28 nëntori 1944, Shqipëria-nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri!

28 nëntori 1944, Shqipëria-nga një pushtim i vjetër në një pushtim të ri!

Nga Sali Berisha - 29/11/2021

Data 28 nëntor 1944 mbahet si dita e çlirimit të Shqipërisë dhe siç dihet, edhe sot vazhdon debati mbi saktësinë e datës së çlirimit, nëse kjo ka ndodhur me datë 28, për ç’ka ekzistojnë të gjitha provat, apo me datë 29 nëntor, siç pretendon e majta shqiptare, datën e falsifikuar nga Enver Hoxha me urdhër te Beogradit madje edhe pasi festoi dy vitet e para këtë feste me datën 28 nëntor.

Rëndësia e këtij debati qëndron ne faktin se Enver Hoxha falsifikoi edhe këtë date, për ta njehsuar këtë feste jo me ditën e çlirimit por me festën kombëtare të Federatës se Jugosllavisë, me ditën e shpalljes së saj në Jajcë, më 29 nëntor të vitit 1943.

Pra ai falsifikoi datën e çlirimit ne mënyre qe pas bashkimit te Shqipërisë si republike e 7-te me Federatën e Jugosllavisë te festonin edhe shqiptaret me 29 nëntor se bashku me republikat e tjera, por natyrisht jo Jajcen se aty nuk kishin qene por Çlirimin e vendit.

Mirëpo mjerisht, ende sot e kësaj dite, jo pak shqiptarë dhe ne tërësi e majta shqiptare qe edhe sot vazhdon te kete si Meke Beogradin nuk janë ndalur ne një aspekt tjetër themelor te kësaj date, nuk jane ndalur në të vërtetën më të pamohueshme historike, se 28 nëntori i vitit 1944 shënoi jo vetem çlirimin nga një pushtim i huaj por dhe zëvendësimin e atij pushtimi me një pushtim te dyfishte, nje tjeter pushtim te huaj dhe një te brendshëm si kurrë ndonjëherë me pare.

Kjo mbasi ne fronin e pushtetit ne Tirane u ul një klike shqiptaro-serbe me projekt kryesor zhdukjen e shtetit te pavarur te shqiptareve.

Sot historiane dhe studiues vendas dhe te huaj me botimet e tyre serioze dhe te shumta te bazuara ne mijëra dokumente te arkivave te vendit, te atyre te aleateve te Luftes dhe vendeve te tjera kane rishkruar historinë ne dritën e te vërtetave historike te pamohueshme. Ata me veprat e tyre tejet te rëndësishme kane shkrire si rrezet e diellit brymen, malin e larte te falsifikimeve te historiografisë hoxhiste. Prandaj sot bazuar ne te vërtetat historike shkencore është koha për reflektim te thelle nga çdo shqiptar kudo qe jeton për historinë tone ne tërësi si dhe ne rastin konkret edhe rreth kesaj date.

Studimet, botimet themelore te ketij çerek shekulli te bazuara ne mijëra dokumente dhe raporte te kohës kane provuar ne mënyre shteruese se J.B.Tito dhe Partia Komuniste e Jugosllavisë për interesa te serbomadhise themeluan me dy qëllime kryesore me te dërguarit e tyre ne nëntor te vitit 1941 ne Tirane, Partine Komuniste te Shqipërisë.

Qëllimi i pare dhe me kryesor ishte krijimi i kalit te Trojës pra i një partie dhe lëvizje jugosllave ne Tirane te drejtuar dhe urdhëruar dhe përdorur prej tyre kunder çështje shqiptare. Qëllimi i dyte ishte qe ne zbatim te porosive te Kominternit pas sulmit nazist ndaj Bashkimit Sovjetik kjo force dhe kjo lëvizje shqiptaro serbe te mobilizonte shqiptaret ne lufte kundër pushtuesve.

Ne këtë kontekst komunistet serbo malazez shkruan programin e kësaj partie, pa ju referuar as dhe një here te vetme Kosovës dhe çështjes shqiptare, vunë ne krye te saj Miladin Popoviçin dhe emëruan rreth tij Enver Hoxhen dhe vasalet e tjerë.

