Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Një përgjigje, gjyshit duhanpirës dhe shokut anti-vaksinë

Një përgjigje, gjyshit duhanpirës dhe shokut anti-vaksinë

Nga Erion Dasho - 06/12/2021

Prej dekadash vazhdon lufta kundër duhanpirjes, një prej dëmtuesve më të egër të shëndetit dhe shkaktare e miliona vdekjeve të parandalueshme çdo vit. Fillimisht, nuk ka qënë aspak e lehtë dhe një nga "argumentët" më të njohur ka qënë:  Gjyshi im pinte 2 paketa në ditë dhe jetoi 90 vjeç. Çfarë problemi ka duhani?

Këtë argument jemi duke e hasur çdo ditë e më tepër edhe midis anti-Vax-ëve: "Unë, vëllai, shoku, babai, etj. e kaluam vjet COVID-in pa asnjë problem! Unë njoh shumë më tepër njerëz që janë shëruar sesa që kanë vdekur nga COVID-i. Përse duhet të vaksinohemi të gjithë?!"

Përgjigjja për këta argumentë gjendet midis rreshtave të shkencës së shëndetit publik dhe të numrave të mëdhenj.

Gjithsecili prej nesh nëse sheh vetëm mjedisin e vet, e ka shumë të lehtë të nxjerrë përfundime të gabuara. Gjyshi duhanpirës mund të ketë qëlluar bartës i të quajturave "gjene të përjetësisë" të cilat u mundësojnë mushkërive të pastrojnë blozën dhe katranin e duhanit. Por nëse arrijmë të "shohim" një milion gjyshë duhanpirës dhe një milion jo-duhanpirës, do të kuptojmë se pothuajse vetëm duhanpirësit vdesin nga kanceri i mushkërive dhe laringut. Apo se duhanpirësit sëmuren disa herë më shumë nga sëmundjet e zemrës, vrasëset kryesore të shekullit tonë.

E njëjta gjë ndodh me COVID-in. 80% e personave e përjetojnë COVID-in si një virozë të zakonshme dhe 15% si një "grip të keq". 5% rrezikon spitalin dhe rreth 1% rrezikon jetën. Problemi është se asnjë metodë që kemi sot në dispozicion nuk arrin dot të parashikojë nëse një person është pjesë e 99%-it, apo e 1%-it.

Kur e sheh në nivel individi, 1% duket i papërfillshëm, por në nivel globi flasim për 80 milion njerëz! Në Shqipëri flasim për 30,000 njerëz. Të cilët do të vdesin nëse COVID-i lihet të qarkullojë i lirë.

Institucionet që mbrojnë shëndetin publik, nuk paguhen vetëm për të mbrojtur 2 milion e nëntëqind e shtatëdhjetë mijë shqiptarët që janë gjenetikisht të aftë ta përballojnë COVID-in, por edhe ata 30,000 që nuk janë.

Sot, konsensusi mbarëbotëror për të mbrojtur jetën e 1%-shit që rrezikohet nga COVID-i është vaksinimi. Nesër sigurisht do të ketë metoda të tjera.

Përparimet që bëhen çdo ditë në fushën e mjeksisë së personalizuar do të sjellin momentin kur me një analizë gjenetike dhe duke shfrytëzuar algoritmet e inteligjencës artificiale do të përcaktohet me siguri të lartë se cilët persona rrezikojnë më shumë dhe cilët më pak në raport me sëmundje të caktuara, përfshi edhe ato të tipit të COVID-it. Por kjo është pjesë e së ardhmes.

Sot për sot, kemi vetëm vaksinën që mbron prej COVID-it. Ta shfrytëzojmë...
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp06/12/2021 16:00

Z.Dasho, "ka një konsensus kombëtar për të mbrojtur jetën e 1% që rrezikohet nga COVID nëpërmjet vaksinimit". Por nuk ka asnjë konsensus as kombëtar dhe as global që ti detyrosh 99% të popullsisë që e kalojnë COVID si një grip të zakonshëm, apo si një grip të inatosur. Mbyllja e ekonomisë ishte një 'shans' i madh për rrënimin e buxhetit të shtetit, të biznesit dhe të individit në rang global. Por jo për emisarët dhe sahanlëpirsit e oligarkisë. Zhvatja me tendera, e me merr e ik, e mos ki frikë, nën pretekstin e emergjencës , duhet të hetohet. Oligarkia botërore nxiti panikun, përmbyti spitalet në vënd të mjekut të familjes dhe fokusimit te ajo pjesë e popullsisë në risk ,si të moshuarët dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Ka edhe një përpjekje të oligarkisë botërore për ta komanduar individin, se përgjithësisht ja ka dalë të komandoj shtetet. Ka edhe një luftë tregëtare për të vjelë fitimet nga vaksina që as është testuar për efektet anësore që jep dhe as siguron kënd, që pasi bën vaksinën 1% për 6 muaj e ka jetën të sigurt. Pandemia më e pakta, është plandemi. Edhe për të kontrolluar demokrafinë sipas rradakes dhe interesit të saj. Pasi futi në dorë tregëtinë botërore të duhanit, atë të drogës, të barnave , edhe kjo i kish ngelur.Për të fituar para.Për të komanduar individin dhe lirinë. Oligarkia botërore ,'inteleigjenca artificiale' si instrument i saj, mund të heq nga 'qarkullimi' edhe të drejtën e votës. Po edhe kështu mund të ndodh, nëse nuk do 'thyej kokën' së pari, në SHBA. " Makina' e sotme me shofer oligarkinë botërore, ka nevojë për remont kapital.

paqo cano06/12/2021 13:53

Si perhere i sakte i qarte e konçiz ne rekomandimet qe jep Dr.Dasho.

