Lul, ndërro bravën e rrenave...

Lul, ndërro bravën e rrenave...

Nga Agim Xhafka - 26/11/2021

Mbrëmë në “OPEN” nga Lulëzim Basha dëgjova aq rrena sa pandeha se e kishin të ftuar special të 1 prillit. Por deformimi i turpshëm se Berisha i paska thënë, nuk pyes për PD e për demokratët para vetes sime, ma transformoi atë emision si te dekori i atij lokali ku një gjuetar, me çiften në krah e kafen para u thoshte miqve rrotull:

-E, ja kështu. Te guva më doli ariu. E kisha dy metër pranë. Nuk kisha nevojë të merrja nishan se qe ngjitur me mua. E shkrepa çiften dhe ariu u rrëzua me zhurmë. Gjithë ai trup rrinte para meje tani me këmbët lart...

Atë çast i ra celulari. Pasi foli dy sekonda u tha të pranishmëve:

-E ku e lashë?

-Te këmbët lart,-e kujtuan ata.

-Po, sa ngriti këmbët lart unë s’kisha rrugë tjetër, i futa një seks të fortë. Edhe sot e kujtoj atë femër aq të bukur e të kolme.

Kështu dhe Basha. Foli ndryshe dje, ndryshe flet sot, me siguri ndryshe nesër.

Berisha, o i mjerë, deklaroi botërisht se nuk vendos asgjë para dinjitetit të tij dhe të familjes, por ky “gjuetari” mashtrues e transformon siç ia do mideja e ditës.

O Lul, mos ndërro bravën e derës në Fier se kot e ke. Ndërro bravën e rrenave të tua. Se kaq shumë ke thënë sa nuk do çuditet kush kur shumë shpejt të marrësh,ama me meritë të plotë, Medaljen “1-PRILLI”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kasemi26/11/2021 17:20

E vertete fiks ashtu sic thote Z. Agim eshte shprehur Berisha.
Eshte e drejta e cilitdo te mbroje dinjitetin e tij dhe te familjes se tij para gjithckaje.
Por ka dhe rruge te tjera per ta mbrojtur dinjitetin.
Do i sugjeroja Z. Agim te lexonte nje shkrim te sotem te gazeta tema te Z. Blendi Kajsiu.

Kasemi26/11/2021 17:16

E vertete fiks ashtu ka thene Berisha.
Dhe sigurisht eshte e drejta e cilitdo ta thote e ta mbroje dinjitetin e vet.
Por ka dhe rruge te tjera, p.sh. Z. Gim ju sugjeroj te lexoni sot te tema shkrimin e sakte te Blendi Kajsiut.

Shqiptari26/11/2021 14:27

O Gime mua me duket e kunderta,Lyli ka ngritur kembet perpjete dhe Ramuti ja ngul forte ,jo kete here por eshte nja tre a kater here te tjera me perpara qe ja kallur, ky thote fitova hajde besoje po deshe.

Shto koment

Denonco