Pra përfaqësuesit serbomalazez te Partise Komuniste te Jugosllavisë (PKJ)siç pohon dhe vet Tito themeluan udhëhoqën dhe urdhëruan Partine Komuniste te Shqipërisë (PKSH)dhe njësitë e saj partizane gjate gjithë luftës si parti dhe lëvizje jugosllave.

PKJ me kalin e saj te Trojës PKSH arriti me sukses te bllokoje bashkimin e shqiptareve ne Shqipëri dhe bashkimin e kombit shqiptar ne tërësi ne luftën kundër pushtuesve.

Ata me ndihmën direkte te PKSH dhe Enver Hoxhës dhe shqiptarëve me origjine nga Kosova si Fadil Hoxha etj qe u derguan aty me mision, arriten te vendosin Kosoven nen varesine e PKJ pavarësisht se Mbretëria e sllaveve te jugut as dhe federata e tyre nuk ekzistonin.

Tito dhe PKJ nëpërmjet lëvizjes se tyre jugosllave qe themeluan ne Tirane realizuan sa me sipër duke përjashtuar tërësisht çështjen kombëtare nga programi i PKSH.

Po kështu ata imponuan anulimin e menjëhershëm te Marrëveshjes se Mukjes, injorimin dhe asgjësimin e Marrëveshjes se Bujanit dhe urdhëruan dërgimin e brigadave dhe divizioneve partizane te Shqipërisë ne Kosove ne pretekstin e çlirimit nga gjermanet por ne fakt si pararoje e pushtimit te saj nga divizionet serbo malazeze dhe vendosjes te saj ne administrim ushtarak nga Tito.

Krahas këtyre historianet dhe studiuesit kane faktuar me dokumente te pakundërshtueshme se: udhëheqësit jugosllave dhe vegla e tyre Enver Hoxha pas shtatorit 1943 luftën e shqiptareve kundër pushtuesve e degraduan ne një lufte kryesisht vëllavrasje civile dhe se PKSH siç pranon unanimisht vet Enver Hoxha dhe udhëheqja e tjetër e kësaj partie ne plenumin e dyte te Beratit zbatoi gjate luftës një vije politike terroriste, pra veproi si një organizate terroriste duke kryer ne dhjetëra e qindra raste akte te mirëfillta terroriste.

Studimet e dekadave te fundit te bazuara ne dokumente te panumërta kane provuar se serbet dhe Enver Hoxha dhe vasalet e tyre te tjerë shqiptare ne krye te ushtrisë partizane te Shqipërisë kryen gjate luftës kundër pushtuesve, gjenocid dhe krime te renda kundër njerëzimit ndaj shqiptareve.

Kjo klike terroriste dhunoi ne qindra e qindra raste konventat ndërkombëtare te Gjenevës, Hagës, për mbrojtjen e popullatës civile, robërve te luftës, te sëmurëve dhe te plagosurve te luftës etj, etj.

E vërteta te detyron prandaj sot është ne interes te çdo shqiptari, te raportit te tij me te vërtetën historike te kombit te shtrojë pyetjen: A u çliruam vërtet ne shqiptarët, me datë 28 nëntor 1944?

Ne përpjekjen për një përgjigje objektive te kësaj pyetje do të gjejmë se e vërteta e çlirimit tonë dhe këtu nuk e kam fjalën për datën 28 apo 29 por për çlirimin si te tille është një medalje me dy faqe.

Në njërën anë, është e vërtetë se, në raport me pushtimin gjerman, ne u çliruam mbasi gjermanet ne humbje e sipër te luftës u tërhoqën nga Shqipëria dhe ne dolëm nga Lufta e Dytë Botërore si të renditur në anën e aleatëve fitimtar.

