu një akt skandaloz, të turpshëm dhe fyes dje, duke përjashtuar nga ceremonia në Xhaminë e Et’hem Beut në Kryeqytet, Kryetarin dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Akt fyes jo vetëm ndaj të gjithë komunitetit të besimtarëve mysliman në Shqipëri, por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve, ndaj shtetit shqiptar, ndaj kodeve zakonore dhe atyre shtetërore.

Shqipëria është një shtet laik, ku feja është e ndarë nga shteti dhe politika, por ajo është ndjeshmëri dhe përkatësi e fortë e miliona njerëzve.

Objektet e besimit, xhamitë, kishat, teqetë, sinagogat, etj., nuk janë pronë e shtetit, aq më pak e qeverisë dhe për më tepër e dënueshme në të gjitha dimensionet kur përdhoset me akte politike.

Edi Rama i ka konsumuar në mënyrë të turpshme dje të gjitha dimensionet e një akti fyes, përdhosje e pushtimi, ndaj një vendi të shenjtë, jo politik dhe në pronësi të dikujt tjetër të cilët i përjashtoi e nuk i lejoi të administronin pronën e tyre në një ceremoni të rëndësishme.

Edi Rama nuk ka kurrfarë tagri e asnjë të drejtë elementare të përcaktojë se kush duhet të jetë e kush nuk duhet të jetë drejtues apo përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Ai nuk ka kurrfarë mundësie apo pushteti të marrë apo administrojë pronat e një komuniteti të caktuar fetar në këtë shtet, të cilin nuk do mundet ta kthejë dot në një karikaturë, siç janë reminishencat e subkoshiencës së tij, për shtetin, shoqërinë, qeverisjen, dinjitetin, integritetin.

Minimalisht, kryeministri i këtij vendi duhet të lexojë dy faqe histori nga Kongresi i parë i atij komuniteti në vitin 1923 për të kuptuar vlerat e respektit, dinjitetit, të drejtës, integritetit dhe detyrat e secilit prej aktorëve të kësaj shoqërie.

Një nga vlerat më të mëdha jo vetëm të aspektit paqtues shoqëror por edhe të ruajtjes së identitetit tonë kombëtarë ka qenë harmonia dhe respekti i ndërsjellë midis komuniteteve fetare dhe i shoqërisë në raport me ato komunitete.

Ndoshta nga të pakta dimensione që i ngjit shqiptarët në majën e vlerësimit të hierarkisë botërore.

Me aktin e djeshëm në Xhaminë e Et’hem Beut, Edi Rama i ka dhënë një goditje të pabesë dhe të turpshme këtij dimensioni mbarëkombëtarë dhe një mesazh fyes e refuzimi për t’i konsideruar e respektuar besimtarët mysliman të këtij vendi.

Unë shpresoj shumë dhe uroj që besimtarët e këtij komuniteti ta injorojnë totalisht këtë akt provokator e intrigant të Edi Ramës pasi formimi i tij, morali i tij, modeli i tij, synimi i tij, kënaqësitë e përmbushjet e tij janë veç skandalet.

Vlerat e shoqërisë sonë janë të një dimensioni tjetër.

Ato mund të provokohen, lëndohen e minohen nga akte të tilla si ai i djeshmi, por kurrsesi nuk do të tjetërsohen e aq më pak të zhbëhen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp18/01/2022 14:36

Z.Nishani, Komuniteti Myslyman administron objektet e kultit dhe i thërret besimtarët në rrugën e Zotit, apo kthehet në matrapaz i trojeve dhe pasurive të patundshme, pronë e dikujt tjetër. Nëse luan këtë rolin e dytë i bije ti thërras besimtarët në rrugën e shejtanit, duke shkelur Kushtetutën,ligjin dhe të drejtat themelore. Truallin përball selisë së vjetër të PD pse e shiti osa- osa Komuniteti Myslyman?. Kujt ja shiti?. Kush përfitoi?. Truallin te Namazgjaja, te SHQUP-i i shetë Komuniteti Mysliman,ish trashëgimtarët, apo partitë, apo Bashkia e Tiranës?. Shiteni Shqipërinë siç e keni shitur dhe ndani plaçkën. Rregjistroni nga dy kulla për kokë, Ju, 'baballarët e kombit', Pas 'non gratës' po shpallni rrezikun Turko- Amerikan mbi Shqipërinë. Enveri shpalli rrezikun Anglo - Amerikan mbi Shqipërinë. Nuk ke guxuar ta përmëndësh Presidentin Erdogan. As Feto-n. Në vitin 1923, për gati 1 vitë, ranë 5 qeveri, Ju sot po synoni të njëjtën klimë dhe problematikë. Në qafën e rrëmujës , të fortët 'bëjnë ligjin'. Por shpresoj që jo me stabilitetin, jo me SHBA, jo me Turqinë dhe jo me BE.

Reali18/01/2022 12:28

Edhe njehere me shume fatkeqesisht, populli dhe politikanet tone mund te them me plot gojen injorante me shkolle te larte por jo largpames, treguan ne sy te botes dhe te popullit vet se sa te percare jemi, vetem nga nje vizite e Presidentit Turk. A eshte e mundur qe i duhet cdo politikani nje ftese e vecante per te respektuar apo treguar unitet vetes dhe botes? Xhest i ulet shume.
Me kete sjellje apo politike, pervec percarje dhe rruge te gabuar per te shkuar atje ku e kemi ndermend te shkojme, e kemi komplet gabim.
Po te isha gazetar apo analist i atyre tv apo gazetave do ti beja per nje lek plerat egoiste dhe injorante me shkolle te larte, politikanet Shqipetare.

arqile18/01/2022 11:37

Me qelbesire eshte palacia kryegomar Edi rama se sa Bujari ju pisat e PS jeni rob te trash nuk kuptoni .

buki18/01/2022 10:35

Komuniteti musliman ka nevoje per reforma te thella.... nuk mundet te zgjidhet nga disa perfqesues kreu i atij komuniteti qe vete i ka zgjedh ato. por zgjedhja te vije nga antaresia.

mozi18/01/2022 10:30

amon mos na e qisni mo ket jarin se esht i marum

Shto koment

Denonco