Lajmi i fundit

LIVE/ Foltorja e Mirditës, pritje madhështore për Sali Berishën

Zgjedhje në PD si shpëtim nga kafazi i hekurt

Zgjedhje në PD si shpëtim nga kafazi i hekurt

Nga Armand Shkullaku - 11/01/2022

Deputetët e selisë së Partisë Demokratike duhet të mendojnë sot mënyrën se si do të dalin nesër për të takuar ata që i kanë zgjedhur si përfaqësues të tyre. Ata janë përdhunuar politikisht dhe publikisht, njëherë kur u detyruan të futen në kafazin e hekurave e dyerve të blinduara dhe, herën tjetër, kur “policia e krimit” i mori në mbrojtje duke sulmuar egërsisht anëtarësinë e tyre.

Shumica e këtyre deputetëve, që kanë shkuar në atë parti si njerëz të lirë, sot e shohin veten të ngujuar në një korridor mes Bashës dhe Edi Ramës. Eshtë hera e parë që përfaqësinë më të lartë të një partie kryesore opozitare, e ruan nga anëtarësia e saj qeveria, me skafandra, trupa speciale dhe gazlotjellës. Edhe për ata që kanë pasur ndonjë dyshim për përfshirjen e Edi Ramës në konfliktin brenda PD, tashmë çdo gjë është e qartë. Gatishmëria e planifikuar e kryeministrit për të goditur brenda selisë anëtarët e Partisë Demokratike, ka vendosur tashmë vijen e kuqe mes votuesve të kësaj partie dhe grupimit të kafazit të hekurt.

Për të thyer këtë vijë të kuqe, ka mbetur ndoshta vetëm një mundësi e fundit. Për të ndalur përdhunimin dhe për të rifituar lirinë e tyre, deputetët e selisë duhet të kërkojnë zgjedhje legjitimuese për drejtuesit e PD. Vetëm një proces zgjedhor, i pranuar dhe i monitoruar nga palët kontestuese, mund t’i japë fund krizës dhe t’i detyrojë palët t’i japin dorën njëra- tjetrës. Përfaqësia e selisë nuk gëzon mbështetjen e anëtarësisë së partisë, ndërsa anëtarësia ka nevojë për një përfaqësi të rilegjitimuar prej saj. Në këto kushte, ata që ende i thërrasin arsyes, duhet të kuptojnë se s’mund të ketë opozitë brenda dyerve të blinduara dhe me sytë nga Edi Rama. Ato mund të garantojnë sallën e mbledhjeve të absurdit, por janë një dështim i sigurtë në përballjen më të parë elektorale.

Ata që mendojnë përtej dyerve të hekurta, e kanë të qartë se mbështeja e grupit të selisë tek anëtarësia është në kuotat më të ulta. Nëse qëllimi i angazhimit të tyre në politikë ka qenë interesi i demokratëve dhe çuarja e PD drejt pushtetit, ata duhet të çlirohen nga kurthi ku e kanë futur veten. A fitojnë ata më shumë vota, më shumë besim tek elektorati duke përdorur mercenarë me shkopinj e gazlotjellës dhe policinë e Edi Ramës kundër atyre që i kanë votuar? Çfarë vlere kanë korridoret e selisë kur secili prej tyre sot nuk del dot të takohet me njerëzit që janë helmuar me gazin e Edi Ramës, njësoj si para kryeministrisë ashtu dhe para selisë së partisë së tyre?

Nëse në kupolën e PD, arsyeja ka emigruar në tokën e premtuar të Edi Ramës, ata deputetë që sot mundohen të kapërdijnë turpin me çorbën bajate kundër Sali Berishës, duhet të nisin lëvizjen për rikthminin e legjitimitetit në partinë e tyre nëpërmjet një procesi të besueshëm zgjedhjesh partiake, si për kryetarin ashtu edhe për drejtuesit e tjerë. Në të kundërt do vazhdojnë të jenë personazhet e ngujuara VIP të vëllait të madh që i mbikëqyr nga kryeministria.