Po këtë ditë, Enver Hoxha u instalua në Tiranë me qeverinë e tij si fitimtar dhe mbajti fjalimin e gjatë të fitores. Për këtë akt historik, flijuan jetën dhe rininë e tyre, gjate luftës mijëra djem dhe vajza, burra e gra të kombit tonë dhe, dhjetëra mijëra të tjerë luftuan me guxim, vendosmëri pushtuesit nazifashistë dhe renditën kështu Shqipërinë, në anën e drejte te historisë. Nderimi për ata qe flijuan jetën për idealet e lirisë do mbetet i përjetshëm. Gjaku dhe sakrifica e tyre qëndron ne themel te lirisë tone kombëtare.

Sikundër i tille do mbetet nderimi edhe për te gjitha ata qe luftuan kundër pushtuesve për lirinë kombëtare dhe nuk u suallen gjate luftës si kaine ndaj vëllezërve te tyre, nuk kryen akte terroriste, gjenocide dhe krime kundër njerëzimit. Ndërsa këta te fundit për krimet e tyre kane përfunduar aty ku dhe e kane vendin si xhelat te popullit tyre, ne koshin e plehrave te historisë.

Dua te shtoj këtu se këto te vërtetë historike nuk mund të mohohen, pavarësisht nga manipulimet dhe falsifikimet monstruoze te luftes nga historianët hoxhistë, si: rritja me disa herë i numrit të të rënëve, shpikja e betejave edhe të paqena, stërfyrja e humbjeve të shkaktuara armikut etj etj.

Keto te verteta per luften partizane nuk mund te mohohet as nga genocidi dhe krimet kunder njerezimit qe udheheqja komuniste shqiptaro sllave kreu gjate luftes dhe per te cilat meriton çdo denim, madje nuk mund te mohohen as dhe nga karakteri vellavrases dhe civil qe dominoi kete lufte pasi Enver Hoxha dhe klika e tij per qellime te pushtetit personal dhe i urdheruar nga padronet e tij serb i dhane asaj pas shkelmimit nga ai te Marreveshjes historike te Mukjes ne shtator te vitit 1943.

Ne idene e saj lufta kunder pushtuesve ishte nje lufte e drejte.

Aleatet angloamerikane kishin njohur, vleresuar dhe mbeshtetur financuar dhe furnizuar me arme uniforma,ushqime,specialist ushtrine partizane.Qeverite e tyre kishin pershendetur qe ne fillim luften e shqiptarve kunder pushtuesve.

Ne menyre te pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njesite me te organizuara dhe me numerike ne teatrin e luftes ne Shqiperi dhe kjo jo per shkak te mbeshtetjes se tyre te gjere ne popull.Por para se gjithash per shkak te dobsive te pamohueshme te nacionalisteve shqiptar.

Eshte i drejte dhe plotesisht i justifikuar dhe mendoj une i detyrueshem denimi me ashpersi i te gjitha qendrimeve cnjerezore antikombetare i klikes serboshqiptare qe udhehoqi luften parizane. Por eshte tejet i gabuar mohimi i luftes, i gjakut te derdhur dhe sakrifcave te medha qe partizanet bene per liri.

Nuk duhet te harrojme asnjehere se renditja ne anen e drejte te luftes se dyte boterore pati nje rendesi te vecante per Shqiperine.Kjo jo vetem per dinjitetin kombetare te shqiptareve por edhe per faktin se megjthe mbeshtetjen qe aleatet i kishin dhene luftes se popullit shqiptar kunder pushtueseve, ata qe ne krye te heres kishin lene te hapur dhe ketu me sa duket nen ndikimin e Greqise ceshtjen e percaktimit kufijve te Shqiperise.

Sipas tyre kufijte e Shqiperise do te caktoheshin pas luftes ne konferencen e Paqes.Ketu qendron me shume se ne çdo drejtim tjeter dhe rendesia e pamohueshme e renditjes se Shqiperise ne anen e aleatve.Mbasi renditja ne anen e kundert edhe mund te shoqerohej me ndeshkime te renda si pale e humbur.Por çeshtja e vendosjes se se kufijve te Shqiperise ne Konferencen e Paqes mbartete ne vehete mundesine e bashkimit e Kosoves dhe te trojeve tjera shqiptare me Shqiperine natyrisht kjo ne rastse shqiptaret do luftonin te bashkuar kunder pushtuesve nazifashist siç vendosen edhe me ndermjetesimin e aleateve britanik ne Mukje.

