A e bën dot Berisha Reagan-in?

A e bën dot Berisha Reagan-in?

Nga Klodian Tomorri - 07/12/2021

Në vitet 80’ SHBA-të ishin bërë praktikisht një vend i majtë. Në gjysmëshekullin e fundit, Shtëpia e Bardhë ishte qeverisur plot 35 vjet nga demokratët, ndërkohë që në Kongres dominimi i tyre kishte qenë edhe më absolut.

Ne qarqet e elitës intelektuale amerikane, në atë kohë, mbizotëronte konsensusi se konservatorizmi kishte vdekur dhe tashmë ishte një rrymë e parëndësishme në jetën politike. Prova më e fundit ishte dështimi i Barry Goldëater në primaret brenda Partisë Republikane.

Kriza politike e së djathtës dhe monopartitizmi nuk janë ngjashmëria e vetme e Amerikës së viteve ‘80 me Shqipërinë e sotme. Qeverisja e gjatë e së majtës kishte avancuar një sërë politikash, që kishin shkundur jetën sociale të vendit, veçanërisht axhenda gay dhe politikat feministe. Këto ndryshime kishin shkaktuar pakënaqësi të mëdha te komunitetet fetare të SHBA-ve.

Nga ana tjetër, taksat e larta dhe shtrëngimi i darës rregullatore kishin mërzitur jo pak elitën koorporatiste amerikane dhe biznesin në tërësi. Së fundmi, në atë kohë Shtetet e Bashkuara vuanin nga një kriminalitet i lartë, veçanërisht krimet e natyrës ordinere mbi qytetarët dhe familjet amerikane.

Me pak fjalë, pakënaqësia ndaj qeverisjes të së majtës ekzistonte, por ishte e fragmentarizuar dhe deri në atë kohë askush nga e djathta politike nuk kishte arritur ta kanalizonte këtë pakënaqësi në votë popullore.

Në vitin 1975, Ronald Reagan tentoi të siguronte kandidimin për në Shtëpinë e Bardhë, por humbi në primare ndaj Gerald Ford. Baza republikane mendoi se Reagan ishte i moshuar dhe nuk mund të arrinte t’i siguronte Partisë fitoren. Por 5 vjet më vonë, aktori i dalë në pension u rikthye.

Presidenca e Jimmy Carter kishte qenë problematike. Kriza e ekonomisë amerikane i ishte mbivendosur pakënaqësive të tjera sociale. Reagan arriti të merrte besimin e republikanëve në primare, por mbi të gjitha arriti të siguronte mbështetjen e të gjitha grupeve të rëndësishme të interesit, që ishin të lodhur nga politikat e majta duke filluar nga komunitetet fetare, biznesi, por edhe familjet e trembura nga kriminaliteti dhe të terrorizuara nga “forcat satanike të liberalizmit”. Ajo që ndodhi më pas, dihet.

Ronald Reagan është ndoshta presidenti më i suksesshëm i SHBA-ve pas Luftës së Dytë Botërore. Ai arriti t’i jepte fund krizës ekonomike duke e rikthyer ekonominë amerikane në kapacitet të plotë, reduktoi kriminalitetin e brendshëm dhe forcoi ndikimin e SHBA-ve në arenën ndërkombëtare. Por arritja më e madhe e presidencës së Reagan-it ishte se ajo shpëtoi SHBA-te nga monopartitizmi faktik. Reagan e ktheu Amerikën djathtas. Jo vetëm duke rihapur sërish garën, por duke e detyruar edhe Partinë Demokratike që të zhvendosej më djathtas.

Shqipëria është sot në një situatë identike me atë të SHBA-ve në vitet 80’. Kjo ngjashmëri është e dukshme në avancimin e politikave liberale me karakter ateist, që sulmojnë familjen tradicionale. Së dyti është e dukshme në politikat antibiznes dhe antitreg, që ndryshe nga SHBA-të, në Shqipëri shfaqen përmes crony-kapitalizmit dhe kapjes së shtetit. Po kështu, kriminaliteti dhe korrupsioni janë probleme madhore, që me gjasa do të përkeqësohen më shumë nga mungesa e garës politike. Por ngjashmëria më e madhe është sigurisht ambienti politik.

Me Partinë Socialiste prej 12 vitesh në pushtet dhe opozitën në krizë të thellë, Shqipëria po lundron në ujërat e rrezikshme të monopartitizmit. Për një demokraci hibride, ky është rreziku më i madh i mundshëm. Dhe është një rrezik që dikush do të duhet ta thyejë. A është Sali Berisha njeriu me i përshtatshëm për ta bërë këtë? Ndoshta jo. A mundet ai ta bëjë dot? Ndoshta jo. Por të gjithë ne duhet të shpresojmë që të paktën lëvizja e Berishës të arrije të shkundë ambientin politik. Përndryshe, sic thonë amerikanët, “we’re all fucked up”. Fundja, kjo është Shqipëria. Reagan-ët nuk kemi ku t’i gjejmë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari08/12/2021 18:39

Per komentuesin "alienet". Te qr ku ti kesh o kelysh komunisti.