Për ta kuptuar këtë nuk ka nevojë për sondazhe apo anketime. Nuk ka nevojë as të monitorosh xholët mediatikë të Edi Ramës, që pa u skuqur i japin mbështjetje sot Bashës, të cilin deri dje e kanë denigruar deri në qelizat familjare. Nuk ka nevojë madje as të ndjekësh komentet e reagimet në rrjetet sociale. Mjafton që secili prej deputetëve të selisë të rrotullojë vështrimin për të parë se ku gjendet dhe t’i bëjë pyetjen vetes se a ndihet i çliruar të shkojë e të flasë me ata që e kanë votuar. Për të dalë nga kafazi i hekurt i selisë dhe skafandrat e kryeministrisë, ata duhet t’i kërkojnë Bashës gjënë më normale dhe më demokratike në këtë krizë të paprecedentë: legjitimitetin përmes zgjedhjeve të reja në PD./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Muzapopullore 11/01/2022 11:49

Basha do vazhdojë të mbajë në dorë timonin e anijes politike të tij , tashmë të mbytyr përfundimisht me shpresë se mund ti hyjë në punë me ndonje anije tjeter, te dhene me qira apo " falur" nga Edvin Llapa. PD ska nevoje për të. Injorim total i shoqatës Brava dhe riorganizim rapid I saj ( I PD) ne baze meritokracie dhe experience si dhe inovatore politike te rinj. Sa me parë. Para zgjedhjeve. Se Ramiu e ka planin gati ti fale ca bashki Lulit qe mos varroset perfundimisht por te mbetet ne fronin e " mbretit opozitar". Po keshtu Kimeten mos harroni qe sdo te haje turpin me buke.