-Por ana tjetër, ana e zezë e medaljes se dates se 28 nentorit 1944 pra dates se çlirimit eshte se kjo datë ne te vertet nuk do të shenonte çlirimin e vërtetë të shqiptareve dhe Shqipërisë, por vetem do të shenonte apo sillte zëvendësimin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin serb,jugosllave shumë herë më të rrezikshëm për vet ekzistencën e kombit shqiptar si dhe vendosjen diktaturës 46 vjeçare më të egër, me moniste, si pushtimi i brendshem më barbar, që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre.

Keshtu qe kjo dite e nentorit te vitit 1944 ne vend qe te ishte dita e mrekullise kombetare dhe viti 1944 te ishte annus mirabilis eshte dita e vendosjes se nje pushtimi te zi dhe nje annus horribilis per shqiptaret.

Ketu me poshte do te ndalem shkurtimisht ne vendosjen e pushtimit serb,jugosllav pas 28 nentorit te vitit 1944 ne Shqiperi.

Zevendesimi i pushtimeve ndodhi sepse, në Tiranë, në pushtet do të vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udhëhequr nga serbët e PKJ dhe Tito, dhe vegla e tyre Enver Hoxha, të cilët pasi shitën Kosovën, kishin vendosur dhe punonin së bashku me Beogradin për projektin ogurzi e antikombetare,aneksimin e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Jugosllavisë. Pra, më 28 nëntor të vitit 1944, shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, duke brohoritur për një klikë terroriste jugosllavo-shqiptare që u instalua në pushtet në Tiranë dhe hyre në një pushtim të ri të dyfishtë, pushtimin jugosllav dhe pushtimin komunist.

At Zef Pëllumbi, dëshmitar i çlirimit të Shkodrës, shkruan ne kryevepren e tij Rrno vetem me tregue se: me daten 29 nentor Shkrodra u gdhi e mbushur me flamuj jugosllavë dhe se në këmbanoren e Katedrales së qytetit, flamuri shqiptar pa yll u zëvendësua nga një partisan me flamurin jugosllav.

Pra ne qytetin e perjtshem te shqiptareve valvitej flamuri i pushtuesve te rij si deshmi tragjike e zevendesimit te pushtueseve.

Flamuri i pushtuesit qe iku u zevendesua jo me flamurin kombetar por me flamurin e pushtuesit te ri. Keshtu, me 28 nentor te vitit 1994 shqiptaret festuan çlirimin, lirine te mashtruar si kurre me pare ne historine e tyre dhe duke mos e kuptuar ndofta shumica e tyre se pikerisht kete date ata hyne ne nje pushtim te ri.

Me sakte ata brohoriten ate dite nje klike shqiptaro jugosllave me ne krye Enver Hoxhen qe u instalua ne pushtet me projektin makaber te asgjesimit te lirise se tyre kombetare, pavaresise se Shqiperise dhe aneksimin e saj si republike e 7 te ne federaten e sllaveve te jugut te dominuar nga serbet armiqte shekullor te kombit shqiptar.

Pas kesaj dite pra 28 nentorit 1944 instalimit ne Tirane te klikes shqiptaro serbe te Enver Hoxhes, vendosjes se veriut te Shqiperise dhe me pas edhe Kosoves nga Tito ne pushtim dhe administrim ushtarak, genocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Shqipëri dhe në Kosovë, do të mirrnin dhjetra mijëra jetë të pafajshme ose do të largonin nga vendi mbi qindra, mijëra shqiptarë. Me këtë dhunë dhe terror të egër ndaj shqiptarëve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtrite e tyre partizane do të vazhdonin të ecnin me vendosmëri në zbatimin e doktrinës së Çubrilloviçit në Kosovë, por ne nje fare menyre dhe ne veriun e Shqiperise dhe manu militari do te zhduknin çdo pengese në rrugën e rianeksimit të plotë të Kosoves si krahinë e Republikës së Serbisë, si dhe per asgjësimin e pavarësisë se Shqiperise dhe bashkimiin e e kesaj te fundit me Federatën e Sllavëve të Jugut, si Republikë e shtatë e saj.

