Niveli banal i deputetit Basha!

Niveli banal i deputetit Basha!

Nga Armand Maho - 14/01/2022

Lulzim Basha nuk habit më askënd. Ai është i gatshëm që për interesat e tij personale të futet dhe në pazaret më të pabesueshme, jo vetëm për një politikan por edhe për një individ. Dalja ditët e fundit e skandalit të kullave që do ndërtohen në oborrin e SHQUP ku gjendet sot godina e Partisë Demokratike e vërteton më së miri atë që thamë më lart. 

Termi skandal në fakt i adresohet vetëm Lulzim Bashës, pasi pronarët janë në të drejtën e tyre që ta zhvillojnë pronën. Kushdo që të ishte ashtu do të vepronte, madje janë treguar tepër të duruar. Nga ana tjetër në vetvete ajo si godinë, model sovjetik, nuk është se ka ndonjë vlerë kulturore apo trashëgimi për qytetin që të mobilizojë mbrojtësit e trashëgimisë kulturore. Përveç të qenit në një zonë të lakmuar ku çmimi për metër katror është stratosferik deri në 3 mijë euro për metër, Tiranës as nuk i shton dhe as nuk i heq gjë plan arkitekturor.  

Por vlera e saj simbolike është mjaft e madhe. Aty është vendosur të jetë selia e Partisë Demokratike. Partisë së parë opozitare në vend, e cila solli përmbysjen e diktaturës. Pra, duhet të ishte selia ku të gatuheshin aksionet opozitare, strategjitë për përmbysjen e regjimit. Oborri i saj duhet të ishte vendi ku të festonin demokratët si shpërblim për mundin e tyre në fushatë. Gjë e cila nuk ndodhi asnjëherë në tetë vjet.  

Në kushte të tjera, pasi po flasim për 4 apo pesë vjet të shkuara, nxjerrja në mënyrë arbitrare e partisë më të madhe opozitare do i hapte jo pak andralla qeverisë apo Bashkisë së Tiranës. Do duheshin të përballeshin jo vetëm me protestat e demokratëve (që natyrisht do besonin qaravitjet e Bashës) por edhe me diskreditimin në sytë e medieve të huaja dhe institucioneve ndërkombëtare.

Të nxjerrësh në rrugë opozitën për të ndërtuar kulla nuk mund ta justifikosh në emër të zhvillimit siç justifikoheshin fjala vjen nxjerrja nga banesat të qytetarëve në Unazën e Re. Gafa që u bë me shembjen dhe reaksioni që shpërtheu me shembjen e Teatrit Kombëtar do ishte hiçmosgjë përpara furtunës që mund të shkaktonte nxjerrja nga selia e PD-së. 

Në këto kushte miratimi nga ana e Lulzim Bashës ishte një domosdoshmëri, dhe ashtu duket se ka ndodhur. Afërmendsh ndërtuesit e katër kullave atje nuk kanë se si harxhojnë 1.4 milionë euro për projektin, pa u marrë vesh më parë me kryetarin e partisë. Dhe kur vjen puna për pazare me Bashën dhe sekserët e tij është thjeshtë çështje çmimi. 

Duket qartë se Lulzim Basha paska pasur tjetër agjendë dhe këtë e nxori zbuluar protesta e tetë janarit, këmbëngulja e tij për të mos lëshuar vulën e partisë, s'ka dhe s'ka pasur si qëllim të jetë në shërbim të demokratëve. Ajo vulë është pjesa më e rëndësishme e këtij pazari, dhe prandaj refuzon zgjedhjet. Humbja e saj do të thotë dhe shkarkimi i Bashës si administrator i selisë.  

Në një kohë që demokratët luftonin me të gjitha forcat që ta bënin kryeministër, ai mendonte si të shtonte të ardhurat e tij, dhe si ta shndërronte forcën më të madhe opozitare në shtojcë të bizneseve familjare që ai ka ngritur. Këto tashmë nuk janë vetëm legjenda që pëshpëriteshin në kafen tek oborri i selisë.  

