Opozitë me kullë!

Opozitë me kullë!

Nga Klodian Tomorri - 12/01/2022

Pikëpyetje me kulla

Projekti i ndërtimit të kullave tek selia e Partisë Demokratike ngre shumë pikëpyetje interesante. Pikësëpari vetë emërtimi është perlë. Projekti quhet Parku i Katër Lirive dhe do të ndërtohet bash mu tek Shtëpia e Lirisë, siç e quan opozita selinë e saj. Shumë gjetje. Nejse, të kthehemi tek pikëpyetjet tani.

Toka aty është e Toptanëve. Por po të mos dojë PD aty nuk ngulet dot asnjë gozhdë, jo më të ndërtohen kulla. Se nuk ka askush guxim të nxjerrë opozitën nga selia. Këtu lind dhe pikëpyetja e parë. A ka gjasë që një projekt i tillë të jetë bërë pa dijeninë e PD?

Së dyti, projekti ashtu siç është paraqitur, veç Shqupit përfshin dhe BKT. Para disa muajsh, BKT e braktisi selinë e saj me preteksin se ishte dëmtuar nga tërmeti dhe u zhvendos përballe TEG tek një godinë që e ka ndërtuar Fusha. Atëherë unë kam publikuar një denoncim se sebepi i tërmetit ishte i stisur për të liruar vendin e ish selisë së BKT, me qëllim që aty të ndërtohej kullë në ortakëri mes Fushës dhe BKT.

Tani trekëndëshi bëhet shumë interesant. PD, BKT, Fusha. Tamam trekendësh Bermude. Pikëpyetjet që lindin këtu janë disa:

Kujt i lindi ideja e bashkimit të kullës së BKT me kullat e Shqupit në një kompleks të vetëm?

A lindi ky bashkim para apo pas prishjes se Teatrit Kombëtar? Pra Teatri-Fusha-BKT-Opozita-Kullat.

Dhe nëse në kompleks ka disa aktorë, si është e ndarë ortakëria mes tyre?

Ka shumë pikëpyetje ky projekt. Ndoshta mund të jetë edhe i rremë. Por deri tani askush nuk po e përgënjeshtron. Thjesht po ia hedhin topin e përgjegjësisë njëri tjetrit. Dikush thotë është miratuar vite më parë, dikush tjetër thotë ka qenë nëe projekt por është rrëzuar, etj etj.

Gjithsesi këtu nuk bën më çudi asgjë. Shqipëria ka muze me kullë, bankë me kullë, stadium me kullë. Çdo e gjëje po të ketë dhe opozitë me kullë?

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA13/01/2022 23:41

HEU, OPOZITË ME KULLË! EU, RROPONXITË ME RRULLË! POSI HORRORZI, OPOZITA
BLINDOHEJ NË KULLË; ËH, RROPNXITA GRINDOHEJ NË RRULLË, TRULLË!! HEJ MORE,
MJERA KULLA KEND KA MBRENDA; DJERA RRULLA, MULLA TRENDA RA MË E RËNDA;
SIKUR KANIBALJA CINCËR QË ME NDIHMËN E CA HYJVE TË TËRBUAR, VËRBUAR NË
VEPREN E ODISEUT NGA HOMERI QË TERË VIZITORËT NË KULLËN E TËRBIMIT AJO I
SHNDËRRONTE NJERËZIT NË DERRA TË EGËR, QË ISHIN NË GJENDJE TË HARRIMIT
O SHKATRRIMIT TË GJENËS DHE KRENËS NJERËZORE; POR, KUR ODISE SHKON ME
I KËRKUAR LUFTËTARËT E VETË, NJË HY I NJERZIMIT IA OFRON TA PIJË BARIN E NJE-
RËZIMIT QË CINCËRA KOT MUNDOHEJ TA HELMOJË DHE, TA SHNDËRROJË NË DERR
DHE, KUR VËREN SE ODISEUN CINCËRA MAGJISTARE NUK ARRINË ODISEN TA MA-
SHTOJË AS TA SHËNDËRROJË; ATËHERË AJO PRANOJË QE T'IA PLOTËSOJË KERKE-
SAT DHE TË IA KTHEJË PRAP TEPRAP GJITHË LUFTËTARËT NË GJENË O KRENË TË
KRYELEGJENDARIT ODISEU; DHE, KËSHTU ODISEU ARRITI TË I RIKTHEJË DHE TË I
RISHPËRBLEJË, PRAP LUFTËTARËT E VETË TEK LUNDRAT E VETA PËR UDHËTIMIN
DHE KTHIMIN NË ATDHEUN E TYRE NË ITAKËN E DASHUR DHE NË KULLËN OLIMPIT
KE KRYZOTI JEZUS MBI FUQISHMI I GJITHË HYJNIVE TË PLANETIT TOKË! MANI USA

krasasi tp13/01/2022 15:40

Z. K.Tomorri. Si pjesë e "kazanit mediatik" Ju deklaroni se "Toka aty është e Toptanve". Kush ta tha?.Ke investiguar?. Pse libri i B.Fevziut u titullua: "Tirona e Nonës"? . Vrit pronarët që gratë të trashëgojnë të vetme trashëgimin . A ka qenë penges për ndërtimin e Xhamisë problemi i pronësisë?. Si u zgjidh ajo?. Populizmi, shantazhi dhe revolucioni nuk janë instrumenta të demokracisë. Je konstitucionalist ti?. E njehë teorinë e shtetit?. Apo e njeh si Essat Pash Toptani dhe si Ahmet Zogolli?. Të dy vdiqën në Francë. Të dy i solli në pushtet Serbia. Hysni Kapo vdiq në Francë në rrethana dhe për arsye të tjera. Të shikojmë se kush tjetër do kërkoi 'derman' apo do gjejë prehje në Francë. SPAK duhet të kryej hetim të thelluar kryesisht, mbi 'Aleat - in' e pasaportave dhe K.I , mbi D.P.Gjëndjes Civile,Bashkinë e Tiranës dhe të përfshirëve në tjetësimin e trashëgimisë së qytetarëve edhe me 'izë' të klaneve dhe lobeve ndërkombëtare.

Shto koment

Denonco