Aneksimi i Shqipërisë nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedisë së madhe shqiptare që Josif Broz Tito dhe PKSH dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptarëve. Ky akt, vinte si kurorëzim i instalimit te kalit te trojes ne Tirane,injorimit total gjatë luftës nga Enver Hoxha, të çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, vendosjes se tyre ne vartesi te PKJ dhe mbështetjes së plotë të pushtimit serb të ketyre trojeve shqiptare. Aneksimi i Shqipërisë si Republikë e 7-të e ish- Jugosllavisë, ishte një projekt i Titos dhe udhëheqjes jugosllave, që në vitet e luftës. Me përfshirjen e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Federatës Jugosllave, përveç ëndrrës së vjetër të Serbisë, daljes së saj në Durrës, sipas tyre do të mirrte një zgjidhje përfundimtare edhe problemi i shqiptarëve të Kosovës ne kuadrin Fedeates se Jugosllavise.

Madje, duket se për këtë projekt, ata kishin bindur edhe vetë Stalinin, i cili në takimin me Titon dhe delegacionin e tij në Moskë, i kishte porositur qe te "gllabronin Shqipërinë”.Në të vërtetë, në dokumentin e AVNOJ-it, në nëntor 1943, udhëheqja komuniste jugosllave, nuk ftoi fare perfaqesuesit e Kosoves dhe ne kundershtim me ate qe kishte premtuar,Kosoven e la si krahine te Serbise. Ne kete konference Tito shpalli ne leter Republiken Federative te Jugosllaves dhe njësitë apo republiklat e saja.Ai ne kete dokument kishte lenë të hapur mundësinë e pranimit në federatë të republikave të tjera, natyrisht pa cituar nominalisht Shqipërinë por duke vetkuptuar, para së gjithash, atë.

 Keshtu qe pas dates 28 nentor 1944 jo rastesisht por ne funksion te zbatimt te projektit te aneksimit të Shqipërisë nga federata e Titos , në zyrat e pushtetit të ri në Tiranë, në të gjitha nivelet e tij ne parti,qeveri , ushtri, polici, sigurim, arsim, tregti, ndërtim, miniera, etj., etj., do të vërshonin mijra këshilltarët jugosllavë, vendim-marrësit e vërtetë të vendit.Jugosllavizimi me shpejtesi dhe ne çdo qelize i shtetit dhe shoqerise shqiptare ishte misioni i tyre me kryesore.Madje, autoritetet jugosllave me lejen e Hoxhës, do të instalonin në Shkodër, legalisht një seksion të shërbimit te tyre famezi OZNA, që vepronte e ushtronte terror njelloj si ne Kosove,i pavarur dhe me autoritet të plotë mbi qytetarët shqiptarë në mbarë veriun e vendit. Ky seksion i OZNA-s, në mënyrë të pavarur nga autoritetet shqiptare, ndalonte, arrestonte, rrëmbente për në ish- Jugosllavi, madje edhe pushkatonte brenda territorit të Shqipërisë, qindra dhe qindra shqiptarë, të cilët ky sherbim i konsideronte anti-jugosllavë.Në bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e Titos dhe me zell dhe entuziazëm të veçantë, udhëheqja komuniste e Shqipërisë, do të përfundonte dhe do të firmoste me shpejtësi të rrufeshme, që në muajin dhjetor të vitit 1944, Traktatin e Bashkëpunimit dhe Ndihmës së dyanshme midis Tiranës dhe Beogradit, si paradhome ligjore e bashkimit midis dy vendeve.Traktatin rrufeshem e firmosi vetë Marshalli Tito.

