Vizita e Erdogan ishte një axhendë personale e Ramës

Vizita e Erdogan ishte një axhendë personale e Ramës

Nga Bejdo Malo - 17/01/2022

Përfundimisht mund të thuhet me bindje të plotë se vizita e Erdogan në Shqipëri ishte një vizitë me axhendë tërësisht personale me mikun e tij të ngushtë Edi Rama dhe miken e tij të ngushtë Lindita Nikolla.

Kjo vizitë thelloi dhe ndau në mes Republikën dhe shtetin e Shqipërisë. I shërbeu vetëm atyre që drejtojnë qeverinë dhe asgjë më shumë. Kjo vizitë së pari kishte një axhendë me detyrim-përcaktim nga Rama, duke nxjerrë me këtë vizitë inatet personale të tij.

Duke bërë radiografinë e kësaj vizite, Erdogan anashkaloi  instutucionin e Presidentit që është simboli i kombit shqiptar. Ndaj të gjitha ato që tha Erdogani se jemi vëllezër dhe me miqësi të përjetshme, kthehen në përralla. Si mund të jetë axhendë normale e një Presidenti qoftë dhe atij të Turqisë kur ai e përqëndron tërë axhendën tek KM.

Tërë axhenda binte erë qepë. Kjo u duk në tërë përmbajtjen e fjalimeve. Dhe të kërkesave absurde të Erdogan për legjenda me Feto, me Gylenistë duke mos lënë asnjë strukturë shtetërore dhe private në Shqipëri si të lidhura me Feton. Në thelb ai zhvleftësoi dhe tërë mikpritjen e miqve të tij të ngushtë Rama-Nikolla, me kërkesat që bëri. Por Erdogan dëshmoi se kërkon që në krye të Komunitetit Mysliman të jetë një njeri i tij dhe jo ata që janë. Këtë e dëshmoi lënia në mes e investimit për xhaminë e madhe.

Imam mik të tij quan vetëm Imamin e xhamisë së Et'hem Beut në qendër. Tërë atë përulje katolikja Nikolla e ka servilizëm ndaj Ramës dhe  jo kortezi dhe politesë me Erdogan. Kjo dukej shumë qartë. Data e vizitës lë shumë për të dëshiruar sepse data 17 janar është një datë tjetër e shenjtë për shqiptarët. Ndaj tërë vizita e Erdogan ishte një axhendë personale, përjashtuese injoruese për Republikën e Shqipërisë, e mirëorkestruar nga KM.

Dhe sa për atë se sa e ka ndihmuar Shqipërinë, Turqia, mjafton të shikosh bilancet e import-eksportit. Është diskriminuese për Shqipërinë. Për çdo lirë turke të sjellë në Shqipëri, turqit marrin 10 lira që i shpien në Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Bai18/01/2022 09:45

Pershendetje i nderuar Malo!
Sa per kujtese:
1-Dje u bene me shtepi edhe 522 familje shqiptare
2- Edhe kur erdhi Vuçiçi nuk takoi Meten
3- Edhe shume te tjere qe hyne e dalin ketu nuk e takojne
Nuk ka gje per t'u shqetesuar ketu.

Shto koment

Denonco