DEMOKRATI I BAZES11/01/2022 11:00

Lulzim Brava nuk jep kurre doreheqjen dhe nuk do te beje kurre zgjedhje ne PD, as sot, as nese, as vitin tjeter dhe as pas 10 vjetesh!! Kete duhet ta kemi shume te qarte!
Nga keto ngjarje humbi thelle dhe rende Lulzim Basha, fitoi perkohesisht Edi Rama, por fitoi perfundimisht demokracia! Pas kesaj do te kemi nje parti te vertete demokratike dhe nje opozite shume te forte, unike dhe me te bashkuar se kurre, qe do te perballet fuqishem me rregjimin e aleances se qelbesirave Rama-Basha, dhe do ta rrezoje ate perfundimisht.
PD nuk vdiq ne 8 janar 2022, por vdiq ne vitin 2013, ne 8 Janar 2022 thjesht Lulzim Brava i beri funeralin! Perleshja e fundit e pergjakshme dhe me gaz lotsjelles dhe helmues, me granata shurdhuese me ndihmen e mercenareve kriminele pa asnje lidhje me PD-ne, dhe me ndihmen e policise se Edvin Rames, e Lul Bashes kunder demokratet e vet, i dha fund perjetesisht bashkejeteses se tyre ne PD. Basha nuk eshte pengu apo skllavi i Rames por Rama eshte kryetari i PD-se qe nga viti 2014! Edvin Rama eshte padroni dhe tutori i Bashes! Kjo lufte mori fund me turp per Lulzim Braven!! Keshtu qe Rama nuk mbrojti Bashen, por mbrojti postin e tij ne krye te PD, si kryetar i saj. Basha nuk eshte as minorance ne politike por ka vetem 8 servile dhe vetem votat e familjareve te tyre. Me shume vota ne cdo zgjedhje te ardheshme do te marre Kujtim Gjuzi se sa partia e Lulzim Braves.
Prandaj, objektivi i kundershtareve te Lulit eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike, jo si ajo qe kishim keto 30 vite! Nuk ka nevoje per revolucione dhe beteja te pergjakshme! Nuk ka nevoje per beteja ligjore dhe te humbasim kohen pa fund neper gjykata! Perndryshe demokratet do te lodhen ne beteja boshe. Ne tashme betejen tone e fituam sepse dolen qarte fekalet qe kishte mbledhur Partia Demokratike dhe doli qarte per te gjithe boten aleanca e krimit dhe korrupsionit Rama-Basha! Perplasja e pergjakshme tek selia e PD-se e arriti qellimin e saj final. Nuk ka nevoje qe te harxhohet akoma kohe dhe energji per seline dhe vulen e vulehumburit!
Nuk ka nevoje qe demokratet, antaret dhe simpatizantet e Partise Demokratike te vazhdojne kot me kot perplasjet e pergjakshme fizike per zyrat tek oborri i selise se PD me forcat policore te narko-shtetit dhe me banditet mercenare te Lul Braves. Apo nuk ka pse te vazhdojne perplasjet demokrate me demokrate neper rrethet dhe qytetet e Shqiperise. PD-ja tashme po mbrohet nga vete kryetari i saj Edvin Kristaq Rama dhe n/kryetari Lul Brava! PD-ja vdiq qe ne vitin 2013 kur iu dhurua Lulzim Bashes. Edvin Rama e ka marre De-Facto drejtimin e PD-se qysh pas takimit ne zyren e Lulit me Xhorxh Soros ne vitin 2014. Qe nga viti 2014, pas cdo vendimi dhe veprimi personal te Lul Braves qendron vete Edvin Kristaq Rama dhe jo Sali Berisha, sic perhapte fjale Luli. Kjo tashme doli fare e qarte si drita e diellit!
Sfida e vertete e demokracise eshte themelimi i nje partie te vertete demokratike e tipit konservator amerikan dhe perendimor, qe do te coje perpara reformat demokratike.
E vetmja zgjidhje ne kete situate eshte qe i ashtuquajturi Komisioni i Rithemelimit te PD te kthehet ne Komisionin e Themelimit te Partise se re "Foltorja Demokratike". Nese qe te gjithe demokratet mbi 100 mije antaret dhe mbi 500 mije simpatizantet aktuale te Partise Demokratike ikin nga partia e Lul Braves dhe krijojne partine e tyre te re, te paster, demokratike, pa gabime dhe e tipit konservator, Lul Braves vulehumbur, i mbetet vetem selia, vula dhe Gaz Bardhi, Gridarja Oh-oh-oh me Salijanjin dhe 5-6 qelbesire te tjere interesaxhinj te paskrupull, pa antare dhe lakuriq fare. Ne kete rast Lul Brava nuk ka se si te perfaqesoje me demokratet as moralisht, as realisht dhe as ligjerisht. Secili mbeshtetes te shkoje tek partia e vet, keshtu qe evitohet dhe perfundon cdo perplasje fizike midis mbeshtetesve perkates te Lul Braves dhe Dr. Berishes. Midis Lul Braves dhe demokrateve nuk ka me asnje lidhje dhe asgje qe t'i bashkoje me ne te ardhmen. Ndarja tashme eshte historike!
Lul Brava le ta mbaje edhe seline edhe vulen, qe iu dhuruan ne vitin 2013! Partia nuk eshte as selia, as vula, as emri dhe as flamuri, por eshte antaresia! Nje kryetari po i more antaresine dhe simpatizantet, ia ke marre komplet partine. Prandaj nuk kane pse te humbasin kohen kot, mundin dhe djersen e tyre duke u perpleshur dhe duke u perplasur perpara selise se PD-se, por te vazhdojne punen per themelimin, regjistrimin dhe strukturimin e te gjitha niveleve ne qender dhe ne baze te partise se re "Foltorja Demokratike". Le te themelohet partia e re "Foltorja Demokratike". Te gjitha i ka gati, mbi 100 mije antaret, strukturat dhe mbi 500 mije mbeshtetesit e saj!
Pas kesaj, pyetja e pare qe do t'i bejne kudo dhe gjithmone gazetaret Lul Braves, do te jete: Ku i ke antaret? Ku i ke demokratet? Ata iken, ty te mbeti vetem selia, emri dhe vula, ata kane partine e tyre tani!
Keshtu qe Lulzim Brava nga nje vulembajtes u kthye shume shpejt ne nje vulehumbur, prostitute, vasal dhe uturak i Edvin Kristaq Rames.

Shto koment

Denonco