Të dy qeveritë, po në procesin e bashkimit të plotë të të dy vendeve, firmosën një seri marrëveshjesh të tjera për bashkimin ekonomik, doganor, monetar. Krejt ndryshe nga sa paraqitej më vonë nga historianët hoxhistë, E. Hoxha, firmosi dhe pranoi që të dislokoheshin në Shqipëri divizione të ushtrisë Jugosllave, dhe pas kësaj, ai i propozon Titos, bashkimin e ushtrive me një Komandë dhe Shtatmadhëri të përbashkët, pra unifikimin e komandës ushtarake të të dy ushtrive

Në sistemin arsimor të vendit, në të gjitha nivelet, serbishtja do të bëhej gjuha e detyruar. Të gjitha shkollat, klasat dhe oborret e tyre, buçisnin nga këngët dhe brohoritjet për Marrshallin Tito. Muzika, folklori, prodhimet e tjera artistike jugosllave, do të mbushnin boshllëkun e krijuar me ndalimin e veprave letrare artistike të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë, që nuk kishin mbështetur apo kishin kundërshtuar vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri. Enver Hoxha do të mbante fjalime ne Kuç e gjetiu kundër Fishtës, do të krahasonte gjeniun e epikës së letrave tona me Vladan Gjeorgjeviçin, ish-kryeministrin serb në vitin 1913, që kishte kryer masakrat më të mëdha ndaj shqiptarëve dhe ishte shprehur se “shqiptarët, janë njerëz primitivë”.

Ekonomia shqiptare u vendos e tëra në duart dhe kontrollin e dhjetra e qindra ndërmarrjeve jugosllave, që u krijuan me shpejtësi në Shqipëri. Të gjitha shkëmbimet tregtare bëheshin pothuaj ekskluzivisht me Beogradin. Vetëm në këto shkëmbime, midis të tjerash, Beogradi grabiste nga Shqipëria sasinë kolosale te mbi 200 tonelata flori, dhe mijra tonelata mallra te tjera të cilat pushtetarët komunistë ua konfiskuan, me gjak e hekur, tregtarëve, sipërmarrësve, qytetarëve shqiptarë dhe morën nga Jugosllavia si kundër vlerë punishte, vagona, hekurishte të pa vlerë. Për Enver Hoxhën dhe suiten e tij serbofile antishqiptare , zhdukja nga harta e Shqipërisë së pavarur, bashkimi i saj me Federatën e Jugosllavisë si Republikë e 7-të e e saj , ishte e ardhmja më e mirë, më e sigurt e kombit shqiptar.

Në kontekstin e aneksimit të Shqipërisë, asgjësimit të pavarësisë së saj, në mbledhjen e Byrosë Politike, të dt. 8 Janar 1945, Enver Hoxha si promotor kryesor i bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë, propozon “bashkimin e PKSH me PKJ, mbi baza federative, me Sekretar të Përgjithshëm te PKSH Mareshallin Titon, si kusht i domosdoshëm i bashkimit të Shqipëisë me Federatën Jugosllave.Vendosmërinë e tij për zhdukjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimin e saj si republikë e 7-të me Federatën Jugosllave, Enver Hoxha, do ta dëshmonte edhe nëpërmjet një letre drejtuar Josif Broz Titos, lidhur me bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë.

Në këtë letër, ndër të tjera, Enver Hoxha shkruan: “nga shoku Savo, na është sygjeruar ..... një hap tjetër përpara në lidhje me formimin e shteteve tona, d.m.th., në rast se shkohet sa më shpejt në bashkimin e dy popujve tanë”, dhe se: “ky bashkim, s’ka asgjë formale por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë. Ne duhet të punojmë konkretisht për federatën dhe për këtë gjë, në vendin tonë punohet me të gjitha format”, dhe vazhdon “por çështja që ne duhet të marrim iniciativën e parë për të kërkuar këtë gjë, sikundër na është sygjeruar nga shokët jugosllavë që përmenda më lartë” dhe lidhur me kete çeshtje Hoxha vazhdon “ne kemi nevojë të na thuhet nga ju, nëse ka ardhur momenti kur neve duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit dhe të mbërrimë në konkluzione”, dhe së fundi “ne kemi bindjen se, sikundër Komiteti Central i Jugosllavisë do të na sqarojë dhe do të na këshillojë hapat dhe shoqërisht mbi këtë çështje të rëndësishme për të dy vendet tona”.

