Jetojmë nga një tragjedi në tjetrën!

Jetojmë nga një tragjedi në tjetrën!

Nga Kim Mehmeti - 23/11/2021

Kështu e ka kjo jetë: arrin një mëngjes kur në vend të buzëqeshjes së pritur me mall, të vjen lajmi rrëqethës se kurrë më nuk do i kesh pranë vetes ata që i japin kuptim jetës tënde.

Dhe askush nuk mund ta parashikojë se kur jemi nisur drejtë fatkeqësisë dhe sa pranë e kemi atë, siç nuk mundet askush ta përcaktojë sasinë e dhembjes që na takon e të cilën mund të na e sjellë një çast i vetëm, por të gjithë e dimë se e tërë dhembja e kësaj bote u takon njerëzve dhe se, ata duhet ta bartin atë.

E ky mëngjes dhe kjo ditë, shenjë të vetë kanë dhembjen e pikëllimin rrëqethës që na takon të gjithë neve që frymojmë në këto hapësira, e ku thuajse u mësuam të jetojmë nga një tragjedi në tjetrën dhe ku, na ndodh shumë shpesh, që të na bashkojë dhembja, e jo gëzimi, ku ka kush të na shprehë ngushëllime e të shpallë ditë zie, por jo edhe të na shpjegojnë sa duhet si dhe pse ndodhin përplasjet e autobusëve dhe kallja e spitaleve?!

Po pra, kështu e ka kjo jetë: ka mëngjese dhe ditë kur nuk din çka t’i thuash dhembjes që të ka pushtuar, kur duhet të flasësh me ndjesi e jo me fjalë, kur çdo gjë në ty i dorëzohet pikëllimit dhe t’i e pëshpëritë  vetëm një fjali – më përqafoni në dhembjen tuaj të gjithë ju që nuk do mund t’i përqafoni kurrë më ata që sot i prisnit të ju kthehen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

MANI USA23/11/2021 22:19

HEU, NGA NJË TRAGJEDIE NË TJETRËN! EU, MËSA ZIJË PRAGJEGRIE ZËR T'VJETRËN!
ËH, ÇDO POPULL QË NUK MËSOJË NGA HISTORIA; O, DO TA PËSOJË NGA KRIZOMRIA!.
KEMI TRAGJEDI PËRSONALE, TREGJEDI FAMILJARE DHE TRAGJEDI MË TË MADHE OH,
MBARË KOMBËTARE,EDHE TRAGJEDI MORE, MBARË NDËRKOMBËTARE!!.
NE, POPULL KOMBIN MBARË SHQIPTARË, Q'PO NA PRESERITËN VARG DHE VARG AH,
TRAGJEDITË MBARË KOMBËTARE, MBARË SHQIPTARE! AS, NUK PO MBLEDHIM MEND,
HEJ, NUK PO MBLEDHIM MEND?! PORSI O HOERRZI; QË SHPIRTI I SHQIP SHQIPES OR
MBARË SHQIPTARE; SI DHE HIRTI I SHKRIP SHKRIPES FARË SHKRIPZARE; OU HEEEJ,
MË LEGJENDARE, DUKE U RRITUR, DUKE U NGRITUR, DUKE U SHNDRITUR, OU MORE,
NGA SHTATË GJËR NË NENTË PALË BREZE QIELLI; NGA SHTATË GJËR NENTË VALË OJ
RREZE DIELLI; NGA SHTATË GJËR NENTË PALË GJENË TOKË; HEJ, NGA SHTATË GJËR
NENTË OJ, NENË LOKË!.. PO KJO ËSHTË THIRRJA E NËNËS LOKËS, POSI EDHE GJENË TOKËS: PËR RIBASHKIMIN, RITRASHËGIMIN, RIATDHESIMIN, ANËMBANË GJENËS HEJ,
DHE TË NËNËS SHQIP SHQIPE TË MBARË SHQIPTARISË ORE, QË NA SHKRIP SHKRIPE
KE FARË SHKRIPKAVRRISË; TERË SHTATË ORE TË NENTË COPAT; ZERË FATË O MORE
TË RENDË TOPAT, RROPAT; NGA KUMTI, I LUMTI, MBARË KONITENTE, FARË TRONDITË
RENDE; PËR RIBASHKIMIN DHE RIATDHESIMIN, NGA RIZGJIMI MËSA RIHIMNI OU ORE,
KRYELEGJENDA, HYEREGJENDA; MBARË KOMBËTARE SHQIPTARE: PELLAZGO ILIRO
MBARË SHQIPTARIA, ËH ORE, VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHKRIPKAVRRIA!! MANI USA

Shto koment

Denonco