Labi06/12/2021 13:27

Të mbron kjo vaksinë ?
Është akoma eksperimentale
Si shpjegohet që pasi janë vaksinuar nga dy herë i ka zënë korona?
Edhe mjaft prej tyre kanë vdekur...
Apo të kanë paguar të flasësh kështu?

Shqiptari06/12/2021 11:51

O ERJON! O PLEHRE! O MUT-MUTI BYTHELEPIRES! VETEM DOKTOR NUK MUND TE JESH TI, O QELBESIRE! PSE NUK E NGRE SI PROBLEM TE MADH MOSPAJISJEN E PERSONAVE TE SHERUAR NGA COVID ME CERTIFIKATEN PERKATESE TE NJEVLERESHME ME CERTIFIKATAT E VAKSINIMIT?!!! MINISTRIA E SHENDETESISE DHE QEVERIA SHQIPTARE AKOMA NUK E ZBATON KETE RREGULL ASHTU SIC ESHTE NE GJERMANI DHE NE VENDE TE TJERA TE BE!!
PSE PERSONAT E SHERUAR NGA COVID DUHET TE VAKSINOHEN, KUR KA QINDRA DHE MIJERA RASTE VETEM NE SHQIPERI, KUR PERSONAT KANE VDEKUR PAS VAKSINIMIT ME DOZEN E DYTE APO TE TRETE???
KUSH ESHTE ME SHUME I RREZIKUAR PER JETEN NGA RIINFEKTIMI ME COVID-19, I VAKSINUARI QE NUK E KA KALUAR APO PERSONI I PAVAKSINUAR QE ESHTE SHERUAR NGA INFEKTIMI ME COVID???
PSE DUHET TE VAKSINOHET PERSONI QE ESHTE SHERUAR NA COVID?
A E KANE ARRITUR IMUNITETIN NGA COVID-19, PERSONAT QE E KANE KALUAR DHE JANE SHERUAR?

Koke gjyle06/12/2021 10:59

Problemi eshte se vaksinat nuk te mbrojne plotesisht dhe duhet ti besh cdo 6 muaj! Me kryesorja eshte se askush nuk merr persiper te sqaroje efektet afatshkurtra dhe afatgjata te vaksinave me ARN! Problemi tjeter eshte se berja e vaksines me detyrim bie ere, pasi nuk duket se ndonje qeveri do tja dije per jetet e humbura, por vetem per perqindjen e te vaksinuarve. Masat kovidiote e tregojne me se miri kete: Ora policore, grumbullimet e te vaksinuarve pa maska, mbajtja e maskes ne rruge dhe jo ne ambjentet e mbyllura si restorantet, baret etj. Nese je i vaksinuar, cfare po te prish pune ai qe nuk do te vaksinohet? Ti je i mbrojtur... Nese dikush e ka kaluar Covidin perse duhet te vaksinohet, ne studimet britanike mund te gjesh qe antitrupat kunder C19 qendrojne ne qarkullim minimumi dy vjet, por edhe me teper. Nese dikush e ka kaluar C19 me sukses, pa u vaksinuar, perse do te duhet te kete frike qe nje riinfektim do ti marre jeten, kur nderkohe i ka antitrupat. Po nejse merr ate kocken qe te japin dhe leh here pas here se dhe ti do te ushqehesh...

dule06/12/2021 09:58

ik o CAPACULI ,NA MERZITE DERR DERR,CDREQIN KE? SA JE PAGUAR?

Mere me long06/12/2021 09:33

Vaksina nuk te mbron nga kovidi o mashtrus dhe as parandalon shperndarjen.
"Varianti" i radhes po shperndahet ne vende ku prej muajsh nuk lejohet hyrja e te paksinuarve. Si hyri varianti virusit?
Sa persona po vdesin nga efektet anesore te vaksinave?
VAERS raporton numra te frikshem efektesh anesore dhe vdekjesh sdm ne grupmosha ku rreziku nga kovidi eshte i paperfillshem.
Pse FDA kerkon te mos publikoje te dhenat per vendimarrjen e miratimit te vaksinave per 55 vjet?
Si ka mundesi qe dicka e miratuar per 108 dite te mos publikohet per 55vjet?!
Dhe mos hidh tymnaje me duhanin po trego kimikatet te letra e duhanit meqe je dhe i shkences.

Shto koment

Denonco