Po në këtë linjë është edhe deklarata e Titos, dhënë agjensisë AP, në vitin 1946, se, “Kosova dhe territoret e tjera shqiptare do t’i aneksohen Shqipërisë”. Kjo deklaratë, është bërë vetëm e vetëm me projektin e “gllabërimit të Shqipërisë etnike” pra, Shqipërisë, Kosovës dhe territoreve të tjera shqiptare, si dhe shndërrimin e tyre në Republikën e shtatë të Jugosllavisë.

Ky projekt ogurzi, në të cilin ora e kombit shqiptar kishte ndaluar edhe ecte me orën e Beogradit, që po shkonte i sigurt dhe pandalshëm drejt realizimit të tij, do të dështonte vetëm për shkak të keqësimit dhe prishjes së shpejtë të marrëdhënieve midis Stalinit dhe Titos, prishje kjo që nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë apo marrëdhëniet shqiptaro- jugosllave, por që sigurisht, tashti Stalini nuk do të pranonte aneksimin nga armiku i tij Tito, të Shqipërisë.

Keto te dhena deshmojne ne menyre te pakundershtueshme se ajo qe quhet date çlirimi dhe qe e majta shqiptare ne teresi qe nga Enver Hoxha gjer te neobllokmenet e sotem e mbajne per arsye te mirefillta ideologjike si kryefesten e tyre, e festojne gjithnje me shume se çdo feste tjeter eshte njekohesisht per kombin shqiptar nje dite me hipoteke te zeze, madje me te zezen ne kalendarin e shtetit shqiptar.

Kjo dite shenon largimin, terheqjen e gjermanit te fundit nga Shqipria dhe vendosjen e pushtimit te ri dhe te plote te shqiptareve nga serbet armiqte e tyre shekullor.Shqiptaret dhe serbet ne shekuj ishin perballur me dhjetra e dhjetra here.Nga mesi i viteve 1800 e ketej serbet i kishin fituar ne teresi te gjitha luftrat kunder shqiptareve, kishin dale ne Durres dhe pushtuar shumicen e territoreve te tona, kishin kryer genocide dhe masakrat me te tmerreshme ndaj nesh.

Por ne te gjitha keto luftra serbet kishin patur ndihmen politike, ushtarake, financiare te perendorive me te medha te kohes perveç Austro Hungarise. Kurse fitoren e tyre me te madhe ndaj kombit shqiptar,fitoren e 28 nentorit te vitit 1994 serbet e arriten jo me mbeshtetjen dhe nderhyrjen direkte ne anen e tyre te fuqive te medha por e realizuan nepermjet shqiptarve, levizjes jugosllave qe themeluan dhe udhehoqen ne Shqiperi dhe Kosove me Enver Hoxhen dhe veglat e tyre. Tragjike eshte se sot pas 76 vitesh e majta shqiptare ne Shqiperi me ne krye argatin e beogradit Edi Ramen megjithese ish pushtuesit e asaj kohe jane miqte dhe partneret tane strategjik mban si kryefeste te saj diten e largimit te gjermanit te fundit nga Shqiperia dhe diten pare te pushtimit serb dhe kjo vetem si trashiegimi te eterve barbare, mizore e tradhtar.

Tragjike se sot pas 7 dekadash Edvin Kristaq Rama deklaron para shqiptareve se ai ka mik dhe eshte krenar me miqesine me presidentin serbomadh Aleksander Vuçiç qe vetem tre vjet me pare gjate vizites ne Veriun e Kosoves si ish Geobelsi i Millosheviçit do te betohej se Serbia do te behet me e madhe, vetkuptohet pra duke marre dhe spastruar territore tjera te Kosoves.

Tragjike eshte se sot pas dy dekadave te çlirimit te Kosoves argati i Beogradit ne Tirane njelloj si dikur Enver Hoxha, Miladinet Dushanet, Fadil Hoxhet mbane ne duar dhe tund flamurin e zi te Serbise se Madhe. Ne projektin e ndarjes dhe coptimit te Kosoves, Edvin Kristaq Rama ne akt tradhtie te hapur kombetare ka lidhur Shqiperine ne Aleance Trilaterale Beograd-Shkup-Tirane dhe vendosur Kosoven ne daren e klikave armiqesore serbo-shqiptaro-maqedonose ne nismen Ballkani i hapur e cila i kundervihet haptas nismes se Berlinit.