Për një lider normal rënia në pozita të tilla do ishte një nivel i skajshëm banaliteti. Por këtu po flasim për politikanë normalë e dinjitozë. Për ata që humbja e forcës së tyre politike në zgjedhje dhemb dhe që japin dorëheqjen që në sprovën e parë. Për Lulzim Bashën humbja është kthyer në normalitet, disfata në rutinën e tij të përditshme. Sa herë ka folur për vija të kuqe që Rama i ka shkelur që të nesërmen. Sa herë ka folur për beteja që kanë përfunduar ende pa nisur?  

Lulzim Basha nuk i hyn më në punë askujt aq më pak opozitës. Madje në pozitat aktuale nuk i hyn më në punë as Edi Ramës. E kush do e donte një humbës të tillë pa përkrahje! Është çështje kohe kur dhe Rama ta flakë tutje si një limon të shtrydhur... 

Kjo sepse Basha ka kaluar në një nivel të tillë degradimi, sa nuk mund ta mbrojë dot më asgjë e askush. Kjo vihet re dhe në reduktimin e ndjeshëm të besnikëve të tij në media. Dalja e Gazment Bardhit në Opinion u shoqërua me një kosto të madhe pabesueshmërie jo vetëm për sekretarin e tij, por dhe për vetë Bashën. Bardhi arrinte të dallonte vetëm demokratët që kishin dalë kundër Bashës, por jo detashmentin kriminal që ai kishte thirrur nën armë për të goditur ata që dikur ishin mbështetësit e tij.  

Shpejtësia që po e çon drejt defaktorizimit të plotë është e pabesueshme. Andrallat i shtohen dhe më shumë kur Presidenti ka dhënë shenja se do dekretojë së shpejti zgjedhjet e pjesshme lokale. Basha i izoluar s’mund të bëjë asnjë ditë fushatë në bazë, s'ka më kujt t'i drejtohet.

Do ishte fitore për të në rast se ata që rrahu dhe helmoi më datë 8 janar nuk do i vënë drunë po të guxojë t'u shkelë në shtëpi. Askush dhe asnjë mos habitet që në këto zgjedhje ai të marrë sa partia e Kujtim Gjuzit. Demokratët mund t'i falin shumë gjëra, por asesi mashtrimin, shpërdorimin e besimit dhe dhunën që i erdhi nga ai që i premtoi parajsën por u shiti dhe shtëpinë dhe i la jashtë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

nuci-peci16/01/2022 14:37

fix

krasasi tp15/01/2022 16:16

Po Z.Maho. Z.Basha nuk duhet ta qasin as në fshat e as në qytet. Ti humbas zgjedhjet lokale dhe e djathta të koleksionoi humbje. Mos po shërbeni vërtet si tub oksigjeni për Z.Rama Mos Z.Basha ka të drejtë kur ju etiketon kështu?. Unë them jo. Ju duhet të keni një hallë tjetër. Ju nuk dëshironi që politika dhe bashkë me të edhe shqiptarët, të hipin në trenin e kohës. as në autobus. Ju doni që shqiptarët të udhëtojnë hipur në qerre sikurse janë dhe luteni që qerres ti thyet rrota. Në fakt Ju nuk doni që Shqipëtarët të meren vesh, të planifikojnë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë,si kombet e përparuara. Sa herë ju kërkojnë të ecni para , ju tërheq prej xhakete dikush tjetër. Fiks si aji korçari që u nis për Maliq dhe meqë kishte erën përball dhe e pengonte ta ndiste cigaren, i ktheu shpinën erës dhe në atë drejtim vazhdoi rrugën.Mbriti në Korçë dhe ashtu në jermë siç ishte u 'habit' se sa ishte rritur dhe zbukuruar Maliqi, duke vazhduar të kërkonte shtëpin e mikut .Për disa klane, Shqipëria është parajsa në tokë. Shumica e shqiptarëve nuk ju funksionojnë shqisat. Ndaj thirret 'shqisa e gjashtë' e derdimenëve të "kazanit mediatik" për ti ndriçuar.