alienet07/12/2021 22:35

SALI BERISHA I JUAJ JA KALON DHE ZOTIT TE MBINATYRSHEM,REGANIN NUK E KA NE LISTE, SHQIPERIA I NGJANE AMERIKES SIPAS JUSH HAHAHAH , JENI SHUME TE MJERE, PO BUK ME KOS PO HANI ME DUKET TE GJITHE. JENI BO SHUME TE VEGJEL.NUK GJEJE FJALE ME JU PERSHKRU E KENI NDA MENDJEN ME SHKAATERRU SHQIPERINE.
PO INVESTOHENI PER NJE NJERI QE I KA BERE TE GJITHA DETYRAT GABIM DHE E KA SJELLE SHQIPERINE NE DITET ME TE KEQIJA TE SAJE DUKE E VJEDHUR DUKE E VRARE. SHKONI DHE PIJANI DHE URINEN SE NDOSHTA JU VIJNE MENDE O TE SHKRETE, QOHUNI MOR TE MJERE DHE MERRJANI PASURINE DHE PASTAJ E SHIKONI SE KUSH ESHTE SALIU....HAHAHAH

MANI USA07/12/2021 21:14

SIÇ DIHEJ QË GJERMANET JANË POPULLKOMBI KRYSOR I EUROPES QENDRORE A,
SHQIPTARËT JANË, EDHE DO TË JENË POPULLKOMBI KRYSOR GADISHULLIT ILIRIK.
ISH PRESIDENTIN RONALLD REGAN VETËM NJË SAKRIFICË INDIVIDUALE QENDRIMIT
STATIK, DUKE LUAJTUR RROLIN SHEKULLOR RIBASHKIMIN E NDARJES GJERMANIVE
GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE; OU GJERMANINË PERENDIMORE DHE LINDORE!
KUR GJATË TAKIMIT SHEKULLOR, FUND SHEKULLOIT XIX NË BERLIN O, MU TEK MURI I NDARJES TË GJERMANIVE, PËRKUNDREJT KËSHILLIMIT TË PRESIDENCES NGA USA
QË MOS TË PËRMENDET AS MURI, AS BASHKIMI I DY GJERMNAIVE, GJATË TAKIMIT ME
ISH PRESIDENTIN BASHKIMIT SOVJETIK GORBAÇOV; ISH PRESIDENTI REGAN, BURR
SHETAS I NEVELIT BOTËROR, DHE SI STRATEG SHEKULLOR, ME QENDRIME SHUMË
TË GUXIMSHME; PËR LIRI E PAVARËSI TERË KOMBËTARE MBARË GLOBIN TOKËSOR
AI, IU DREJTUA ISH PRESIDENTIT BRSS GORBAÇOV: Z. GORBAÇOV, ÇKA ËSHTË O KY
MURI NDARËS I BERLINIT, QË NDANË NË DY PJESË POPULLKOMBIN GJERMANË NJË
NDËR POPULLKOMBIN KRYSOR NË TERË EUROPËN; JU LUTEMIM, RRENONI SA MË
SHPEJTË, SE KJO ËSHTË TURPI I EUROPES, DHE TURPI I TERË BOTES; OU, SI DHE
TURPI I IMI, DHE I YTI; SI PRESIDENTË TË DY SUPFIQIVE KRYSORE TERË BOTES!!"
POR, SALI BERISHA NUK KA AS DIJE, AS AFTËSI, AS PËRKRAHJE.. QË TË BEHEJ E TË
NGREHEJ PËR RIBASHKIMIN DHE RIATDHESIMIN TË MBARË TROJEVE SHQIPTARE;
AH NE, DO TË NA SHPETOJË, NËSE KEMI FATIN VETËM, QË TË RILIND EDHE NJË
SI ISH PRESIDENTI REGAN USA TË IA TERHEQË VREJTËN EDHE URDHËROJË MU
PRESIDENTIN RUS: HEJ TI Z. PREDIDENT, ÇKA JANË KËTO SHTATË A NENTË MURE
TË NDARJES EDHE PËRÇRAJES QË I KENI NDARË E PËRÇARË NË TË SHTATA OH
NË TË NENTA, TERË TROJET PELLAZGO ILIRO SHQIPTARINË; PO KY ËSHTË TURPI
I EUROPES, I BOTËS, DHE TERË DEMO(N)KRACISË BOTËRORE ANTI NJERËZORE!"
MANI USA

tirana07/12/2021 17:57

Nje material mjaft interesant prej nje gazetari qe pergjithesisht tenton me kurajo te rroke tema me karakter te theksuar ekonomiko - politik . Nderkohe sa i takon pyetjes se shtruar ne titullin e ketij shkrimi , une mendoj pozitivisht per disa arsye :
Se pari ndryshe nga presidenti Regan , dr. Berisha gjate 30 viteve ka qene dy here ne pushtet si president dhe Kryeminister dhe po kaq here edhe ne opozite si kryetar i saj . Kesisoj pervoja dhe experienca e tij e madhe eshte nje faktor plus per te qene si i ngjashem ( ne miniature ) me ish presidentin e famshem Ronald Regan .
Se dyti Shqiperia se bashku me Kosoven , sot eshte nje vend i hapur ndaj perendimit dhe per me teper edhe nje faktor i rendesishem pro-amerikan ne rajonin e europes jug - lindore e aq me teper edhe nje vend antar i NATO-s .
Se treti doktori ka nevoje edhe per nje media dhe gazetare te lire ne veprimtarine e tyre .

Shto koment

Denonco