Ne kete shkrim une u ndala vetem ne njerin aspekt tragjik qe mbarte ne vehte ajo qe festohet si dite çlirimi dhe jo ne aspektin e saj me katastrofal si dite e pare e vendosjes se diktatures me barabare te te gjitha kohrave ne Shqiperi, diktatures hoxhiste. sb

PS: Ky artikull ribotohet me ndryshime për shkak të aktualitetit

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp29/11/2021 15:33

Fitoret serbe mbi shqiptarët mbështeteshin siç theksoni Ju, në ndihmën e gjithanshme të perandorive të kohës. Ajo që mund të hajë diskutim, është se nëse Austro- Hungaria ishte në. krahun e shqiptarëve. Rivaliteti i ashpër Italo-Austriak ,por edhe po të kthehemi pas, e vendoste Shqipërinë në pozitat e presë. Shqipëria për shkak të pozitës gjeografike si kryqëzim rrugësh dhe si penges e perandorisë Austro--hungareze por edhe Italiane për depërtim në lindje, nuk kish si të ishte 'bija e saj në shpirt'. Më që shqiptarët ishin 'birë në shpirt' të perandorisë osmane, rreziku perëndimit i vinte nga osmanët dhe rruga e kalimit kalonte këndej. Perandoria e dyfishtë A-H e kishte 'grurë' me sllavët dhe paradoksalisht nga miqtë e tyre sllavë u shpërbë. Meqë jemi te festa e pamvarësisë 28 Nëndori i 1912, duke e përkujtuar ,nuk bëj besoj 'sakrilegj' të nënvizoj se Ismail Qemali para se të shpallte pamvarësinë, kaloi nga Austria, begenisi Italinë, ndërsa nuk kish nevojë ti bënte 'selam' Greqisë, se ashtu sikurse miqtë e tyre të përbashkët xhonturqit, gjithçka ish mbyllur. Fuqitë mëdha garante të pamvarësisë ishin fuqitë e mëdha europiane. Në 1913 fuqitë europiane e njohën Shqipërinë si të pamvarur pasi i morë firmën edhe 'pleqësisë së Durrësit' dmth Essat Pash Toptani-t. Pyetja që mund të shtrohet sot është: po sikur Ismail Qemali dmth 'pleqësia e Vlorës' dhe Essat Pash Toptani dmth pleqësia e Durrësit mos ta kishin nënëshkruar aktin e pamvarësisë dhe ti kishim rrëmbyer armët , a do guxonin fuqitë e mëdha europiane, ta linin gjysmën e trojeve të banuar nga shqiptarët etnik prej mijravjeçarësh, si llokma për serbët,grekët,italianët, bullgarët etj?. Po a mund të justifikohet sot ngelja e Shqipërisë jashtë dyerve të BE për fajin e Shqiptarëve?. Llogjikisht i bije që ose kasta politike e ka sabotuar integrimin për interesat e saja ,ose fuqitë e mëdha europiane, përcaktuse në vitin 1913 po sillen si dikur . Atëhere flitej për troje, sot flitet për troje, interesa tregëtare dhe konçensione."Në këmbim po jua japim një 'konçension". "Fuqinë më të kualifikuar e të shkolluar,40-50 vjeçarët na i sillni këtej të kontribuojnë për Ne". Largimi i amerikanëve të Uillson, Klinton,Trump, Bajden nga Shqipëria dhe rajoni, është një ëndërr që e shohin të korruptuarët.duke j'ua faturuar amerikanëve dështimet tona spektakolare. Mesa duket kjo bëhet edhe me yshtjen e fuqive të sotme europiane. Nuk ka dhe nuk mund të ketë rikonfigurim politik në Ballkan jashtë dhe pamvarësisht SHBA.Ata janë garantorët tanë. Europa 'kurva e motit' kur nuk kishit dhe nuk keni bythë, mos u merrni me çështjen shqiptare.

Shto koment

Denonco