MANI USA15/01/2022 07:47

NIVELI BANAL I DEPUTETIT BASHA! RINGELI VANDAL I DEPUTETIT PASHA!!
HUMBJET TETËVJEÇARE TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË; OUH,
SHKRUMBJET VETËPËRQARE TË TRADHTISË DEMONKRATIKE QË SHTIPEGRISË!
PO ÇFARË KRYETAR PARTIE DEMOKRATIKE ËSHTË AI QË PËR INETRESA PËRSO-
NALE SHET EDHE SELINË E PARTISË DEMOKRATIKE; OH, ÇFARË INTERPRESA KRY-
EZVARRE DEMONKRACISË, DUKE BERË TREGTI, KËRDI, GËRRDI, ME IDEALE MË TË
LARTA, ME TË ZJARRTA, PËR PARTINË E PARË QË RRËZOI DIKTATURËN KOMUNISTE
RUSO SERBO GREKO JUGOSLLAVE, PUSO VERBO FERKO TUGOSHKAVE!!. SI PINJOLL
PARTISË SOCIOALISTE DHE SI SERVILË I KLANIT, PLANIT TË RUSO SERBO GREKË TË
ARMIQËVE TË TERË SHQIPTARISË, DUKE TENTUAR, KËRKUAR, QË TË NA ÇFAROSË,
O VARROSË, EDHE KËTO TROHA, MOHA, SHQIPËRI LONDINEZE O, SI HORDHI BREZE;
SI DHE KOSOVË AHTISARI ËH, HORRPROVË ATI VARRI; SE PAK U DUKEN NA ZHDUKËN
ME DHUNË MBI 80% PO KËRKOJNË, TENTOJNË 100% TERË PERLLAZGO ILIRO MBARË
SHQIPTARINË; ËËËH, TERË PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPATRINË?! NGA MANI USA

DEMOKRATI I BAZES14/01/2022 20:23

MOS U HABISNI ME LULMUT BRAVEN! AI NUK I MOHON, POR ESHTE E VERTETE QE NUK I NJEH FARE, SEPSE ATIJ JA KA CUAR EDVIN RAMA JO PER TA MBROJTUR, POR PER TE MOS E LENE QE TE DOREZOHET DHE TE JAPE DOREHEQJEN. ATA JANE KRIMINELE QE IA KA VENE EDVINI PENGUT TE TIJ, JO PER TA MBROJTUR NGA DEMOKRATET, POR QE TE MOS ARRATISET DHE I IKEN! EDVINI E KA KERCENUAR QE TE MOS E DOREZOJE PARTINE DEMOKRATIKE SEPSE E DO PATJETER PER VETE. NE KETE MENYRE, SIPAS PLANIT TE EDVINIT, LULI TE MBETET KRYETARI DE-JURE I PARTISE DEMOKRATIKE NDERSA RAMA MBETET KRYETARI DE-FACTO.
EDHE GELBAZA I RAMES, BATON STANISHIQ HAXHIU E DEKONSPIROI KETE FAKT: I KA DERGUAR EDVINIT 6 HERE SMS ME TEKSTIN: FUT URGJENTISHT POLICINE SEPSE BASHA PO RREZOHET, PO E MORI BERISHA PARTINE DEMOKRATIKE, NA PIU E ZEZA!!!
SPAK DUHET TE NDERHYJE URGJENTISHT NE KETE KRIM SHTETEROR QE PO KONSUMON EDVIN KRISTAQ RAMA DHE UTURAKET E TIJ TE QELBUR LULMUT BRAVA DHE BATON STANISHIQ HAXHIU!!

Shto koment

Denonco